LIVE UPDATES
Bota

Cilat janë vështirësitë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, VOA: 2 paqartësi që e sfidojnë zbatimin e marrëveshjes

Edward Joseph numëroi siç tha dy paqartësi që e sfidojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

14 Prill 2023, 20:17 Nga k.m.
Cilat janë vështirësitë për zbatimin e
Foto ilustruese

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha të premten se zbatimi i marrëveshjes së arritur muajin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përballet me sfida të mëdha për shkak të paqartësive të asaj rreth së cilës palët janë pajtuar.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë gjatë një debati me temën “Marrëveshja Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë”, e organizuar nga instituti Kipred dhe universiteti “Johns Hopkins”.

Joseph numëroi siç tha dy paqartësi që e sfidojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Paqartësia e vetë marrëveshjes, fakti që janë lënë boshllëqe, që janë elementë që nuk janë specifikuar, hollësi të paspecifikuara që ngritin pikëpyetje dhe nën dy, sigurisht që është statusi i marrëveshjes, fakti që nuk u nënshkrua dhe kontekstualisht fakti që dëgjojmë një nivel negativiteti për një marrëveshje që sapo është arritur, gjë që natyrisht nuk është inkurajuese”, tha ai duke nënvizuar se tashmë me zbatim do të matet edhe besueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian si dy fuqi që kanë investuar për arritjen e marrëveshjes.

“Konteksti që kemi këtu është se kemi investim joformal nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në këtë përpjekje. Besueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është në pyetje, jo vetëm e Kosovës dhe Serbisë që janë testuar me këtë marrëveshje, dhe kemi detyrime formale në vetë marrëveshjen e pranuar nga Bashkimi Evropian. Ky është konteksti me të cilin përballemi, nuk ka asnjë këtu që ka ndonjë iluzion se kjo marrëveshje do të jetë e lehtë dhe e lëmuar”, tha ai.

Drejtori i institutit Kipred, Lulzim Peci, tha se Kosova dhe Serbia po përballen me trysni nga faktori ndërkombëtar për ta zbatuar sa më shpejt marrëveshjen. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë vënë në rrezik edhe besueshmërinë e tyre në këtë përpjekje për paqe.

“Ajo që më shqetëson është se ka një marrëveshje, por diskursi politik, diskursi politik armiqësor nuk ka ndryshuar dhe nëse nuk ndryshohet ky diskurs politik kam frikë se edhe pas zbatimit të marrëveshjes do të rezultojë në një atmosferë të hidhur dhe mund të rrisë mosbesimin midis të gjitha palëve të përfshira”, tha Peci.

Tatjana Lazareviç nga portali Kossev tha se kjo marrëveshje tashmë është e detyrueshme dhe asnjëra palë nuk mund të ikë nga procesi i zbatimit. Ajo tha se pret që procesi i pajtimit të zgjasë shumë.

“Unë personalisht pres që duhet edhe një dekadë për këtë fazë të re për të përfunduar procesin e konfirmimit se Serbia de jure dhe de facto e ka pranuar ndarjen e Kosovës si shtet i pavarur”, tha ajo.

Më 18 mars në Ohër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pajtuan të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë në tërësi marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe çdo refuzim për ta bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative.

Në fillim të këtij muaji kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, u pajtuan për tekstin e deklaratës mbi personat e zhdukur gjatë luftës si dhe diskutuan për hapat drejt themelimit të asociacionit dhe zbatimit të marrëveshjeve të tjera të arritura në bisedimet e mëhershme në Bruksel. Ky takim i ka hap rrugë organizimit të një takimi të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të çuar përpara procesin e zbatimit të marrëveshjes./VOA

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj