Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas tij, tregtia në mes të Kinës dhe Evropës është aq e madhe, prandaj shkëputja, edhe po të donte dikush, nuk është e mundshme.
Pavarësisht tensioneve me Pekinin, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka përjashtuar mundësinë e ndonjë shkëputjeje ekonomike nga Kina.
“Askush nuk po flet për një shkëputje të ekonomisë së Bashkimit Evropian nga ekonomia kineze”, ka thënë Borrell të shtunën në Pekin.
Sipas tij, tregtia në mes të Kinës dhe Evropës është aq e madhe, prandaj shkëputja, edhe po të donte dikush, nuk është e mundshme.
Mes tjerash, Borrell ka thënë se qëllimi është që të zvogëlohet “varësia e tepruar”.
Borrell e ka arsyetuar qasjen e BE-së me mësimet nga e kaluara, duke e përmendur se pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit është vërtetur se “asnjë gramë” i paracetamolit nuk prodhohet më në Evropë, për shkak të prodhimit të huaj.
Kina është prodhuese e madhe e shumë ilaçeve, “mirëpo duhet të shumëfishohen burimet e furnizimit”, ka thënë Borrell, duke e quajtur këtë hap si “parandalues”.
Kina është duke e bërë të njëjtën gjë, ka thënë ai.
BE-ja përbën tregun më të rëndësishëm për eksportet e Kinës.
Megjithatë, marrëdhëniet në mes të Brukselit dhe Pekinit janë përkeqësuar për shkak të hetimeve të vazhdueshme të bllokut evropian në subvencionet kineze për prodhuesit e makinave elektrike.
BE-ja synon të hetojë edhe subvencionet kineze në kompanitë e çelikut.
Në të dyja rastet, BE-ja vlerëson se Kina po u ofron kompanive të saj përparësi të padrejta në tregun e BE-së, pasi ato mund t’i shesin produktet e tyre me çmime më të ulëta sesa konkurrentët evropianë./REL
foto ilustruese KOSOVË- Numri i personave të helmuar nga ushqimi në një lokal në Malishevë ka arritur në 63. Tre prej t...
Ursula Von der Leyen IZRAEL- Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metsola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur. Ata u detyruan...
Palestinezët janë duke ikur edhe të shtunën nga shtëpitë e tyre në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë urdhër gjys...
Louise Glick SHBA- Poetja amerikane dhe fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë Louise Glick ka vdekur në moshën 80-vje&ccedi...
Policia KOSOVË- Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi rrethanat e vdekjes së fëmijës, që u gjet i vdekur një natë ...
Urdhri i Izraelit për të larguar 1.1 milionë palestinezë nga Gaza veriore është “i rrezikshëm dhe i egër”,...
SHBA- Ligjvënësit republikanë zgjodhën përmes një votimi të premten zotin Jim Jordan si kandidatin e tyre të ri pë...
Diamanti vazhdon të jetë i pëlqyer për t’u vënë si unazë në gisht ose për t’u varur si gjerdan. Vler...
Nëse mendonit se Lindja e Mesme ishte në stanjacion, mendohuni sërish. Ekonomitë e Gjirit Persik, në fakt janë ndër më...
Krenar Lloga SHKUP- Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga thotë se ndryshimet kushtetuese, të cilat jan&...