LIVE UPDATES
Bota

Blinken në Kiev: Do të vijnë më shumë ndihma, do të bëjë një ndryshim kundër agresionit rus

Sekretari Blinken arriti në Ukrainë në një udhëtim të paparalajmëruar për të transmetuar atë që zyrtarët amerikanë e quajtën një "mesazh të fortë sigurie", në një kohë kur forcat ukrainase po përballen me sulme të forta nga ushtria ruse në Ukrainën lindore dhe po presin mbërritjen e dërgesave të reja të armëve nga aleatët.

14 Maj 2024, 13:20 Nga M.B
Blinken në Kiev: Do të vijnë më shumë ndihma, do
Volodymy Zelensky dhe Antony Blinken

UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e quajti një "paketë vendimtare" ndihme, gjatë bisedimeve të martën në Kiev me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Sekretari Blinken arriti në Ukrainë në një udhëtim të paparalajmëruar për të transmetuar atë që zyrtarët amerikanë e quajtën një "mesazh të fortë sigurie", në një kohë kur forcat ukrainase po përballen me sulme të forta nga ushtria ruse në Ukrainën lindore dhe po presin mbërritjen e dërgesave të reja të armëve nga aleatët.

Presidenti Zelensky i tha sekretarit Blinken se vizita e tij po ndodhë në një "periudhë të vështirë në lindje të vendit tonë".

Gjatë javës së kaluar, Rusia intensifikoi sulmet e saj në rajonin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës. Presidenti Zelensky tha se do të diskutojë me sekretarin Blinken për arritjen sa më parë të ndihmës së re të SHBA-së për Ukrainën, si dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, duke përfshirë shpresën se Ukraina mund të sigurojë sistemet e raketave Patriot, për të ndihmuar në mbrojtjen e Kharkivit. Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët e tjerë të Ukrainës, janë të vendosura të sigurohen që Kievi të ketë atë që i nevojitet për të qenë i suksesshëm në luftën kundër agresionit rus.

"Ne e dimë se kjo është një kohë sfiduese, por ne gjithashtu e dimë se në një afat të shkurtër ndihma tani është në rrugë e sipër", tha sekretari Blinken. "Një pjesë e saj tashmë ka arritur. Me shume do të vijë dhe kjo do të bëjë një ndryshim të vërtetë kundër agresionit të vazhdueshëm rus”. Vizita e sekretarit Blinken përfshin gjithashtu bisedime me kryeministrin Denys Shmyhal dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, si dhe një fjalim në Kiev.

Shtetet e Bashkuara të premten njoftuan dërgimin e një pakete armësh dhe pajisjesh prej 400 milionë dollarësh. Shtëpia e Bardhë tha të hënën se po bën "çdo gjë" që është e mundur të për të përshpejtuar dërgimin e armëve në Ukrainë për të luftuar kundër ofensivës tokësore ruse në rajonin e Kharkivit.

"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore, si ne, ashtu edhe aleatët tanë", u tha gazetarëve këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, duke shtuar se një paketë e re armësh do të shpallet "në ditët në vijim".

Më të pakta në numër dhe më pak të armatosura, forcat ukrainase po presin por ndihmën shumë të nevojshme ushtarake amerikane. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se shkatërroi 25 raketa ukrainase mbi rajonin e Belgorodit, që shtrihet në anën ruse të kufirit nga Kharkivi. Vyacheslav Gladkov, guvernatori rajonal i Belgorodit, tha të martën në rrjetin Telegram se një person u plagos dhe më shumë se 20 shtëpi u dëmtuan gjatë sulmit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë të martën se shkatërruan 18 dronë rusë të nisur gjatë natës mbi rajonet ukrainase Cherkasy, Donetsk, Kherson, Khmelnytskyi, Kirovohrad, Kiev dhe Zaporizhzhia./ VOA

volodymy zelensky dhe antony blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj