“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Aleatët nuk mbajë premtimin, dërgohen më pak tanke ushtarake në Ukrainë
Gjermania dhe Portugalia janë dy vendet e vetme që angazhohen për dërgimin e versionit A6 të Leopard 2, me 14 të premtuara nga qeveria në Berlin dhe tre nga portugezët, u tha Pistorius gazetarëve të mërkurën pas takimit me homologët e NATO-s në Bruksel.
15 Shkurt 2023, 19:47Nga a.l
Aleatet e ukraines
UKRAINË- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tregoi se aleatët perëndimorë po luftojnë për të bashkuar dy batalione të plota të tankeve Leopard 2 për t'i dërguar në Ukrainë siç ishte premtuar.
Mediat e huaja raportojnë se, Gjermania dhe Portugalia janë dy vendet e vetme që angazhohen për dërgimin e versionit A6 të Leopard 2, me 14 të premtuara nga qeveria në Berlin dhe tre nga portugezët, u tha Pistorius gazetarëve të mërkurën pas takimit me homologët e NATO-s në Bruksel.
Polonia kishte ofruar të jepte 30 tanke të prodhimit gjerman, por shumë prej tyre janë në gjendje të keqe dhe kanë nevojë për riparime përpara se të dërgohen, tha Pistorius, qeveria e të cilit kishte premtuar 14. Aleatët e Ukrainës ranë dakord të furnizonin tanke pas shumë debatesh, ndërsa Ukraina ka deklaruar se nuk mund të fitojë pa to.