19 Mars 2024, 07:58
Nga M.B
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita që do të zhvillojë në Lindjen e Mesme ka disa qëllime, përfshirë arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe lirimin e pengjeve. Kjo vizitë, sipas tij, do të jetë “për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale”.
Blinken do të qëndrojë gjatë kësaj jave në Lindjen e Mesme, tha më herët gjatë së martës Departamenti amerikan i Shtetit. Kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt, ku do të takohet me udhëheqës të lartë të të dyja shteteve. Më shumë ndihmë humanitare në Gazë, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze pasi lufta të përfundojë do të jenë në agjendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftës janë vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë./ REL
lufta izrael-palestine
Bota
19 Mars 2024, 07:43
M.B
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së ...
Bota
19 Mars 2024, 07:30
M.B
Donald Trump
SHBA- Një gjykatës hodhi poshtë të hënën një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump pë...
Bota
19 Mars 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli goditi të martën në orët e para të mëngjesit me raketa drejt disa objektivave ushtara...
Bota
18 Mars 2024, 22:47
E. D
GJERMANI- Goditja energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në kolapsin më të madh të standardeve të je...
Bota
18 Mars 2024, 22:43
E. D
Jens Stoltenberg
RUSI- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin “as t&eum...
Bota
18 Mars 2024, 21:56
E. D
MBRETËRIA E BASHKUAR- Oqeanet e botës tani kanë përjetuar një vit të tërë të nxehtësisë së paprece...
Bota
18 Mars 2024, 21:42
S.N
Josep Borell
BRUKSEL- Nevoja për të ndihmuar Gazën në çdo mënyrë të mundshme është nënvizuar nga P...
Bota
18 Mars 2024, 21:26
S.N
Foto Ilustrim
HAITI- Më shumë se 10 trupa të vdekur u hoqën me ambulancë nga lagjja e pasur e kryeqytetit të Haitit n&e...
Bota
18 Mars 2024, 21:17
E. D
AFRIKA E JUGUT- Punonjësi i një kopshti zoologjik në Afrikën e Jugut për pak sa nuk mbeti pa organin gjenital, kur krokodili gjigant ...
Bota
18 Mars 2024, 21:07
S.N
Vedant Patel
SHBA- Washingtoni ka njoftuar se votimi që çoi në rinovimin e mandatit të Vladimir Putin nuk ishte i lire dhe ...