LIVE UPDATES
Bota

Presidentja moldave kërkon shtypjen e protestave pro-ruse

Protestat që nisën më 19 shtator janë organizuar nga Partia Shor, e afërt me Rusinë. Lideri populist i kësaj partie, Ilan Shor, ka ikur nga shteti më 2019, pasi u dënua me dy vjet burgim për pastrim parash. Disa nga protestuesit kanë ngritur tenda jashtë Parlamentit dhe ndërtesës së Presidencës, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë pro-perëndimore të Sandus. Ata po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre për rritjen e çmimeve.

11 Tetor 2022, 14:13 Nga d.a.
Presidentja moldave kërkon shtypjen e protestave pro-ruse
Maia Sandu

MOLDAVI- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, i bëri thirrje Qeverisë që t’i japë fuqi të posaçme forcave të sigurisë që të shtypin protestat, që sipas saj, synojnë instalimin e një udhëheqjeje pro-ruse.

Protestat që nisën më 19 shtator janë organizuar nga Partia Shor, e afërt me Rusinë. Lideri populist i kësaj partie, Ilan Shor, ka ikur nga shteti më 2019, pasi u dënua me dy vjet burgim për pastrim parash. Disa nga protestuesit kanë ngritur tenda jashtë Parlamentit dhe ndërtesës së Presidencës, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë pro-perëndimore të Sandus. Ata po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre për rritjen e çmimeve.

Sandu i kërkoi Qeverisë më 11 tetor që të ndryshojë ligjin për t’iu dhënë më shumë fuqi agjencive të zbatimit të ligjit, duke shtuar se “disa aktorë brenda administratës lokale po sabotojnë stabilitetin e shtetit”. Këto deklarata duket se janë referencë për kryetarin e Kishinjevit, Ion Ceban, anëtar i Partisë Socialiste të ish-presidentit Igor Dodon. Ky i fundit ka mbështetjen e Rusisë.

Deklarata e presidentes moldave erdhi pasi Ceban më 10 tetor përdori makinat e komunës për të bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit, në mbështetje të protestuesve pro-rusë që kanë bllokuar bulevardin duke vendosur tenda.

“Tradhtia ndaj atdheut do të dënohet rëndë. Ata që mbjellin panik dhe dëshirojnë luftë do të dënohen sipas ligjit”, tha Sandu.

Ajo tha se protestuesit “i kanë premtuar Moskës se do të krijojnë një qeveri që do të jetë besnike ndaj Rusisë”. Sandu e kishte mposhtur Dodonin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Moldavia, që gjendet në kufi me Rumaninë dhe Ukrainën, ka shtyrë përpara politika pro-perëndimore, duke përkeqësuar raportet me Moskën. Sandu ka dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, teksa Rusia ka kërcënuar Moldavinë se do të ndërpresë furnizimet me gaz për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pagesën e energjisë.

Pas nisjes së pushtimit, Moldavia, një prej shteteve më të varfra të Evropës, është ftuar që të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, së bashku me Ukrainën.

“Ne po bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në shtetin tonë”, tha ajo. “Por, presioni ndaj nesh po rritet dita-ditës. Ka më shumë përpjekje për ta destabilizuar situatën dhe për të krijuar ndarje mes nesh”, tha Sandu.

Frika se konflikti në Ukrainë mund të zgjerohet është rritur, pasi ka shqetësime se Moska mund të tentojë të krijojë një korridor tokësor përmes Ukrainës jugore për në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transniestër. Rusia ka afër 1.500 ushtarë në Transniestër, të cilët thuhet se ruajnë një depo të madhe armësh të epokës sovjetike./REL/

maia sandu protestat pro-ruse ne moldavi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët