Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Jashtme e ruse konfirmoi të dielën se Blinkeni dhe Lavrovi diskutuan arrestimin e gazetarit amerikan, në një telefonatë që u iniciua nga SHBA-ja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar lirimin e gazetarit të arrestuar të Wall Street Journal - në një telefonatë të rrallë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Lavrov tha se SHBA-ja nuk duhet ta politizojë arrestimin. Gazetari amerikan, Evan Gershkovich, u arrestua të premten me akuzën për spiunazh. Wall Street Journal i ka mohuar këto akuza.
Ministria e Jashtme e ruse konfirmoi të dielën se Blinkeni dhe Lavrovi diskutuan arrestimin e gazetarit amerikan, në një telefonatë që u iniciua nga SHBA-ja.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinkeni përcolli "shqetësim të madh për ndalimin e papranueshëm të një gazetari amerikan nga Rusia".
Lavrov u përgjigj duke përsëritur pretendimet e Rusisë se Gershkovich u kap "në flagrancë duke u përpjekur të merrte informacion të klasifikuar" dhe se çështja e tij do të trajtohet nga gjykatat ruse, thuhet në një deklaratë të MPJ-së ruse.
Gjatë telefonatës, Blinkeni kërkoi gjithashtu lirimin e shtetasve të tjerë amerikanë të arrestuar në Rusi, duke përfshirë ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, i cili gjithashtu mbahet nën akuzat për spiunazh për më shumë se pesë vjet.
Gershkovich, 31 vjeç, është korrespondent i njohur në Moskë i Wall Street Journal. Gazeta humbi çdo kontakt me të të mërkurën pasdite, pas së cilës u zbulua se ai u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) - agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike.
FSB pretendoi se kishte ndaluar "aktivitetet e paligjshme" dhe se gazetari ishte arrestuar "duke vepruar sipas udhëzimeve të SHBA-së". Spiunazhi në Rusi mund të dënohet deri në 20 vjetë burgim.
Arrestimi i Gershkovich është dënuar nga gazetarët në mbarë botën. Në një letër drejtuar ambasadorit rus në SHBA, Anatoli Antenov, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e quajti arrestimin e Gershkovich "të pajustifikuar dhe të padrejtë". Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit shkaku i luftës në Ukrainë./REL
Zjarrefikesit GREQI- Banesa e një pronari gazete në zonën e Pefkiut, është përfshirë nga flakët. Sipas mediave...
Shperthimi RUSI- Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka lënë të vdekur një bloger të...
Aplikacioni KINË- Është një nga aplikacionet më të njohura të blerjeve në Kinë, që shet veshje, send...
Jakov Milatoviç dhe Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Pas fitores së thellë të Jakov Milatoviç, Mali i Zi ka shpërthyer n...
Vladen Tatarsky RUSI- Një shpërthim në Shën Petersburg në një lokal që dikur ishte në pronësi të oli...
Petteri Orpo FINLANDË- Opozita e krahut të djathtë të Finlandës fitoi zgjedhjet këtë të dielë, duke mposhtur k...
Kosovë KOSOVË-Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendi i tij dënon “djegien kriminale t&eum...
Donald Trump Të martën zoti Donald Trump do të dalë para një gjykatësi në Manhatan, duke shënuar rastin e parë...
Asa Hutchinson SHBA- Ish-guvernatori i shtetit të Arkansasit, republikani Asa Hutchinson, njoftoi të dielën se do të kandidojë p&e...
Jakov Milatoviç dhe gruaja e tij, Milena MALI I ZI- Ai është Presidenti më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Malin e Zi. J...