LIVE UPDATES
Bota

Republikanët emërojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Ligjvënësi republikan nga radhët e konservatorëve Matt Gaetz, që mori nismën për shkarkimin e rrëzimit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy javën e kaluar, e vlerësoi përzgjedhjen e republikanëve për të udhëhequr ligjvënësit në Kongresin amerikan...

12 Tetor 2023, 17:50 Nga I.A
Republikanët emërojnë Steve Scalise për kryetar të
Steve Scalise

SHBA- Ligjvënësit republikanë votuan me 113 vota për dhe 99 vota kundër të mërkurën për të emëruar ligjvënësin Steve Scalise për pozitën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherinë Gypson, shumica e ngushtë që republikanët gëzojnë në dhomën e ulët të Kongresit amerikan dhe ndasitë përbrenda partisë së tyre e bëjnë të pasigurt zgjedhjen e zotit Scalise në pozitën e kryetarit.

Ligjvënësi republikan nga radhët e konservatorëve Matt Gaetz, që mori nismën për shkarkimin e rrëzimit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy javën e kaluar, e vlerësoi përzgjedhjen e republikanëve për të udhëhequr ligjvënësit në Kongresin amerikan...

"Rroftë Kryetari Scalise!" tha ai.

Në një takim të zhvilluar pas dyerve të mbyllura të mërkurën, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro kandidaturës së ligjvënësit Steve Scalise, i cili ishte në garë me republikanin tjetër konservator, Jim Jordan.
“Po e shohim se sa e rrezikshme është bota dhe se sa shpejt mund të ndryshojë situata. Duhet të sigurohemi se po u dërgojmë njerëzve përreth botës mesazhin se Dhoma e Përfaqësuesve po punon dhe po përfaqëson popullin,” tha zoti Scalise.

Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të miratojë ligje, përfshirë ndihmën qenësore për Izrael dhe Ukrainë, derisa të ketë zgjedhur kryetar.

“Vendi nuk mund ta përballojë këtë gjendje. Amerikanët nuk mund ta përballojnë. Na duhet një kryetar. Po kalojmë nëpër periudha të rrezikshme. Po përballemi me tre konflikte të mëdha globale dhe nuk mund të mos kemi kryetar në detyrë,” deklaroi Kryetari i Komisionit të Çështjeve me Jashtë, Michael McCaul.

Por votimi është shtyrë për të enjten ndërkohë që zoti Scalise po punon për të siguruar 217 votat që i duhen për t’u zgjedhur kryetar. Ai nuk mund të humbasë më shumë se katër vota republikane, meqë mendohet se të gjithë ligjvënësit demokratë do të votojnë kundër zgjedhjes së tij. Një grup republikanësh thanë se nuk do ta votojnë atë.
Ish kryetari McCarthy u tha republikanëve se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur.

“E di që shumë prej tyre duan të më emërojnë – iu thashë ju lutem mos më emëroni,” tha ai.

Zoti Scalise vazhdon të jetë kandidati i preferuar për këtë pozitë, e treta në hierarkinë politike amerikane. Ai u plagos në një incident në vitin 2017 kur një person hapi zjarr ndaj ligjvënësve ndërkohë që po stërviteshin për një lojë bejzbolli. Ai u shërua dhe vazhdoi punën në udhëheqjen e ligjvënësve republikanë edhe pasi njoftoi në fillim të këtij viti se ishte diagnostikuar me kancer në gjak.

Marrë nga VOA

steve scalise

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd