Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zyrtarët e administratës Biden nisën punën për hartimin e udhëzimeve këtë verë. Sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës, dokumenti u hartua në formën e një udhëzimi, që mund të ndihmojë administratën e ardhshme të ndërtojë që nga dita e parë e punës, qasjen e saj mbi mënyrën se si do t’i trajtojë marrëdhëniet e vështira me vendet kundërshtarët dhe konkurrentët më të mëdhenj të Amerikës.
SHBA- Presidenti Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mbi sigurinë kombëtare përpara kthimit të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë. Dokumenti mund të shërbejë si një udhërrëfyes për administratën e ardhshme mes përpjekjeve në dukje të saj për t’iu kundërvënë bashkëpunimit në rritje mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Lajmi u njoftua të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët e administratës Biden nisën punën për hartimin e udhëzimeve këtë verë. Sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës, dokumenti u hartua në formën e një udhëzimi, që mund të ndihmojë administratën e ardhshme të ndërtojë që nga dita e parë e punës, qasjen e saj mbi mënyrën se si do t’i trajtojë marrëdhëniet e vështira me vendet kundërshtarët dhe konkurrentët më të mëdhenj të Amerikës.
Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se dokumenti sekret nuk do të bëhej publik për shkak të ndjeshmërisë së disa prej gjetjeve që përfshihen në të. Dokumenti përmban katër rekomandime të gjera siç janë: përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional brenda qeverisë amerikane, përshpejtimi i shkëmbimit të informacionit me aleatët rreth katër vendeve kundërshtare, kalibrimi i veprimeve në përdorimin e sanksioneve dhe mjeteve të tjera ekonomike nga ana e qeverisë amerikane për të siguruar efektivitet maksimal si dhe forcimi i përgatitjes për të menazhuar krizat e njëkohshme që lidhen me kundërshtarët.
Për shumë vite Shtetet e Bashkuara ka qenë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Koordinimi mes tyre është përshpejtuar si pasojë e sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022. Zyrtarët amerikanë vunë në dukje se në një kohë që Rusia është izoluar nga pjesa më e madhe e botës, Moska i është drejtuar Iranit për dronë dhe raketa.
Nga Koreja e Veriut, Rusia kanë siguruar artileri, raketa e madje mijëra trupa i janë bashkuar trupave ruse për t’i ndihmuar ata në përpjekjet për të zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut.
Kina ndërkohë ka mbështetur Rusinë me komponentë me përdorim të dyfishtë që e kanë ndihmuar atë të ruajë industrinë e saj ushtarake. Në këmbim, Rusia ka dërguar avionë luftarakë në Iran dhe ka ndihmuar Teheranin në synimet e tij për të forcuar sistemet e mbrojtjes me raketa si dhe teknologjinë hapësinore.
Koreja e Veriut ka marrë nga Rusia lëndë djegëse dhe fonde shumë të nevojshme për të ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të saj prodhuese dhe ushtarake. Zyrtarët amerikanë shtuan se Rusia e ka njohur "de fakto Korenë e Veriut, si një vend me armë bërthamore".
Ndërkohë Kina po përfiton nga ekspertiza ruse dhe Moska e Pekini po punojnë së bashku për të thelluar bashkëpunimin e tyre teknik ushtarak. Po kështu ata po kryejnë patrullime të përbashkëta në rajonin e Arktikut.
Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump kanë botëkuptime të ndryshme, por zyrtarët e të dyja administratave, asaj në largim dhe asaj që po vjen në pushtet, thanë se ata kanë kërkuar të koordinojnë çështjet e sigurisë kombëtare gjatë tranzicionit.
Një nga zyrtarët tha se me këtë dokument Shtëpia e Bardhë "nuk po përpiqet t'ia vështirësojë punën administratës Trump apo ta orientojë atë drejt një opsioni të caktuar”. Zyrtari tha se dokumenti synon të ndihmojë administratën e ardhshme të ndërtojë "kapacitet" ndërsa formëson qasjen në disa prej politikave të jashtme më të vështira, me të cilat do të përballet./ VOA
Chris Wray SHBA- Drejtori i FBI-së, Chris Wray po planifikon të japë dorëheqjen përpara se presidenti i sapozg...
foto ilustruese SIRI- Rebelët sirianë kanë zbuluar një depo të madhe që shpërndante drogën popullore Captagon (fene...
Vladimir Putin RUSI- Bashkimi Evropian lëshoi të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë, duke synuar "flotën h...
Orban UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri hungarez Viktor Orban kanë zhvilluar një bisedë telefonike për ...
Senatori republikan Tom Cotton SHBA- Një projektligj që synonte forcimin e mbrojtjes për gazetarët nuk u miratua në Senat të ...
pamje nga protesta SERBI- Qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës së Serbisë n&...
Foto ilustruese RUSI- Rusia njoftoi të mërkurën se po e ndjek me kujdes zhvillimet në Siri dhe se është në kontakt me &l...
pamje nga vendngjarja RUSI- Dronet ukrainase kanë goditur një depo nafte në rajonin Bryansk të Rusisë, duke shkaktuar dëme t...
Kimberly Guilfoyle SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se do të emërojë Kimberly Guilfoyle për am...
Takimi SHKUP- Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë n&e...