LIVE UPDATES
Bota

Projektligji për mbrojtjen e gazetarëve nuk miratohet në Senatin e SHBA, cili ishte senatori që e bllokoi

Pothuajse çdo shtet amerikan, si dhe kryeqyteti Uashingtoni, kanë ligje të tilla mbrojtëse, apo vendime gjyqësore, që njohin të drejtën e mbrojtjes së burimeve, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj të ngjashëm në nivelin federal.

11 Dhjetor 2024, 20:04 Nga r.ll
Projektligji për mbrojtjen e gazetarëve nuk miratohet në Senatin
Senatori republikan Tom Cotton

SHBA- Një projektligj që synonte forcimin e mbrojtjes për gazetarët nuk u miratua në Senat të martën në mbrëmje, pasi u bllokua nga senatori republikan Tom Cotton.

Nisma synonte miratimin e një ligji federal për mbrojtjen e gazetarëve që të mos detyrohen nga qeveria të tregojnë informacione siç është identiteti i burimeve të tyre. Projektligji i quajtur “PRESS” gjithashtu do të kufizonte konfiskimin nga autoritetet të të dhënave të mbledhura nga gazetarët, pa njohurinë e tyre.

Pothuajse çdo shtet amerikan, si dhe kryeqyteti Uashingtoni, kanë ligje të tilla mbrojtëse, apo vendime gjyqësore, që njohin të drejtën e mbrojtjes së burimeve, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj të ngjashëm në nivelin federal.

Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, e kishte miratuar unanimisht projekt-ligjin ‘PRESS”, në muajin janar.

Megjithatë, përpjekja për ta miratuar unanimisht edhe në Senat dështoi të martën pasi u bllokua nga Senatori Tom Cotton. Çdo senator ka të drejt të bllokojë miratimin e një projektligji, nëse është hedhur në votim me qëllimin që të miratohet unanimisht.

Gjatë fjalimit, republikani Cotton tha se po e bllokon miratimin pasi ka shqetësime mbi sigurinë kombëtare.

“Miratimi i këtij projektligji do ta bënte Senatin e Shteteve të Bashkuara një bashkëpunëtor të zyrtarëve, të siustemit që njihet si “deep state”, ‘shtet paralel’, që nxjerrin informacione të paautorizuara, bashkëpunëtor të tradhtarëve dhe kriminelëve si dhe gazetarëve që rendin pas famës dhe urrejnë Amerikën”, tha Senatori Cotton.

“PRESS”, megjithatë bën përjashtime në zbulimin e identitetit të burimeve që kanë lidhje me terrorizmin dhe situata të tjera urgjente.

Senatori demokrat Ron Wyden, e kundërshtoi fjalimin e kolegut republikan Cotton.

“E kuptoj që sot nuk kemi konsensus unanim dhe kjo është për të ardhur keq. Unë mendoj se Amerika do të bëhej me e fortë dhe më e lirë nëse do e miratonim këtë ligj sot. Ne do ta sjellim atë sërish për votim”, tha Senatori Wyde, duke shtuar se “ky projektligj është shumë i rëndësishëm. Liria e fjalës është një prej themeleve jetike që e bën vendin tonë të veçantë”.

Organizatat që mbrojnë lirinë e shtypit shprehën zhgënjimin për mos miratimin e projektligjit.

“Ky është një projekt-ligj i arsyeshëm me mbështetje të gjerë dypartiake”, i tha Zërit të Amerikës Gabe Rottman, drejtor i politikave në Komitetin e Gazetarëve për Lirinë e Shtypit. “Është koha për ta miratuar atë”.

Pasi zoti Donald Trump fitoi zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë në nëntor, disa prej këtyre organizatave thanë se po bënin përpjekjen përfundimtare për ta miratuar projektligjin në Kongres dhe që Presidenti Joe Biden ta nënshkruante atë para se të largohej nga detyra.

Presidenti i zgjedhur Trump ka kërcënuar më parë se do të burgosë gazetarët nëse ata nuk zbulojnë burimet e tyre nga artikujt që ai beson se kanë implikime të sigurisë kombëtare.

Muajin e kaluar, përmes rrjeteve sociale, ai u bëri thirrje republikanëve që të mos e miratonin këtë projektligj./VOA

tom cotton shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj