LIVE UPDATES
Bota

Shkupi synon miratimin me procedurë të shpejtuar të Ligjit për kazinotë

Pas miratimit të pesë ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, me “yll evropian” tani në procedurë parlamentare është futur edhe ligji për lojërat online, kazinotë dhe bastoret sportive.

5 Tetor 2023, 18:23 Nga I.A
Shkupi synon miratimin me procedurë të shpejtuar të Ligjit
Kazino

SHKUP- Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut vazhdon me miratimin e ligjeve me procedurë të veçantë apo me “yllin evropian”, pavarësisht kritikave jo vetëm nga opozita, por edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian. Pas miratimit të pesë ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, me “yll evropian” tani në procedurë parlamentare është futur edhe ligji për lojërat online, kazinotë dhe bastoret sportive.

Nevojën për miratimin e këtij ligji partitë në pushtet e kanë arsyetuar veç tjerash edhe me rregullimin me ligj të hapjes së pikave të bixhozit larg institucioneve arsimore, që sipas tyre, është një kërkesë e kamotshme e shoqatave të ndryshme si dhe e opozitës.

Por, seanca e Komisionit për çështjeve evropiane është bllokuar nga opozita. Ajo vlerëson se miratimi i këtij ligji me “yllin evropian” paraqet keqpërdorim, pasi bëhet fjalë për interesat e partive të lidhura me biznese të caktuara, disa prej të cilave, sipas partive opozitare Lëvizja Demokratike dhe VMRO–DPMNE, janë të lidhura edhe me mbështetës të regjimit rus.

“Kjo është edhe një përpjekje për të keqpërdorur 'yllin evropian'. Këtë e kanë një lloj kamuflazhi gjoja se po i luftojnë kazinotë apo se po i largojnë nga qyteti dhe në anën tjetër drejtorinë e parë që e kanë marrë është pikërisht ‘Lotaria e Maqedonisë’... Po ashtu, brengosëse janë edhe informatat që kanë dalë në opinion se një nga zinxhirët e lojërave të fatit veçse ka nënshkruar kontratë me një oligark problematik lidhjet e të cilit arrijnë deri te Prigozhini, deri te Wagner-i i Rusisë”.

“Ka gjithashtu informata se dy, tre kazino tjera janë kompani serbe. Pra, përmes kazinove po e sjellin edhe nëntokën ruso-serbe në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

Për keqpërdorimin e "yllit evropian" në miratimin e këtij ligj dhe favorizimin e personave pro-rusë, flet edhe Antonio Milloshkoski, deputet i VMRO DPMNE-së.

“Ky është edhe një keqpërdorim i 'yllit' evropian për një ligj që nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Evropian, por për një ligj që ka të bëjë me vendimet e zëvendëskryeministrit Artan Grubi për lotaritë e tij, ku partnerë kryesorë ka të punësuar në kabinetin e tij dhe personalitete kundërthënëse nga Bullgaria, siç është edhe Vasil Boshkov-Çerepot bizneset e të cilit ndodhen në listën zezë amerikane”, thotë Milloshoski.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë hedhur poshtë akuzat duke theksuar se qëllimi është rregullimi i lojërave të fatit, në veçanti zhvendosja e tyre larg objekteve arsimore.

“Të gjithë qytetarët janë dëshmitarë se kush është kundër që të diskutohet në Kuvend për projektligjin, i cili parasheh që kazinotë të jenë larg objekteve shkollore. Deri kur duhet t’i presim ata që të përcaktohen për të mbrojtur interesin publik? A duhet ta mbrojnë interesin publik, apo duhet edhe më tej t’i mbrojnë kazinotë dhe lojërat e fatit”, thotë Arbër Ademi, deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se politika duhet të heqë dorë nga praktika e keqpërdorimit të procedurave për miratimin e ligjeve, pasi kjo mund të ketë pasoja në procesin e integrimit evropian.

“Miratimi i ligjeve me 'yll evropian' më së shumti përdoret te ne në krahasim me vendet tjera të rajonit. Kemi keqpërdorime të shumta, andaj edhe kritikat janë në rritje e sipër. Por, politika sikur nuk dëshiron t’i dëgjojë ato. Keqpërdorime kemi, si nga kjo qeverisje, ashtu edhe nga ato të mëparshmet pasi politika sikur ka gjetur një mekanizëm për të shtyrë para agjendat e saj politike. Kjo është në kundërshtim me synimet tona për miratim të ligjeve evropiane dhe vendosjen e standardeve evropiane këtu te ne”, thotë Malinka Jordanova, nga Instituti për Politika Evropiane.

Kjo formë e miratimit të ligjeve është kritikuar kohë më parë nga ambasadori evropian, David Geer, pas miratimit të ligjeve për ndërtimin e dy autostradave të korridoreve 8 dhe 10-D. Ai pati thënë se ligjet me "yll evropian" miratohen vetëm në rast se kanë të bëjnë me harmonizimin e tyre me ligjet e BE-së.

“Ju mund të përdorni 'yll evropian' kur përafroni legjislacionin tuaj me legjislacionin dhe standardet e BE-së. "Ne jemi të shqetësuar për shënimin e ligjeve në lidhje me korridoret 8 dhe 10D me 'yll evropian', pasi këtu nuk kemi të bëjnë me harmonizim të këtyre ligjeve me standardet e BE-së”, pati deklaruar ambasadori Geer.

Më herët, me propozim të Qeverisë, me "yll evropian" ishin miratuar edhe ndryshimet në Ligjin për shtetësinë, ndryshimet në Kodin Penal e zgjidhje tjera ligjore që nuk kishin të bëjnë me nevojën për harmonizimin e tyre me legjislaturën evropiane.

Marrë nga REL

antonio milloshkoski wagner izet mexhiti david geer

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit