LIVE UPDATES
Bota

Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor

Ky është takimi i tyre i fundit, ndërsa Presidenti Biden është në përfundim të mandatit të tij dhe udhëheqësit botërorë përgatiten për administratën e ardhshme amerikane të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, që e merr detyrën në janar.

17 Nëntor 2024, 16:15 Nga E. D
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik
joe biden

SHBA- Në kuadrin e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë, Presidenti amerikan Joe Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping. Ky është takimi i tyre i fundit, ndërsa Presidenti Biden është në përfundim të mandatit të tij dhe udhëheqësit botërorë përgatiten për administratën e ardhshme amerikane të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, që e merr detyrën në janar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara ndoqi takimet e Presidentit Biden në Lima, të Perusë.

Presidenti Joe Biden iu bashkua të shtunën udhëheqësve botërorë që morën pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, Peru. Mandati i tij përfundon në janar.

Si pjesë e turneut të tij përmbyllës, Presidenti Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë rivalë në shumë çështje, përfshirë për rolin e tyre në rendin botëror. Presidenti Biden tha se megjithëse nuk janë gjithmonë dakord, ata kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Kemi qenë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Mendoj se kjo është jetike. Këto biseda parandalojnë llogaritjet e gabuara dhe sigurojnë që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kthehet në konflikt”, tha Presidenti Biden.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kenë parasysh interesin e gjithë botës dhe të injektojnë më shumë siguri dhe energji pozitive në botën e trazuar”, tha presidenti kinez.

Presidenti Biden e ka quajtur në të kaluarën Presidentin kinez Xi një "diktator", ndërsa zoti Xi i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara si "burimi më i madh i kaosit" në botë. Por, të dy udhëheqësit kanë theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe gjatë katër viteve të fundit kanë arritur përgjithësisht ta menaxhojnë rivalitetin e ndërlikuar. Ata ranë dakord të rifillonin komunikimet mes strukturave ushtarake në takimin e nivelit të lartë në vitin 2023, që pasoi takimin e nivelit të lartë të vitit 2022.

Tashmë që amerikanët votuan për rikthimin në pushtet të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Pekini po përgatitet për paparashikueshmëri.

Në mandatin e tij të parë si president, zoti Trump filloi një luftë tregtare me Kinën. Këtë vit, ai kërcënoi se do të vendosë tarifa deri në 60% për të gjitha importet kineze dhe 10 deri në 20% për mallrat nga pjesa tjetër e botës.

Diplomatë që merrnin pjesë në APEC, të cilët folën në kushte anonimiteti, shprehën shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen më proteksioniste dhe izolacioniste nën administratën e re të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshjet tregtare dhe të tjera gjatë kohës që ishte në detyrë.

Disa orë përpara takimit me Presidentin Biden, udhëheqësi kinez Xi u paraqit si një mbrojtës i "multilateralizmit dhe një ekonomie të hapur". Ai e filloi turneun e tij në Amerikën e Jugut duke inauguruar një port të madh në Peru – një investim prej 1.3 miliardë dollarësh nga Pekini që po përpiqet të zgjerojë tregtinë dhe ndikimin në kontinent. Shtetet e Bashkuara thonë se po investojnë më shumë në Peru, rreth 6.6 miliardë dollarë të investuara gjatë vitit 2023.

"Në të gjithë sektorin tonë privat dhe tashmë me mbështetjen e strukturave si Korporata Financiare e Zhvillimit, po investojmë në një gamë të gjerë të teknologjisë, infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë dhe projekteve të tjera dhe jemi një lojtar tepër i rëndësishëm", i tha Zërit të Amerikës, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, gjatë udhëtimit me avion.

Nga Lima, Presidenti Biden udhëtoi të dielën drejt Rio de Zhaneiros për takimin e nivelit të lartë të G20-ës, me një ndalesë të shkurtër në Amazonën braziliane për të dhënë komente mbi ndryshimin e klimës./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj