LIVE UPDATES
Bota

Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Koresë së Jugut, Koreja e Veriut ka dërguar mbi 10 mijë trupa dhe sisteme konvencionale armatimi në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë. Ekzistojnë shqetësime që Rusia mund t’i japë Koresë së Veriut teknologji të avancuar armatimi në këmbim.

6 Janar 2025, 18:17 Nga N.F
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet
Takimi

SEUL- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi të hënën shqetësimet mbi thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut, duke e quajtur bashkëpunimin e tyre “të ndërsjellë”. Sekretari Blinken tha se Koreja e Veriut “tashmë po merr pajisje ushtarake dhe stërvitje nga Rusia”.

“Kemi arsye për të besuar se Moska ka për qëllim të ndajë teknologji të avancuar hapësinore dhe satelitore me Phenianin dhe se (Presidenti rus) Putin është pranë vendimit që do t’i jepte fund politikës shumë dekadëshe të Rusisë dhe të pranojë programin e armëve bërthamore” të Koresë së Veriut, deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp, në vizitën e tij të fundit ndërkombëtare si sekretar shteti.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Koresë së Jugut, Koreja e Veriut ka dërguar mbi 10 mijë trupa dhe sisteme konvencionale armatimi në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë. Ekzistojnë shqetësime që Rusia mund t’i japë Koresë së Veriut teknologji të avancuar armatimi në këmbim.

Në prag të vizitës së Sekretarit Blinken në Korenë Jugore, Koreja e Veriut hodhi një raketë balistike, e cila përshkoi një trajektore prej 1,100 kilometrash para se të binte në detin ndërmjet Gadishullit korean dhe Japonisë, sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, të cilët thanë se Koreja e Veriut po zgjeron testimin e armëve të saj vetëm disa javë para se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ta fillojë zyrtarisht mandatin.

Sekretari Blinken e dënoi veprimin e Koresë së Veriut dhe tha se ai “përbën edhe një shkelje të rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Vizita e tij vjen po ashtu në një periudhë të trazirave politike në Korenë e Jugut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon Suk Yeol dhe shkarkimit të tij nga parlamenti në muajin dhjetor. Sipas ekspertëve, kjo situatë e ka vënë Korenë e Jugut në një pozitë të pafavorshme në prag të kthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tyre, trazirat politike ekspozuan brishtësinë e sistemit demokratik të Koresë së Jugut në një shoqëri të përçarë.

“Ne kishim shqetësime serioze për disa nga veprimet që ndërmori Presidenti Yoon dhe këto ia kemi bërë të ditura qeverisë”, deklaroi Sekretari Blinken. “Njëkohësisht, ne kemi besim të madh në qëndrueshmërinë e demokracisë së Koresë së Jugut, në fuqinë e institucioneve të saj dhe në përpjekjet që po i bën për zgjidhur në mënyrë paqësore për dallimet përmes atyre institucioneve, në përputhje me kushtetutën dhe sundimin e ligjit”.

Paralajmërimi i Koresë së Veriut para kthimit të Trumpit

Në konferencën e fundvitit, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u zotua të zbatojë politikën “më të rreptë” anti-amerikane dhe kritikoi përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Seulin dhe Tokion, të cilën ai e përshkroi si “blloku ushtarak bërthamor i agresionit”.

Mediat koreano-veriore nuk kanë dhënë hollësi mbi planet e Kim dhe nuk bënë ndonjë koment specifik për Trump. Gjatë mandatit të tij të parë, Trump e takoi Kim tre herë për bisedime rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Por një rikthim i shpejt i diplomacisë me Korenë e Veriut ka pak gjasa që të ndodhë me kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pozita e forcuar e Kim – për shkak të arsenalit të zgjeruar bërthamor, thellimit të aleancës me Rusinë dhe zbehjes së zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara – paraqesin sfida të reja në zgjidhjen e ngërçit bërthamor, sipas ekspertëve.

Mbetet e paqartë nëse Trump do të jetë i angazhuar si Presidenti Biden për të forcuar aleancat e Shteteve të Bashkuara në Azi. Gjatë mandatit të tij të parë, Trump është ankuar rreth kostos së mbajtjes së 28,000 trupave amerikane në Korenë e Jugut për të zmbrapsur kërcënimet e Koresë së Veriut dhe vazhdimisht ka kërkuar që Koreja e Jugut të rrisë kontributet në fushën e mbrojtjes. Në Seul ka shqetësime se qasja e Trump “Amerika e para” mund të dëmtojë interesat e Koresë së Jugut në tregti përmes rritjes së tarifave dhe masave të tjera./VOA

kore e jugut antony blinken rusia

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit