LIVE UPDATES
Bota

Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjenocid

Papa shpesh ka kritikuar numrin e lartë të viktimave të shkaktuara nga operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se afër 44.000 persona janë vrarë që kur ka nisur lufta, shumica nga ta civilë.

17 Nëntor 2024, 14:14 Nga I.A
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po
Papa Francesku

VATIKAN- Papa Françesku për herë të parë ka folur për akuzat se Izraeli po kryen “gjenocid” kundër palestinezëve në Gazë. Ai në librin e tij që pritet të dalë së shpejti ka bërë thirrje për hetim të mëtejmë lidhur me atë nëse veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës konsistojnë me krimin e gjenocid.

Në librin e titulluar “Shpresa kurrë nuk zhgënjen. Pelegrinët drejt një bote më të mirë”, Papa flet për luftën në Gazë që nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit.

“Sipas disa ekspertëve, ajo që po ndodh në Gazë ka karakteristikat e gjenocidit”, shkroi kreu i Kishës Katolike në ekstraktin e publikuar më 17 nëntor nga e përditshmja italiane, La Stampa.

“Kjo duhet të studiohet me kujdes në mënyrë që të përcaktohet nëse situata korrespondon me përkufizimin e formuluar nga juristit e organizatave ndërkombëtare”, shtoi ai.

Papa shpesh ka kritikuar numrin e lartë të viktimave të shkaktuara nga operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se afër 44.000 persona janë vrarë që kur ka nisur lufta, shumica nga ta civilë.

Por, thirrja e tij për të hetuar nëse në Gazë po kryhet gjenocid paraqet herën e parë që Papa përmend termin gjenocid në kontekstin e operacioneve ushtarake të Izraelit në territorin palestinez.

Më herët gjatë javës, një Komitet i posaçëm i Kombeve të Bashkuara tha se metodat e luftës së Izraelit në Gazë “përkojnë me karakteristika të gjenocidit”, duke e akuzuar Izraelin se “po përdor urinë si metodë të luftës”.

Këto përfundime janë kundërshtuar nga SHBA-ja, mbështetësja kryesore e Izraelit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Izraeli është përballur me akuza për gjenocid që kur ka nisur lufta. Afrika e Jugut ka iniciuar një rast për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe padia është mbështetur nga disa shtete, përfshirë Turqia, Spanja dhe Meksika.

Papa Françesku vazhdimisht ka bërë thirrje për lirimin e pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit në Izrael. Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Afër 100 pengje besohet se ende janë në Gazë./REL

papa françesku

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës