11 Tetor 2022, 17:23
Nga I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kusht statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, kanë treguar disa burime në Bruksel për Radion Evropa e Lirë. Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të prezantojë më 12 tetor paketën e zgjerimit, bashkë me raportet veç e veç për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.
Burimet brenda BE-së kanë konfirmuar se Komisioni Evropian do të dalë me rekomandimin që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mirëpo me disa kushte. Këto kushte besohet se datojnë nga viti 2019, kur Komisioni Evropian ka prezantuar qëndrimet e veta lidhur me gatishmërinë e Bosnjës për të fituar këtë status.
Në raportin e Komisionit Evropian për këtë vit – sipas dokumentit që ka parë Radio Evropa e Lirë – Bosnja nuk ka shënuar përparim në fushat kyçe. Vlerësime të ngjashme ndër vite janë konsideruar arsye pse komisionarët kanë qenë kundër dhënies së statusit të kandidatit për Bosnjën.
Paketa e zgjerimit duhet të miratohet nga Komisioni Evropian më 12 tetor, duke përfshirë presidentin dhe nën-presidentët e këtij institucioni. Viteve të fundit, në BE nuk është diskutuar shumë që Bosnja të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Mirëpo kjo çështje është aktualizuar pasi Komisioni Evropian ka rekomanduar për Ukrainën statusin e vendit kandidat, duke u bazuar në “mirëkuptim” që ky shtet më pas të plotësojë kushtet e duhura.
Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, statusi kandidat i një shteti shqyrtohet dhe miratohet nga shtetet anëtare të BE-së, në nivel të qeverive. Në rast se Bosnja e merr statusin e kandidatit, Kosova do të mbetet i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka kërkuar formalisht anëtarësim në BE, ndonëse blloku evropian përsërit se “Kosova ka perspektivë evropiane”.
Marrë nga REL
ke
Bota
11 Tetor 2022, 16:55
I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të vazhdojë me stërvitjet rutinë vjetore t&eu...
Bota
11 Tetor 2022, 16:27
k.m.
Foto ilustruese
Gjermania dhe Italia do të rrëshqasin në recesion vitin e ardhshëm, duke u bërë ekonomitë e para të...
Bota
11 Tetor 2022, 16:26
k.m.
Meta
Rusia e ka shtuar gjigantin teknologjik amerikan, Meta në listën e organizatave “terroriste dhe ekstremiste”, sipas databazë...
Bota
11 Tetor 2022, 16:25
I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë të martën se ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mund...
Bota
11 Tetor 2022, 16:12
e.k
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “Ukraina e ka momentumin” n&eum...
Bota
11 Tetor 2022, 15:43
e.k
Sergei Surovykin
RUSI- Sulmet e djeshme ajrore ruse në të gjithë Ukrainën mbanin nënshkrimin e gjeneralit Sergei Surovyk...
Bota
11 Tetor 2022, 15:15
I.A
Caroline Crouch
FILIPINE- Lidia e vogël, vajza e të ndjerës Caroline dhe Babis Anagnostopoulos, mësohet se ndodhet në Filipine, ko...
Bota
11 Tetor 2022, 14:30
e.k
OKB
HAITI- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin pasi konfirmimit të 16 vdekjeve që vijnë si pasojë e kolerës....
Bota
11 Tetor 2022, 14:13
d.a.
Maia Sandu
MOLDAVI- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, i bëri thirrje Qeverisë që t’i japë fuqi të posaçme for...
Bota
11 Tetor 2022, 14:02
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë marrë mesaz...