LIVE UPDATES
Bota

Borrell: Lavrov në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Kështu ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Shkup përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina e samitit të OSBE-së, që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në kryeqytetin maqedonas.

29 Nëntor 2023, 22:07 Nga a.l
Borrell: Lavrov në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia
Dimitar Kovaçevski dhe Josep Borrell

SHKUP- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar dhe duhet t’ia përcjellë mesazhet Kremlinit.

Kështu ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Shkup përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina e samitit të OSBE-së, që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në kryeqytetin maqedonas.

Në samit do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili pritet të mbërrijë në Shkup sonte.

“Ky është një rast i mirë që ai [Sergei Lavrov] të dëgjojë nga pjesëmarrësit e këtij takimi pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t'i thotë zotit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, tha Borrell, duke iu referuar pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione masive dhe të papara kundër Rusisë, pasi ajo e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Ato përfshijnë sanksione ekonomike, sanksione individuale dhe masa vizash.

Pjesëmarrja e Lavrovit u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, apo 3 orë para dhe 72 orë pas datës së caktuar.

Borrelli tha se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat vendosën ta bojkotojnë samitit për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por edhe Shkupin për vendimin e tij për ta mundësuar pjesëmarrjen e tij.

“Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët, për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, theksoi ai.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se e mirëpret marrëveshjen që Malta të jetë kryesuese e OSBE-së për vitin 2024.

“Përkundër të gjitha vështirësive në të cilat jetojmë, OSBE-ja mbetet partnere e rëndësishme dhe forum për shkëmbime në Bashkimit Evropian. Ne e vlerësojmë shumë rolin e OSBE-së, në veçanti në kohëra të këtilla. OSBE-ja është platforma e vetme ku arkitektura dhe siguria e përbashkët evropiane duhet të diskutohet, përkundër përpjekjeve të Rusisë që ta rrënojë këtë organizatë, parimet themelore të saj dhe sigurinë e përhershme”, ka thënë Borell.

Në Shkup qëndroi sot edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani. Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, ai do të largohet nga Maqedonia e Veriut qysh sonte pas një darke pune të organizuar në margjinat e samitit të OSBE, duke shmangur çfarëdo takimi të mundshëm më shefin e diplomacisë ruse.

Burime nga OSBE-ja bënë me dije se delegacioni rus mund të ketë deri në 85 persona, përfshirë mjekun personal të ministrit të Jashtëm, zëvendësin e tij, Aleksandr Grushko, zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, personelin e sigurisë dhe 24 gazetarë rusë.

Në një intervistë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë, Osmani i hodhi poshtë vlerësimet se Rusia ka fituar duke votuar që Malta të jetë vendi kryesues i organizatës më 2024, pasi Moska i vuri veto Estonisë, shtet anëtar i NATO-s.

Në takimin e mëparshëm ministror të OSBE-së, që u mbajt dhjetorin e kaluar në qytetin polak, Lloxh, Polonia nuk e lejoi praninë e Lavrovit.

Varshava, udhëheqëse e OSBE-së në vitin 2022, vuri në dukje se Lavrov ishte në listën e sanksioneve të BE-së, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që kishte nisur në shkurt të atij viti./ REL

dimitar kovaçevski josep borrell

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj