LIVE UPDATES
Bota

Republikani Asa Hutchinson shpall kandidaturën për president

Ai nënshkroi disa ligje për kufizimin e abortit, duke përfshirë një ndalim të procedurës që hyri në fuqi vitin e kaluar, kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara rrëzoi atë që njihej si rasti “Roe kundër Wade”.

2 Prill 2023, 22:58 Nga DOSJA
Republikani Asa Hutchinson shpall kandidaturën për president
Asa Hutchinson

SHBA- Ish-guvernatori i shtetit të Arkansasit, republikani Asa Hutchinson, njoftoi të dielën se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Jam i sigurt se njerëzit duan udhëheqës që duan më të mirën e Amerikës", tha zoti Hutchinson në një intervistë të transmetuar të dielën për programin "This Week" të televizionit ABC. Ai tha se do ta bënte njoftimin zyrtar për shpalljen e kandidaturës në muajin prill në Arkansas.

“Kam marrë një vendim dhe vendimi im është që do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

72-vjeçari Asa Hutchinson la detyrën në janar, pas tetë vjetësh si guvernator. Ai ka shtuar kritikat e tij ndaj ish-presidentit muajt e fundit, duke e cilësuar rikandidimin e zotit Trump si "skenarin më të keq" për republikanët dhe duke u shprehur se kandidimi i tij ka të ngjarë të shtojë shanset për fitoren e Presidentit Joe Biden në vitin 2024.

Përveç zotit Trump, kandidaturën për president nga radhët e republikanëve e ka shpallur edhe ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB Nikki Haley dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis pritet të hyjë në garë gjatë verës, ndërsa Senatori Tim Scott i Karolinës së Jugut dhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, janë gjithashtu kandidatë të mundshëm.

Zoti Hutchinson, i cili pati një mandat të kufizuar, ka qenë pjese e politikës në shtetin e Arkansasit që nga vitet 1980, kur shteti anonte nga dekomokratët.

Gjatë kohës që sherbeu në Dhomën e Përfaqësuesve, zoti Hutchinson ishte një nga menaxherët në procesin për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bill Clinton. Zoti Hutchinson ka shërbyer si nënsekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të Presidentit Xhorxhe Bush.

Si guvernator ai mbrojti shkurtimin e taksave mbi të ardhurat.

Ai nënshkroi disa ligje për kufizimin e abortit, duke përfshirë një ndalim të procedurës që hyri në fuqi vitin e kaluar, kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara rrëzoi atë që njihej si rasti “Roe kundër Wade”.

Vendimi historik i vitit 1973 “Roe kundër Wade” përcaktonte se gratë kanë të drejtën kushtetuese për të ndalur shtatëzaninë në gjashtë muajt e parë, kur fetusi nuk është në gjendje të mbijetojë jashtë mitrës.

Zoti Hutchinson, megjithatë, ka thënë se i vjen keq që ligji nuk përfshin përjashtime për rastet e përdhunimit ose inçestit.

Vitin e kaluar zoti Hutchinson u përball me zemërimin e zotit Trump dhe një pjesë të republikanëve kur vuri veton ndaj legjislacionit që ndalonte trajtimin mjekësor për fëmijët që duan të ndryshojnë gjini.

Për shkak të vetos, ish-Presidenti Trump e quajti zotin Hutchinson një "RINO", “gjoja republikan” .

Megjithëse ish-guvernatori ka mbështetur politikat e zoti Trump, ai është bërë gjithnjë e më kritik ndaj retorikës së ish-presidentit dhe pretendimeve për manipulime në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai tha se thirrja e zotit Trump për të anashkaluar disa pjesë të Kushtetutës për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, e dëmtoi vendin.

Zoti Hutchinson zemëroi kundërshtarët e dënimit me vdekje në vitin 2017, kur urdhëroi tetë ekzekutime gjatë një periudhe dy-javore. Shteti përfundimisht kreu katër ekzekutime.

Ish-guvernatori njihet më shumë për artin e të folurit sesa për fjalimet e zjarrta. Në vend që të kundërshtojë kritikët në rrjetin Twitter, ai poston vargje biblike çdo të dielë në mëngjes.

Marrë nga VOA

asa hutchinson

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet