LIVE UPDATES
Bota

Manipuluan më shumë se 30 palë zgjedhje në gjithë botën, po në Shqipëri? A 'shtriu tentakulat' JORGE tek Rama apo Basha? Ekspertët izraelitë zbarkuan për zgjedhjet e 2021

Por nuk dihet nëse ka pasur ndikim në Shqipëri edhe pse nuk është përmendur me emër. Për më tepër që dy partitë kryesore politike, si Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë "mburrur" se në fushata zgjedhore kishin punësuar ekipe izraelite. Më konkretisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, 8 strategë izraelitë ishin përfshirë në fushatë.

15 Shkurt 2023, 19:55 Nga k.m.
Manipuluan më shumë se 30 palë zgjedhje në gjithë
Tal Hanan

TIRANË- Një skandal i ri ka tronditur politikën në mbarë botën. E gjitha e ka epiqendrën në Izrael, ku sipas "The Guardian" ka pasur "rrënjët" kompania e drejtuar 50-vjeçari Tal Hanan, i cili tani punon privatisht duke përdorur pseudonimin “Jorge” dhe duket se ka punuar nën radar në zgjedhjet në vende të ndryshme për më shumë se dy dekada.

Hetimi i medias britanike zbulon detaje të jashtëzakonshme rreth mënyrës sesi dezinformimi po përdoret si armë nga skuadra e “Jorge”, i cili drejton një shërbim privat që ofron ndërhyrje të fshehtë në zgjedhje pa lënë gjurmë kudo në botë; në të gjithë Afrikën, Amerikën Jugore dhe Qendrore, SHBA dhe Evropë. Grupi i gazetarëve të cilët hetuan në lidhje me skandalin ishin reporterë nga 30 media të ndryshme, duke përfshirë Le Monde, Der Spiegel dhe El País. Të gjithë raportojnë se vendet ku ka pasur ndërhyrje në zgjedhje janë 33, por janë përmendur vende si: Britania e Madhe, SHBA, Kanada, Gjermani, Zvicër, Greqi, Panama, Senegal, Meksikë, Marok, Indi, Shtetet e Bashkuara, Emiratet Arabe, Zimbabve, Bjellorusia dhe Ekuador.

Një nga shërbimet kryesore të kësaj skuadre është një paketë e sofistikuar softuerësh, Advanced Impact Media Solutions ose Synimet, që kontrollon një ushtri të madhe me mijëra profile të rreme të mediave sociale në Twitter, LinkedIn, Facebook, Telegram, Gmail, Instagram dhe YouTube. Disa avatarë madje kanë llogari në Amazon me karta krediti, “kuleta” bitcoin dhe llogari Airbnb. Por nuk dihet nëse ka pasur ndikim në Shqipëri edhe pse nuk është përmendur me emër. Për më tepër që dy partitë kryesore politike, si Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë "mburrur" se në fushata zgjedhore kishin punësuar ekipe izraelite. Më konkretisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, 8 strategë izraelitë ishin përfshirë në fushatë.

ARTIKULLI I PUBLIKUAR NGA DOSJA.AL në vitin 2021:

Ish-zëdhënësi i kryeministrit Benjamin Netanjahu, Jonatan Urich u zhduk nga Israeli dhe mediat e vendit të tij shkruanin se mbërriti në Shqipëri. Këtu ai mbërriti për të ndihmuar fushatën e Lulzim Bashës. Jonatan Uirich ishte në anën e humbjes, duke këshilluar Bashën së bashku me Asaf Shariv, një ish-këshilltar i komunikimit i kryeministrit Ariel Sharon; Israel Einhorn, ekspert për reklamat dhe këshilltar i Netanyahu; dhe Adi Timor, një konsulent komunikimi me ekspertizë në fushatat ndërkombëtare.

Ndërkohë që fushatën e Ramës e ndihmoi Tal Silberstein, i cili shërbeu si këshilltar strategjik i Gideon Sa’ar në fushatën e marsit 2021 dhe ka qenë një shtyllë kryesore e fushatave të tjera në Evropë. Më të ishte dhe Assaf Eisen, i cili ka punuar për shumë vite në Shqipëri dhe shumë vende të tjera; Ido Stossel, i cili këshilloi Laburistët në Mars; dhe Shuki Shapira.

"Në të gjithë Evropën, izraelitët kanë një atmosferë për të qenë magjistarë në fushatën digjitale dhe afërsia e Tel Avivit me Evropën, Tirana është tre orë larg ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e biznesit për strategët izraelitë. Përhapja e këshilltarëve izraelitë në zgjedhjet evropiane do të thotë që ndonjëherë strategët që punojnë kundër njëri-tjetrit në një vend do të punojnë së bashku në një tjetër. Për shembull, në Izrael, Timori dhe Silberstein punuan për Sa’ar, por në Shqipëri ata ishin në anët e kundërta. Urich u angazhua shumë vonë në fushatën e Bashës, Ai fluturoi në Tiranë ndërsa fushata u mbyll në Prill, pas zgjedhjeve të vetë Izraelit në fund të Marsit,"-shkruante pas zgjedhjeve media "Time of Izrael". 

Por megjithatë lidhjet janë, duke ngjallur dyshime se "nën ujra" në Shqipëri mund të ketë punuar edhe vetë "Jorge", i identifikuar si Tal Hanan është CEO i Demoman International. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë, pasi as "The Guardian" nuk e ka nxjerrë listën e plotë të 33 shteteve që janë të përfshirë në skandal. Por në Greqi kanë shkuar, kështu që nuk përjashtohen që të kenë operuar edhe në vendin tonë. Por në cilën anë vallë...? "Demoman International" siguronte fitoren dhe këtë e ka 'reklamën' më të mirë, a mund të ekzistojë mundësia që të kenë punuar edhe për kryeministrin Edi Rama duke i siguruar mandatin e tij të tretë?

tal hanan skandali jorge me zgjedhje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet