Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Komisarët ushtarakë përdorën taktika të ngjashme gjatë vitit 2022 dhe në prag të draftit të pranverës 2023 iu drejtuan sërish.
RUSI- Komisariatet ushtarake ruse, së bashku me menaxherin e institucioneve arsimore detyrojnë studentët të nënshkruajnë pëlqimin për rekrutimin e hershëm. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, kjo do të mundësojë rekrutimin e të rinjve në muajin prill, në vend që të bëhet në verë, kur ata mbarojnë studimet.
Studentëve u thuhet se do të jenë në gjendje t'i nënshtrohen provimeve herët nëse nënshkruajnë deklarata të tilla. Më pas studentët marrin thirrje me detyrim paraqitje në komisariatin ushtarak. Në komisariatin ushtarak kalojnë një ekzaminim mjekësor dhe shkojnë në ushtri. Sipas ligjit rus, studentët marrin një shtyrje nga rekrutimi deri në diplomim; megjithatë, në vitin 2021, komisarët ushtarakë filluan fillimisht të bindin të rinjtë që të regjistroheshin herët.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se, në veçanti, universitetet dhe kolegjet e Moskës organizojnë takime me komisariatin ushtarak, ku studentëve u shpërndahen thirrjet me detyrimin për t'u paraqitur me një pasaportë dhe një certifikatë regjistrimi. Komisarët ushtarakë përdorën taktika të ngjashme gjatë vitit 2022 dhe në prag të draftit të pranverës 2023 iu drejtuan sërish.
"Ata bëjnë budallenj me djemtë tetëmbëdhjetë vjeçarë, të cilët, natyrisht, nuk i kuptojnë pasojat ligjore të deklaratave të tilla. Nën pretekste të ndryshme, me ndihmën e bindjes dhe kërcënimit, i detyrojnë të nënshkruajnë deklarata", theksoi Aleksey Tabalov, kreu i Shkollës së Rekrutëve, një organizatë për të drejtat e njeriut.
Në nëntor 2022, Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus – red) ka vendosur të zhvillojë konsultime me agjencitë e zbatimit të ligjit në lidhje me rikthimin e shërbimit dyvjeçar në ushtri.
Më 12 janar, u raportua se Rusia vendosi të rrisë moshën e rekrutimit, qytetarët nën moshën 30 vjeç do të thirren në ushtri që në pranverën e këtij viti. Më 18 janar, Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës pretendoi se Rusia po përgatitej për një valë të re mobilizimi, gjatë së cilës banorët e Moskës do të shënjestroheshin veçanërisht.
Peyton Jendron SHBA- Payton Gendron, autori i vrasjes së 10 afro-amerikanve në një supermarket në Buffalo, Nju Jork është d&e...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga 16 deri më 22 s...
Filipine FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi Samar, rajonin e Filipineve të enjten. Njoftimin e ka publikuar Qendra...
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç KOSOVË- Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetë...
Protesta e të djathtëve serbë SERBI- Djathtistët serbë janë mbledhur në Beograd më 15 shkurt për të prote...
Albin Kurti dhe Haki Abazi PRISHTINË- Deputeti i LVV-së, Haki Abazi duket se tashmë do të përplaset hapur me Lëvizjen Vet&eu...
çifti nga Zvicra KOSOVË- Një çift shqiptar së bashku me studentë janë mbledhur tashmë para Bibliotekë...
Greqia GREQI- Zbulimi i 'The Guardian' për manipulimin në zgjedhje në 33 vende të botës, nga një kompani izraelite ka pë...
Protesta KOSOVË- Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Komb&eu...
Tal Hanan TIRANË- Një skandal i ri ka tronditur politikën në mbarë botën. E gjitha e ka epiqendrën në Izrael, ku si...