LIVE UPDATES
Bota

Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Prigozhin u ankua lidhur me furnizimet me municione të luftëtarëve të tij, të cilët kanë luajtur rol kyç në sulmin 10-mujor ndaj qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Më pas, ai kritikoi një kompani private të sigurisë, të themeluar nga gjiganti shtetëror i gazit, Gazprom, duke u ankuar se luftëtarët e kësaj kompanie po zënë pozicione në luftimet afër Bahmutit.

24 Maj 2023, 07:40 Nga I.A
Cilat janë kompanitë mercenare ruse?
Ushtare

UKRAINË- Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagner, kritikoi ashpër komandantët ushtarakë rusë, duke përdorur edhe sharje, përmes një video të publikuar më 9 maj.

Prigozhin u ankua lidhur me furnizimet me municione të luftëtarëve të tij, të cilët kanë luajtur rol kyç në sulmin 10-mujor ndaj qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Më pas, ai kritikoi një kompani private të sigurisë, të themeluar nga gjiganti shtetëror i gazit, Gazprom, duke u ankuar se luftëtarët e kësaj kompanie po zënë pozicione në luftimet afër Bahmutit.

“Ne po shpenzojmë para publike, po mbledhim njerëz, po i dërgojmë ata në grirëse të mishit?”, tha ai në videon e publikuar. “Nënat e tyre do të vijnë dhe do t’iu japin një [sharje] të mirë. Ndaloni këto marrëzira, kjo është luftë!”.

Wagner, që ka fituar famë në vendet sikurse Mali, Sudani dhe Republika e Afrikës Qendrore, tashmë është bërë emër i njohur për ndjekësit e taktikave ushtarake ruse. Por, kompania e Prigozhinit nuk është e vetmja e këtij lloji.

Në këtë tekst mund të mësoni edhe për kompanitë e tjera, më pak të njohura, në industrinë komplekse, por në rritje, të sigurisë private në Rusi: disa prej tyre kanë dërguar ushtarë për të luftuar në Ukrainë, të tjerët kanë fituar famë përmes mënyrave të tyre të veçanta.

Ushtarët nga kompania e njohur si Redut ishin në mesin e ushtarëve të parë që hynë në Ukrainë, sipas ueb-faqes së lajmeve Meduza, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt 2022.

Fjala “redut” në gjuhën ruse ka kuptimin e fortifikimit apo ngritjes së fortifikatave për të forcuar mbrojtjen.

Por, origjina e këtij grupi mercenar daton disa vite më herët: në Siri, sipas të përditshmes në gjuhën ruse, Novaya gazeta. Në këtë shtet, sipas kësaj gazete, ushtarët e këtij grupi është raportuar se kanë qenë të përfshirë në ruajtjen e ndërtesave të ndërtuara nga Stroitransgaz, një kompani e inxhinierisë dhe ndërtimit që fillimisht ishte themeluar nga Gazprom, por më pas u ble nga miliarderi, Gennady Timchenko, që ka lidhje të ngushta me Kremlinin.

Sipas Novaya gazeta, selia e grupit Redut është e vendosur në Kubinka, një qytet në rajonin e Moskës që është afër bazës së Brigadës së 45-të të forcave speciale ajrore të Rusisë.

Ky grup mercenarësh në mënyrë aktive ka rekrutuar ushtarë përmes rrjeteve sociale ruse, duke thënë se kandidatët e interesuar duhet të jenë të paktën 25 vjeç dhe duhet të kenë përvojë në ndonjë specialitet ushtarak apo përvojë në agjencitë e zbatimit të ligjit.

Një kopje e kontratës së Redut-it, që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, nuk përmend Ukrainën apo ndonjë operacion ushtarak që po zhvillohet, por thotë se është kompani ndërtimore e regjistruar në qytetin jugor Rostov-on-Don, jo shumë larg nga pjesët e pushtuara nga Rusia në Donbas të Ukrainës. Në regjistrat e korporatave ruse, megjithatë, nuk jepet asnjë detaj për një korporatë të tillë.

Në kontratë, Redut po ashtu e identifikon veten si Laborator Rajonal për Kërkime Sociale dhe Psikologjike. Ky laborator, në fakt është një njësi e agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë, e njohur me shkurtesë GRU, që zyrtarisht njihet si njësia ushtarake 35555.

Një person, që i ishte bashkuar Redut-it, i tha REL-it se para pushtimit, kontraktorët dërgoheshin në Ukrainë – Rusia ka mbështetur forcat lokale në Donbas që nga viti 2014 – dhe ata paguheshin me para të gatshme, në dollar amerikan. Por, që nga nisja e pushtimit, rrogat janë paguar në rubla.

Pritjet dhe përgjegjësitë nga kontraktorët përfshijnë “ekzekutimin e çdo detyre të posaçme në çdo kohë dhe çdo vend që kërkohet nga punëdhënësi”, thuhet në kontratë.

Një tjetër ish-kontraktor i tha REL-it se ushtarët u nënshtrohen disa trajnimeve në ndërtesën e trajnimeve ushtarake dhe të inteligjencës që gjendet afër qytetit Tambov, në jugperëndim të Rusisë.

Përveç Wagner-it, që përveç famës së keqe, që cili sipas ligjit rus vazhdon të jetë një kompani privat ilegale ushtarake, ka edhe kompani të tjera të armatosura të sigurisë që janë të pranishme në fushëbetejat në Ukrainë, e që nuk janë ilegale.

Ekzistenca edhe e një kompanie private ushtarake, që mbështetet nga Gazprom, është kritikuar nga Prigozhin. Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, më herët gjatë këtij viti autorizoi nëndegën e Gazpromit, Gazpromneft që të krijojë një entitet të tillë nën klasifikimin “kompani private e sigurisë” dhe kompani të tilla janë të legale sipas ligjeve ruse.

Sipas Shërbimit rus të BBC-së, entiteti privat i Gazpromit fillimisht ishte krijuar në qytetin siberian, Omsk, dhe ishte emëruar Gazpromneft Okhrana- apo Sigurimi Gazpromneft. Ky entitet ishte udhëhequr nga Stanislav Bauman, ushtrues i detyrës të drejtorit rajonal të Arkangelskit në Ministrinë e Brendshme.

Sipas deklaratave të Prigozhinit dhe raportimeve të tjera, ka disa entitete private të sigurisë që ekzistojnë nën ombrellën e Gazpromit.

Një, që njihet me emrin Potok, apo “rrjedha”, u vu në qendër të vëmendjes së publikut në prill, kur një grup i kontraktorëve publikuan një video duke u ankuar se nuk kishin furnizime në fushëbetejë. Ata po ashtu u ankuan se u ishte thënë se do të merrnin kontrata zyrtare përmes Ministrisë së Mbrojtjes, por në vend të kësaj ata ishin dislokuar nën autoritetin e kompanisë Redut.

Brigada Don, që ka lidhje me Redut-in, përbëhet nga vullnetarë, shumica prej të cilëve janë kozakë. Brigada është e listuar në sistemin kombëtar të rezervistëve të gatshëm, të njohur si BARS, dhe zyrtarisht është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Një zyrtar i lartë i organizatës kozake, të quajtur Unioni i Luftëtarëve Kozakë të Rusisë dhe Diasporës ka rekrutuar vullnetarë përmes mediave sociale. Një tjetër zyrtar i lartë i grupit është Aleksandr Borodai, një rus i cili zyrtarisht ishte lider i separatistëve në Donbas. Tani ai është anëtar i Parlamentit të Rusisë.

Një ushtar i brigadës Don, i cili u prezantua vetëm me emrin Maksim, i tha Radios Evropa e Lirë se ai iu bashkua kësaj brigade në bazë të kushtit të moshës që ka përcaktuar Redut-i. Por, ai tha se rrogat për kontraktorët në Don dhe në Unionin e Vullnetarëve të Donbasit, paguhen nga kompania Redut.

Ky ushtar tha se disa kontraktorë janë dërguar që t’i bashkohen Redut-it, ku janë krijuar njësitë speciale të brigadës Don. Megjithatë, këta ushtarë zyrtarisht konsiderohen anëtarë të Unionit të Vullnetarëve të Donbasit.

Dhe, sikurse luftëtarët e tjerë të kompanisë Redut, mercenarët e brigadës Don nuk janë të përfshirë në sistemin BARS.

Sipas faqes së Unionit që ka në rrjetin social VKontakte, grupi ka tri batalione që ushtrojnë në qendrën e trajnimeve Kadamovski në rajonin Rostov.

Kompanitë e tjera ushtarake dhe të sigurisë së Rusisë njihen më shumë për aktivitetet në të kaluarën, për aktivitetet jashtë fushëbetejave ukrainase apo për përkrahjen e ideologjive ekstremiste.

Ka data të ndryshme se kur grupi i sigurisë Moran është shfaqur për herë të parë. Sipas dokumenteve të korporatave, që japin detaje nga një raport i vitit 2019 i Fondacionit Amerika e Re, thuhet se kompania ishte inkorporuar në Belize më 2011, që u pasua nga Moska po të njëjtin vit. Materialet reklamuese thonë se ky grup ka ofruar siguri për anijet ruse nga piratët që nga vitet ’90. Në mesin e klientëve më të mëdhenj të grupit Moran është Sovcomflot, kompania më e madhe shtetërore ruse e transportit.

Sipas gazetës nga Shën Petersburgu, Fontanka, Wagner i ka rrënjët nga korpusi Sllav, një kompani private ushtarake që rekrutonte ushtarë më 2013. Një tjetër kompani, me po të njëjtin emër, korpusi Sllav, u shfaq për herë të parë në regjistrat e korporatave në Hong Kong më 2013; dy drejtorët e saj ishin ish-punonjësit e Moran-it, Vadim Gusev dhe Yevgeny Sidorov. Po të njëjtin vit, luftëtarët e korpusit Sllav u shfaqën në Siri me kërkesën e Qeverisë siriane, e cila veçse po përballej me kërcënimin në rritje nga grupe të ndryshme, përfshirë grupin militant Shteti Islamik që kishte marrë nën kontroll disa ndërtesa të naftës.

Pas një beteje ku ishin plagosur disa luftëtarë të korpusit Sllav, Gusev dhe Sidorov u kthyen në Rusi dhe u arrestuan nga Shërbimi Federal i Sigurisë. Një vit më vonë, ata u gjetën fajtorë për udhëheqjen e një kompanie ilegale mercenarësh dhe u dënuar me burgim nga një gjykatë në Moskë.

Një prej krerëve të parë të Wagner-it ishte Dmitry Utkin, një veteran i inteligjencës ushtarake ruse që kishte punuar për grupin Moran dhe më pas edhe për korpusin Sllav.

Një tjetër kompani private, që hulumtuesit ukrainas kanë thënë se ka marrë pjesë në pushtimin rus Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014, ishte korpusi E.N.O.T, i themeluar nga aktivisti nacionalist, Igor Mangushev.

Ushtarët e E.N.O.T. janë parë edhe në Siri, sipas një raporti të vitit 2018 të publikuar nga Instituti polak për Çështje Ndërkombëtare, dhe po ashtu janë përfshirë edhe në operacione paramilitare në Taxhikistan dhe Nagorno-Karabak. Grupi po ashtu ka pasur kampe “patriotike” për të rinjtë në shtete të ndryshme, përfshirë në Serbi, Mal të Zi, Bjellorusi e të tjera.

Më 2018, grupi ishte shënjestruar nga forcat e rendit të Rusisë në rajonin Krasnodar dhe disa anëtarë të tij – disa prej të cilëve ishin oficerë federalë të sigurisë dhe të inteligjencës – u akuzuan për vjedhje dhe zhvatje. Vitin e kaluar, Roman Telenkevich, që ka udhëhequr këtë grup që nga viti 2016, u dënua me 13 vjet burgim për zhvatje, kërcënim dhe akuza të tjera.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll