12 Tetor 2023, 19:27
Nga f.i
foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive, të cilat po shkelnin çmimin tavan të vendosur vitin e kaluar nga shtetet perëndimore ndaj naftës ruse. Anijet në pronësi të kompanive me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi thuhet se kanë shkelur çmimin tavan të vendosur në dhjetor nga shtetet që bëjnë pjesë në Grupin e Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), Bashkimi Evropian dhe Australia.
Koalicioni vendosi çmimin tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse, me synim që të kufizojë të ardhurat e Moskës nga nafta, para që Rusia mund t’i shfrytëzojë për të financuar pushtimin e saj të Ukrainës.
Anija në pronësi të Lumber Marine, me seli në Emirate, u gjet se ka shkelur politikën e çmimit tavan, tha Departamenti amerikan i Thesarit. Kjo anije ka transportuar naftë të papërpunuar me origjinë ruse në vlerë prej mbi 75 dollarë për fuçi, tha Thesari përmes një deklarate më 12 tetor.
SHBA-ja tha se po ashtu ka sanksionuar korporatën Ice Pearl Navigation me seli në Turqi, pasi tha se një anije e saj kishte transportuar naftë të papërpunuar me një çmim prej më shumë se 80 dollarë për fuçi.
Çmimi tavan ndalon kompanitë perëndimore që të ofrojnë shërbime detare sikurse sigurimi i anijeve, financimi dhe transportimi i eksporteve të naftës ruse me çmim prej më shumë se 60 dollarë për fuçi. Koalicioni ka zbatuar këto sanksione për të kufizuar të ardhurat e Rusisë dhe në të njëjtën kohë duke lejuar që nafta ruse të arrijë në tregje./REL
shba sanksione rusise lufta rusi-ukraine
Bota
12 Tetor 2023, 19:10
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Britania e Madhe do të dërgojë dy anije në Mesdheun Lindor dhe do të fillojë fluturimet e v...
Bota
12 Tetor 2023, 19:11
h.k
Vladimir Putin
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje të mërkurën për negociata midis forcave izraelite dhe palestineze ...
Bota
12 Tetor 2023, 18:43
h.k
Pamje nga globi
KINË-Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një motoçilist profesionist aksioni merr flakë gjatë aksidentit...
Bota
12 Tetor 2023, 18:19
f.i
Mahmud Abbas
IZRAEL- Gjatë një takimi me Mbretin Abdullah të Jordanisë, presidenti plestinez Mahmud Abbas dënoi vrasjen ose a...
Bota
12 Tetor 2023, 18:20
h.k
Rripi Gazes
KINË-Elon Musk dhe Mark Zuckerberg kanë marrë letra edhe nga komisioneri francez i BE-së Thierry Breton. Shefit Ekzekutiv i...
Bota
12 Tetor 2023, 18:09
f.i
foto ilustruese
SIRI- Media shtetërore siriane ka raportuar se nga sulmet ajrore izraelite të enjten janë goditur aeroportet ndërk...
Bota
12 Tetor 2023, 17:50
I.A
Steve Scalise
SHBA- Ligjvënësit republikanë votuan me 113 vota për dhe 99 vota kundër të mërkurën për të ...
Bota
12 Tetor 2023, 17:48
h.k
SHBA-Inteligjenca Artificiale në shërbim të kërkimit të jetës aliene. Dhe në testet e para saktësia e algoritmit ë...
Bota
12 Tetor 2023, 17:22
f.i
Christopher Hill
SERBI- Një 50-vjeçar është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasje...
Bota
12 Tetor 2023, 16:58
f.i
IZRAEL- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojë Izraelin të premten. Gjithashtu edhe Ministrja e Jashtme e Gjerma...