Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aty Kurti ndër tjerash ka deklaruar se në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për bisedimet e Ohrit ambasadorët e akredituar në Kosovë, gjatë një takimi, të hënën. Aty Kurti ndër tjerash ka deklaruar se në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes. Kreu i ekzekutivit ka folur po ashtu edhe për synimin e Kosovës për tu bërë pjesë e Këshillit të Evropës.
“Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë. Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur,” tha Kurti.
“Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme”, thuhet nga Kryeministria.
Takimi në Ohër
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
PE KOSOVË- Një nga institucionet e Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, pritet të votojë për vizat më 18 prill, sipas dra...
Credit Suisse ZVICËR- Marrja e detyruar e Credit Suisse nga UBS në këmbim të një bordi së bashku me dhënien e garan...
Antony Blinken UASHINGTON- Vjen reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinpin...
Breshkat SHBA- Kafsha më e vjetër në kopshtin zoologjik të Hjustonit është gjithashtu babai i saj më i ri. Në ...
Policia greke GREQI- Dy dorezat, të cilat autorët e vjedhjes i harruan në magazinën e pronarit të një kompanie nd&e...
Amazon SHBA- Amazon planifikon të eliminojë 9,000 vende të tjera pune në javët e ardhshme. Kwtw e tha CEO Andy Jassy në nj&e...
Amazon NJU YORK- Amazon po shkurton 9,000 vende pune të tjera. Lajmin e dha CEO i kompanisë Andy Jassy. Shkurtimet e fundit vijnë pas...
Gabriel Escobar BRUKSEL- Kjo nuk është marrëveshje për njohje reciproke, por për normalizim të marrëdhënieve nd&eum...
Dendias dhe Cavashoglu BRUKSEL- Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu njoftuan pas takimit të sotëm në Bruksel, në...
Kurti dhe Vucic SERBI- Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull të shkurtër se si e ka parë opozita në Kosovë, takimin ...