LIVE UPDATES
Bota

Biden: Mohimi i ndihmës shtesë për Ukrainën, “dhuratë Krishtlindjesh” për Putinin

Disa republikanë, veçanërisht ata që kanë lidhje të ngushta me ish-Presidentin Donald Trump, kundërshtojnë ndihmat shtesë për Ukrainën dhe ngrenë pikëpyetje mbi qëllimet e luftës dhe mënyrën se si po shpenzohen fondet e SHBA-së.

13 Dhjetor 2023, 07:34 Nga a.l
Biden: Mohimi i ndihmës shtesë për Ukrainën,
Zelenskyy dhe Biden

UKRAINË- Presidenti Joe Biden paralajmëroi republikanët të martën se do t’i bënin Rusisë një “dhuratë Krishtlindjesh” nëse nuk do të miratonin ndihmën ushtarake shtesë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Zelenskyy udhëtoi në Uashington për të kërkuar fonde për të mbështetur Ukrainën në luftën me Rusinë, por ai u përball me një pritje skeptike nga ligjvënësit kryesorë republikanë.

Ai tha të martën se vendi i tij po luftonte për “lirinë tonë dhe tuajën” po megjithë diplomacinë e tij intensive në Uashington, ndihma shtesë për Ukrainën është në dyshim serioz. Mike Johnson, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, tha se nuk do ta mbështeste kërkesën e presidentit Biden për t’i dhënë Ukrainës 61.4 miliardë dollarë. Ai tha pas takimit me Presidentin Zelenskyy se administrata e Presidentit Biden duhet të japë më shumë detaje se si do të përdoren fondet.

“Ajo që duket se administrata e Presidentit Biden po kërkon janë miliarda dollarë shtesë pa mbikëqyrjen e duhur, pa strategji të qartë për fitoren dhe pa asnjë përgjigje për ato që kërkon populli amerikan”, tha zoti Johnson.

Republikanë të tjerë hodhën dyshime nëse fondet shtesë do ta ndihmojnë Ukrainën të mposhtë Rusinë, pas një ofensive verore që nuk ka sjellë përfitime të qarta. “Unë e di se të gjithë duan fitoren e Ukrainës, thjesht nuk po e shoh që kjo të ndodhë”, tha senatori republikan Ron Johnson. Presidenti Biden, i cili u takua me zotin Zelenskyy më vonë në Shtëpinë e Bardhë, tha se as ai, as populli amerikan nuk do ta braktisnin Ukrainën por ai paralajmëroi ligjvënësit se ata rrezikonin t’i dhuronin një fitore presidentit rus Vladimir Putin nëse nuk e miratojnë kërkesën për ndihmë.

“Putini po shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos ta mbështesin Ukrainën”, tha ai gjatë një konference shtypi me udhëheqësin ukrainas. “Ne duhet … të provojmë që ai e ka gabim.”. “Ne do të qëndrojmë përkrah jush”, tha presidenti Biden më herët në Zyrën Ovale në krah të homologut të tij Zelenskyy. Ai shtoi se Kongresi duhej të miratonte paketën e ndihmës dhe të mos ” t’i jepnin Putinit dhuratën më të madhe të Krishtlindjes”, nëse nuk e miratonin atë. Zoti Zelenskyy tha se Ukraina po bënte përparim dhe theksoi se suksesi i vendit të tij kundër Rusisë do të kishte ndikim edhe tek vendet e tjera evropiane.

 “Falë suksesit të Ukrainës, suksesit në mbrojtjen e saj, vendet e tjera evropiane janë të sigurta nga agresioni rus,” tha ai. Ai hodhi poshtë çdo thirrje për t’i dorëzuar territor ukrainas Rusisë. “Si mundet Ukraina të heqë dorë nga territori i saj? Të them të drejtëm kjo do të ishte çmenduri… Ne kemi njerëzit tanë, kemi familje atje. Po flasim për qenie njerëzore.”

Disa republikanë, veçanërisht ata që kanë lidhje të ngushta me ish-Presidentin Donald Trump, kundërshtojnë ndihmat shtesë për Ukrainën dhe ngrenë pikëpyetje mbi qëllimet e luftës dhe mënyrën se si po shpenzohen fondet e SHBA-së. Ata e kanë kushtëzuar ndihmën për Ukrainën me ndryshimin e politikave amerikane të imigracionit – një çështje jashtëzakonisht e debatueshme në politikën amerikane. “I vetmi njeri i lumtur për ngërçin në Kongres është Vladimir Putini. Ai është i lumtur për faktin që politikat kufitare të Donald Trumpit po sabotojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Në prag të dimrit, me dhjetëra mijëra ukrainas të vrarë dhe përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, zoti Zelensky po përpiqet që të bëjë trysni ndaj ligjvënësve për tejkalimin e ngërçit. Presidenti Biden i ka kërkuar Kongresit miratimin e një pakete prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin, si dhe përparësive të tjera të sigurisë kombëtare. Nëse do të miratohej, Ukraina do të merrte më shumë se 61 miliardë dollarë. Kanë mbetur vetëm tre ditë para se Kongresi të ndërresë punën për festat e fundvitit. Republikanët në Senat e kanë kundërshtuar këtë projektligj, duke kërkuar ndryshime madhore për sigurinë e kufirit të Shteteve të Bashkuara.

Vizita e udhëheqësit ukrainas vjen një ditë pasi bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi një fond prej 900 milionë dollarësh për Ukrainën nga programi i huasë prej 15.6 miliardë dollarësh i vendit. Të hënën Presidenti Zelenskyy u prit me duartrokitje në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington. “E gjithë bota po na shikon, po sheh se çfarë fati mund të kenë vendet e tjera të lira, të jetojnë në liri apo të nënshtrohen. Ukraina nuk është dorëzuar dhe nuk do të heqë dorë. Ne dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ju mund të mbështeteni tek Ukraina dhe shpresojmë se ne mund të mbështetemi tek ju”, tha zoti Zelensky gjatë fjalimit që pati para oficerëve ushtarakë amerikanë.

“Lufta e Ukrainës për liri është një nga kauzat e mëdha të kohës sonë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë përkrah jush. Dhe mos u mashtroni të mendoni ndryshe, angazhimi i Amerikës për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus është i palëkundur”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Deri tani, SHBA i ka siguruar Ukrainës 111 miliardë dollarë për luftën e saj kundër agresionit rus. Moska tha se do të përcjellë “me shumë vëmendje” takimin midis Preisdenti Biden dhe atij ukrainas Zelenskyy. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha gjithashtu se “dhjetëra miliarda dollarë” të Uashingtonit për Kievin nuk kanë arritur të ndryshojnë rrjedhën e luftës dhe se ndihmat e mëtejshme në mënyrë të ngjashme do të dështojnë./ VOA

joe biden volodymyr zelenskyy vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj