20 Mars 2023, 19:59
Nga I.A
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, ka folur për dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë–Serbi. Në një konferencë për media pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Borrell ka thënë se kjo marrëveshje krijon një status-quo të re.
“I kam njoftuar ministrat për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Është arritje e madhe në procesin e normalizimit mes tyre. Krijon një status-quo të re në dialog. Më nuk do të jemi në gjendje të menaxhimit të krizave, shpresoj së paku, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më 27 shkurt. Këto marrëveshje kanë hyrë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk kishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, ka thënë Borrell.
Teksa pyetet për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se nuk do të plotësojë ato provizione që cenojnë interesat kombëtare, Borrell ka thënë se të gjitha obligimet duhet të përmbushen.
“Marrëveshjet duhet të përmbushen, me një kalendar të caktuar. Kalendari kërkon që secila palë të bëjë pjesën e vetë. Nuk fillon të ndërtosh shtëpi nga kulmi, por nga gjërat më urgjente. Gjërat më urgjente fillimisht, disa janë shumë urgjente. E thashë shumë qartë në aneks, thuhet se Kosova është e përkushtuar që menjëherë të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka disa përkushtime që do të monitorojmë nga afër se si palët i plotësojnë. Gjitha janë pjesë integrale e asaj që është arritur”, tha ai.
Takimi në Ohër
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
josep borrell dialogu kosove-serbi
Bota
20 Mars 2023, 19:49
I.A
Policia amerikane
SHBA- Dy studentë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri jashtë një shkolle të ...
Bota
20 Mars 2023, 19:42
I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tre janw objekt...
Bota
20 Mars 2023, 19:31
I.A
Emmanuel Macron
FRANCË- Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron i mbijetoi sot një votimi mosbesimi me vetëm nëntë...
Bota
20 Mars 2023, 19:18
I.A
Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu
GREQI- Ministri grek i jashtëm Nikos Dendias ka komentuar në Greqi takimin me homologun turk Mevlu...
Bota
20 Mars 2023, 18:30
f.i
ITALI- Këshilli i Ministrave italianë ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e urës mbi ngushticën e Mesinës, e...
Bota
20 Mars 2023, 18:11
I.A
Mbledhja e Kurtit
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për bisedimet e Ohrit ambasadorët e akredituar në Kosov...
Bota
20 Mars 2023, 18:00
I.A
PE
KOSOVË- Një nga institucionet e Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, pritet të votojë për vizat më 18 prill, sipas dra...
Bota
20 Mars 2023, 17:29
I.A
Credit Suisse
ZVICËR- Marrja e detyruar e Credit Suisse nga UBS në këmbim të një bordi së bashku me dhënien e garan...
Bota
20 Mars 2023, 17:47
k.m.
Antony Blinken
UASHINGTON- Vjen reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinpin...
Bota
20 Mars 2023, 17:17
I.A
Breshkat
SHBA- Kafsha më e vjetër në kopshtin zoologjik të Hjustonit është gjithashtu babai i saj më i ri. Në ...