LIVE UPDATES
Bota

Bislimi në Bruksel: Gjërat s’mund të jenë njësoj pas ngjarjeve të 24 shtatorit

BE-ja vendosi masa kundër Kosovës më 1 korrik, duke vlerësuar se ajo nuk i kishte ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

5 Tetor 2023, 19:09 Nga I.A
Bislimi në Bruksel: Gjërat s’mund të jenë njësoj
Besnik Bislimi

BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të enjten në Bruksel se gjërat në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), nuk mund të jenë më njësoj, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh në fund të shtatorit në veri të vendit.

Bislimi - i cili është edhe kryenegociator i Kosovës për dialogun me Serbinë - tha gjatë një ligjërate në Qendrën për Politikat Evropiane në Bruksel se “së pari, masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa Serbisë nuk duhet t’i lejohet të bëjë agresion përsëri ndaj Kosovës”.

BE-ja vendosi masa kundër Kosovës më 1 korrik, duke vlerësuar se ajo nuk i kishte ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Derisa Serbia e ka mohuar çfarëdo përfshirje në këtë sulm, përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ai u mor në pyetje dhe u lirua menjëherë nga autoritetet serbe më 4 tetor.

Gjatë ligjëratës së tij të enjten, Bislimi i përsëriti qëndrimet e zyrtarëve të lartë në Prishtinë se “qartazi ky sulm ishte dizajnuar, mundësuar dhe mbështetur nga Beogradi.”

Sulmi në Banjskë ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut më 14 shtator në Bruksel.

Duke folur për këtë takim, Bislimi e përsëriti se pala kosovare kishte dalë me një propozim dhe priste që edhe Serbia ta bënte të njëjtën, në mënyrë që të arrihej kompromis në zbatimin e marrëveshjes.

“Propozimi i kryeministrit Kurtit ishte refuzuar pa u lexuar fare. U quajt si joreal. Kosova nuk mund të jetë neutrale ndaj statusit të vet. Kërkuam propozimin e palës tjetër për të kërkuar kompromisin. Na u dha një dokument që ishte i përgatitur edhe para marrëveshjes dhe që fliste vetëm për Asociacionin. Këtu erdhëm në përfundim se nuk ka paanshmëri”, tha Bislimi.

Ai foli edhe për atë që e quajti “përparim” të Kosovës në përafrimin me BE-në “në shumë fusha”, si dhe për përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, por edhe në BE.

Ai nguli këmbë se duhet të “punohet pandërprerë për të arritur marrëveshjen ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve e cila duhet të nënkuptoje dhe njohjen e ndërsjellët.”

“Kosova ka bërë kompromis kur e ka pranuar Marrëveshjen e cila as nuk është përfundimtare e as nuk e ka njohjen e ndërsjellët”, shtoi ai.

Bislimi tha se pret nga BE-ja që ta trajtojë Kosovën “sipas standardeve të njëjta me vendet tjera”, sepse Kosova është i vendi i vetëm i cili ka aplikuar për anëtarësim dhe nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat.

Marrë nga REL

besnik bislimi tensione në veri të kosovës millan radoiçiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj