Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Osmani tha se OSBE-ja në 50 vjetët e ekzistimit të saj po përballet me krizë të thellë pasi nga viti 2021 ka buxhetin e bllokuar ndërsa nuk ka arritur të zgjedhë as drejtuesit në disa pozita kyçe.
SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kërkuar që të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet në fund të nëntorit në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Shkupi është duke kryesuar OSBE-në. Kërkesën për pjesëmarrje të kryediplomatit rus e konfirmoi më 6 nëntor shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, i cili tha se ka marrë një letër nga ministri i Jashtëm i Rusisë, përmes së cilës Lavrov ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së.
“Kam marrë një letër para disa ditësh nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë në të cilën ai ka theksuar kërkesën për të siguruar praninë e tij në Shkup. Ka disa sfida rreth kësaj kërkese, sepse hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve tanë është e mbyllur për fluturimet shtetërore ruse, prandaj këtu duhet të bëhen disa përpjekje logjistike... Ndryshe, si rregull, të gjitha vendet anëtare duhet të marrin pjesë në këtë Këshill të OSBE-së, por kjo do të varet nga vendimet që do të merren në ditët në vijim. Shpresoj që të gjithë të arrijmë të jemi në Shkup”, tha Osmani.
Osmani tha se OSBE-ja në 50 vjetët e ekzistimit të saj po përballet me krizë të thellë pasi nga viti 2021 ka buxhetin e bllokuar ndërsa nuk ka arritur të zgjedhë as drejtuesit në disa pozita kyçe. Veç kësaj, për shkak të bllokadës ruse, ende nuk ka një shtet kryesues për vitin 2024.
"Agresioni kundër Ukrainës u shkaktua nga vetë organizata [Rusia, që është anëtare e OSBE-së], kështu që niveli i besimit midis vendeve pjesëmarrëse është në nivelin historik të ulët dhe vendimet e marra në OSBE nuk mund të merren me konsensus - jo vetëm vendimet politike, por edhe për funksionet themelore të organizatës, dhe për herë të parë ne po përballemi me mungesën e kryesuesit për vitin e ardhshëm”, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në Këshillin Ministror në Shkup që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha sse shpreson se do të vijnë ministrat e shteteve më të fuqishme në botë – Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë.
Marrë nga REL
Ushtria e Taivanit SHBA-Kur presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi kohët e fundit një grant prej 80 milionë dollarësh për T...
New York Times SHBA- Një shkrimtare e revistës New York Times, e vlerësuar me çmime, dha dorëheqjen nga botimi të premten p...
Donald Trump SHBA- Donald Trump të hënën arriti në gjykatën në Nju Jork, për të dhënë dëshmi në...
Hamas GAZA- Hamasi i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të dërgojë ...
Petar Petkoviç SERBI- Kryenegociatiori i Serbisë në dialog me Kosovën, Petar Petkoviç tha se Kosova e ka refuzuar ftes&e...
Hossein Amirabdollahian IRAN- Ministri i Jashtëm iranian ka pretenduar se SHBA i dërgoi një mesazh Iranit në tre ditët ...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 6 nëntor se është i bindur që do të ket&...
Narges Mohammadi IRAN-Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi nisi një grevë urie këtë të hënë,...
Saturni SHBA-Saturni, planeti i gjashtë në sistemin tonë diellor është i njohur për unazat e tij spektakolare dhe ikonike.&n...
Millan Radoiçiq Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Pu...