LIVE UPDATES
Bota

Opozita maqedonase del kundër, nuk duan Kryeministër shqiptar

Qeveria teknike ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me pjesëmarrjen edhe të VMRO DPMNE-së, e cila duhet të nominojë kandidatët e saj për ministër të Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe tre zëvendësministrave.

12 Dhjetor 2023, 20:03 Nga h.k
Opozita maqedonase del kundër, nuk duan Kryeministër shqiptar
Foto ilustruese

SHKUP-Opozita maqedonase për shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në Qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut që duhet të nisë punën nga 28 janari 2024, apo 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare që duhet të mbahen më 5 maj, bazuar në marrëveshjen ndërmjet partive politike të arritur më 4 dhjetor.

Qeveria teknike ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me pjesëmarrjen edhe të VMRO DPMNE-së, e cila duhet të nominojë kandidatët e saj për ministër të Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe tre zëvendësministrave.

VMRO DPMNE-ja po diskuton pozicionin e saj në qeverinë teknike për shkak të marrëveshjes mes LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që kryeministër teknik të jetë Talat Xhaferi, aktualisht kryetar i Kuvendit.

“Në ditët në vijim organet e partisë do të mblidhen dhe do të marrin vendimin përfundimtar nëse partia do të jetë ose jo pjesë e Qeverisë teknike”, ka deklaruar Antonio Milloshoski, deputet dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së.

VMRO-ja akuzon BDI-në për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa Xhaferin për shkelje të ligjeve në Kuvend.

Por, deputeti i kësaj partie Antonio Milloshoski, thotë se ai personalisht mendon se VMRO-ja duhet të jetë pjesë e qeverisë për të pamundësuar siç thotë, “synimet e pushtetit aktual për falsifikimin e zgjedhjeve”.

“Vlerësoj se kur qeverinë e udhëheq një njeri si Talat Xhaferi, i cili shumë herë ka shkelur rregulloren e Kuvendit, atëherë ai që ka ndërmend të mos marrë pjesë në Qeverinë teknike vetëm do t’i jepte më shumë shanse këtij pushteti për të bërë keqpërdorime në zgjedhje. Prandaj, vlerësoj se VMRO-ja do të duhej të merrte pjesë në qeverinë teknike me qëllim që të pamundësojë manipulimin e zgjedhjeve nga LSDM-ja dhe BDI-ja”, ka thënë Millosheski.

Bazuar në Ligjin për punën e qeverisë teknike, kandidatin për kryeministër duhet ta propozojë partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 numrin më të madh të deputetëve e kishte koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja me gjithsej 46 deputetë, ndërsa 44 koalicioni opozitar, por si parti politike numrin më të madh prej 38 deputetësh e ka VMRO DPMNE-ja kundrejt 31 deputetëve të LSDM-së dhe 13 deputetëve të BDI-së.

Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se marrëveshja e partive në pushtet për caktimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik është në përputhje me ligjin, pasi sipas tij, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë numrin më të madh të deputetëve, andaj edhe kishin marrë mandatin për formimin e qeverisë së rregullt nga presidenti Stevo Pendarovski në vitin 2020.

Kovaçevski: Pozita e kryeministrit u takon partive të koalicionit

Së pari nuk po shkelet ligji sepse edhe qeveria e tanishme dhe qeveria e kaluar janë qeveri koalicioni bazuar në mandatin që i jep presidenti i shtetit koalicionit që ka të paktën 61 deputetë në Kuvend, kështu që nuk mund të flitet për shkelje të ligjit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së që të mos nominojë ministrat e saj në qeverinë teknike, kryeministri tha se është obligim ligjor për partitë dhe këtë duhet ta përmbushë edhe opozita.

Është detyrë e të gjitha partive politike të marrin pjesë në një qeveri që duhet t’i zhvillojë zgjedhjet në nivel teknik. Me këtë do të kemi një proces demokratik që nuk do të ketë asnjë njollë. Besoj se të gjitha partitë në përputhje me ligjin duhet të caktojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike”, tha Kovaçevski.

BDI: Qeveri pa parti shqiptare nuk do të ketë

Nga BDI-ja kanë thënë se me “caktimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, BDI-ja po e përmbush premtimin e saj për kryeministrin e parë shqiptar”.

Sa i përket reagimit të opozitës maqedonase, nga BDI-ja thonë se “qeveri pa parti shqiptare nuk mund të ketë”.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 5 maj, kurse rrethi i parë i zgjedhjeve për president është caktuar më 24 prill./REL 

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri