LIVE UPDATES
Bota

CIA e pranon se puçi që e mbështeti më 1953 në Iran ishte jodemokratik

Zyrtarët e CIA-s e kanë përshkruar si jodemokratik puçin e vitit 1953, i cili e rrëzoi kryeministrin e Iranit dhe i vuri themelet e sundimit të shahut Mohammad Reza Pahlavi.

12 Tetor 2023, 20:29 Nga I.A
CIA e pranon se puçi që e mbështeti më 1953 në Iran
Mohammad Mossadegh

Duke zbardhur hollësi të reja të njërit prej operacioneve më të famshme të CIA-s – tërheqja e fshehtë e gjashtë diplomatëve amerikanë të cilët i shpëtuan kapjes së Ambasadës amerikane më 1979 në Iran – agjencia e inteligjencës ka pranuar për herë të parë diçka tjetër, po ashtu.

Zyrtarët e CIA-s e kanë përshkruar si jodemokratik puçin e vitit 1953, i cili e rrëzoi kryeministrin e Iranit dhe i vuri themelet e sundimit të shahut Mohammad Reza Pahlavi. Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë komente të ngjashme në të kaluarën, por CIA e pranoi këtë për herë të par tani gjatë një podkasti për historinë e agjencisë në një kohë kur pjesa më e madhe e historisë zyrtare të puçit mbahet ende e fshehtë edhe 70 vjet pas puçit.

Kjo ia bën më të vështirë publikut ta kuptojë një ngjarje e cila jehon edhe sot, duke qenë se tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit vazhdojnë të jenë të larta, për shkak të programit bërthamor të Republikës Islamike, i cili po përparon me shpejtësi, si dhe për shkak të mbështetjes së grupeve militante në Lindjen e Mesme.

“Lidershipi i CIA-s është i përkushtuar të jetë sa më i hapur për publikun që është e mundur”, tha agjencia në një përgjigje për Associated Press (AP).

“Podkasti është pjesë e kësaj përpjekjeje – dhe ne e dinim se, nëse donim ta tregonim këtë histori të jashtëzakonshme, ishte e rëndësishme të tregoheshim transparent për përmbajtjen historike të këtyre ngjarjeve, dhe rolit të CIA-s në të”.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara e përshkroi për AP-në puçin e vitit 1953 si shënimin e “zanafillës së ndërhyrjes së pashtershme të Amerikës në çështjet e brendshme të Iranit”.

“Ky pranim nga SHBA-ja nuk është kthyer kurrë në kompensim apo përkushtim të mirëfilltë për t’u përmbajtur nga ndërhyrjet e tjera në të ardhmen, e as nuk e ka ndryshuar politikën e saj armiqësore karshi Republikës Islamike të Iranit”, tha misioni iranian.

Podkasti i CIA-s, i quajtur “Dosjet e Langlej”, pasi zyrat e saj janë ndodhen në Langlej, Virxhinia, në dy episodet e fundit u përqendrua në historinë e arratisjes së gjashtë diplomatëve amerikanë. Derisa po fshiheshin në shtëpinë e ambasadorit të Kanadasë në Iran, një ekip i CIA-s i përbërë nga dy burra, u fut në Teheran dhe u ndihmoi atyre të ikin nga Irani derisa pretendonin se ishin pjesë e një ekipi të filmit që merrte informacione për një film fantastiko-shkencor.

Kjo histori, e rrëfyer në filmin “Argo” të regjisorit Ben Affleck, i cili luajti rolin kryesor, po ashtu, ofroi një version të dramatizuar të operacionit të CIA-s, me Affleckun që e luajti oficerin e ndjerë të CIA-s “Tony” Mendez. Podkasti për herë të parë e identifikon oficerin e dytë të CIA-s, i cili e shoqëroi Mendezin, si Ed Johnson. Në të kaluarën, ai njihej publikisht vetëm me pseudonimin “Julio”.

“Të punosh me këta gjashtë persona, ata ishin fillestarë”, kujton Johnson në një intervistë që u transmetua në podkast. “Ata ishin njerëz të cilët nuk ishin të trajnuar për t’i gënjyer autoritetet. Ata nuk ishin trajnuar për të qenë të fshehtë dhe të pakapshëm”.

Por, në podkast, një bisedë tjetër e shkurtër përqendrohet në puçin e 1953-ës.

Në të, zëdhënësi i CIA-s dhe udhëheqësi i podkastit, Walter Trosin, citon pretendimet e historianëve të agjencisë se shumica e aktiviteteve të fshehta të CIA-s në historinë e saj i “përforcuan” qeveritë e zgjedhura nga populli.

“Ne duhet ta pranojmë, megjithatë, se ky është një përjashtim vërtet i madh për atë rol”, tha Trosin për puçin e vitit 1953.

Historiani i CIA-s, Brent Geary, u pajtua.

“Kjo është një nga përjashtimet”, tha Geary.

Shtatë dekada më vonë, puçi i vitit 1953 mbetet debat i nxehtë sot e asaj dite për Iranin, Qeverinë e tij teokratike, historianët dhe të tjerët.

Në televizionin shtetëror iranian u diskutua me orë të tëra për puçin, i cili e rrëzoi kryeministrin Mohammad Mosaddegh, në përvjetorin e tij në qershor.

Në rrëfimin e tyre, një vijë e drejt çon nga puçi deri te Revolucioni Islamik i vitit 1979, i cili e rrëzoi përfundimisht shahun e sëmurë rëndë. Ai ende nxit anti-amerikanizëm i cili ka pasur ndikim të keq në vendimet e marra nga teokracia, qoftë duke e armatosur Rusinë në luftën e saj ndaj Ukrainës, apo duke akuzuar pa prova se Uashingtoni i ndezi protestat e fundit masive, gjithëkombëtare kundër saj.

Nga ana amerikane, përfshirja e CIA-s në puç ishte cilësuar shpejt si sukses i spiunimit në Luftën e Ftohtë, megjithëse historianët kanë debatuar në vitet e fundit se sa shumë ndikim kanë pasur veprimet e agjencisë. Kjo ka bërë, po ashtu, që CIA të kryejë puçe të tjera në vende të tjera, përfshirë në Guatemala, ku veprimi i fshehtë amerikan më 1954 e solli në pushtet një diktator ushtarak dhe e nxiti një luftë civile 40-vjeçare, si pasojë e të cilës u vranë rreth 245.000 njerëz.

Kjo bëri që të ketë rivlerësim politik amerikan të veprimit të CIA-s më 1953 në Iran. Sekretarja e Shtetit e SHBA-së asokohe, Madeleine Albright e pranoi “rolin e rëndësishëm” të CIA-s në puç në vitin 2000.

Presidenti Barack Obama, duke folur në Kajro më 2009, e përshkroi veprimin e CIA-s si diçka që çoi “në rënien e Qeverisë së Iranit të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Por, kjo temë nuk ishte diskutuar nga vetë CIA. Pas shumë viteve të versioneve kontradiktore të puçit në publik dhe në dokumente të klasifikuara, një anëtar i ekipit të historianëve të CIA-s shkroi për operacionin në një gazetë në vitin 1998, me titullin “Zenedebad, Shah!”, në gjuhën farsi – apo në shqip: “Rroftë Shahu!”

Për ta koklavitur edhe më shumë çfarëdo vlerësimi historik, CIA e pranoi vetë se shumë dosje në lidhje me puçin e vitit 1953 janë shkatërruar në vitet ’60.

“Është gabim të sugjerosh se operacioni i puçit është deklasifikuar plotësisht. Pjesë të rëndësishme të regjistrave ende mbahen fshehtë, gjë që vetëm sa e shton hutinë publike dhe nxit mitet për rolin e SHBA-së shumë kohë pasi ndodhi”, tha Malcom Byrne nga Arkivi Kombëtar i Sigurisë.

Marrë nga REL

cia mohammad reza pahlavi ben affleck mohammad mossadegh

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!