LIVE UPDATES
Bota

Cilin kandidat mbështesin të rinjtë amerikanë, Biden apo Trump?

Në garën mes dy kandidatëve të pritshëm presidencialë të dy partive kryesore në Amerikë, për shkak të moshës, janë ngritur çështje lidhur me aftësinë shëndetësore të tyre për postin e Presidentit. Ky ka qenë një shqetësim i madh sidomos për votuesit e rinj. Desmond Kager do të dëshironte të kishte alternativa të tjera.

1 Maj 2024, 15:54 Nga N.F
Cilin kandidat mbështesin të rinjtë amerikanë, Biden apo
Foto ilustruese

SHBA- Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara thonë se do të dëshironin të kishin alternativa të tjera ndaj kandidaturave të Presidentit Joe Biden dhe ish Presidentit Donald Trump. Një nga arsyet për këtë është mosha e kandidatëve aktualë. Por, çfarë mendojnë ata për kandidatët presidencialë të dy partive më të mëdha në Amerikë?

Në garën mes dy kandidatëve të pritshëm presidencialë të dy partive kryesore në Amerikë, për shkak të moshës, janë ngritur çështje lidhur me aftësinë shëndetësore të tyre për postin e Presidentit. Ky ka qenë një shqetësim i madh sidomos për votuesit e rinj. Desmond Kager do të dëshironte të kishte alternativa të tjera.

“Nëse republikanët apo demokratët mund të ofrojnë një kandidatë për të cilin vërtetë ia vlen të votohet, atëherë unë do të votoja për ata”, thotë ai.

Një sondazh i organizatës “Pew Research” javën e kaluar zbuloi se dy të tretat e votuesve nën moshën 30 vjeç do t’i zëvendësonin të dy kandidatët nëse do të kishin mundësi. Por, kush janë të rinjtë që mbështesin kandidatët Biden dhe Trump? Francesca Panniello mbështet zotin Biden për shkak të shqetësimit për të drejtat riprodhuese.

"Aborti është një çështje e rëndësishme për mua. Kujdesi për abortin dhe e drejta për të zgjedhur për çështjet riprodhuese janë të rëndësishme për mua", thotë ajo.

Të drejtat e abortit dhe përdorimi i marijuanës do të jenë në fletën e votimit në Florida në nëntor të këtij viti. Këto çështje po tërheqin mbështetje nga votues më të rinj për kauzat e Partisë Demokratike, thotë Jayden D'Onofrio.

"Votuesit e rinj kanë një mundësi reale për të ndikuar në peizazhin elektoral këtu në Florida. Ne kemi parë se e drejta për abort dhe përdorimi i marijuanës janë çështje të rëndësishme për votuesit e rinj. Përparësia e tyre më e madhe është e drejta për të zgjedhur për çështjet riprodhuese”, thotë ai.

Disa të rinj e kundërshtojnë Presidentit Biden për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit për luftën në Rripin e Gazës. Megjithatë, ai pritet të marrë mbështetjen e votueses Eliana Stein.

“Një nga gjërat më të rëndësishme për mua është mbështetja e vazhdueshme për Izraelin, veçanërisht gjatë gjithë këtij konflikti që po ndodh. Pra, unë vërtet vlerësoj gjithçka që Presidenti Biden ka bërë për të mbështetur Izraelin në konfliktin aktual”, thotë ajo.

Në mesin e të rinjve që mbështesin zotin Trump janë edhe votuesit në Uiskonsin, Briauna Bonilla dhe Jonathan Boyer.

“Dua të them se jam përpjekur të zhvilloj biseda me njerëz që nuk e pëlqejnë zotin Trump dhe ata thonë: ‘Mund të largohesh. Nuk dua të flas më me ty.’ Pra, mendoj se ky është problemi kryesor. Njerëzit nuk janë të hapur për të dëgjuar. Ata mendojnë se nëse pëlqeni zotin Trump, ju jeni një person i tmerrshëm", thotë Briauna Bonilla.

"Po, nuk ka kurrë ndonjë diskutim të hapur", thotë votuesi Jonathan Boyer.

“Kur kam një diskutim të hapur me kundërshtarët e zotit Trump, më krijohet përshtypja se nuk mund të them asgjë, apo se ata nuk duan të flasin me mua, apo se ata do ta ndajnë përmbajtjen e diskutimit më gjithë të tjerët", thotë votuesja Briauna Bonilla.

Mbështetësit e rinj të zotit Trump janë mësuar me moshatarët e tyre, që vënë në dyshim zgjedhjet e tyre politike, thotë Isayah Turner.

“Kur shkoj në restorante me kapele që kanë mbishkrimin ‘Trump 2024’, njerëzit me shikojnë me çudi, por kjo nuk më shqetëson.” Turner thotë se e admiron qëndrimin e zotit Trump kundër korrupsionit.

“Mendoj se ka shumë gjëra skandaloze që po ndodhin në të gjithë botë. Mendoj se zoti Trump është i vetmi njeri që ka guximin të merret me këta njerëz. Ai nuk frikësohet nga ata. Mendoj se ai do të bëjë më të mirën për vendin”, thotë ai.

Një sondazh i agjencisë së lajmeve Reuters dhe organizatës “Ipsos” në mars tregoi se Presidenti Biden ka një epërsi prej tre për qind ndaj ish Presidentit Trump në mesin e amerikanëve të moshës 18 deri 29 vjeç. Ky është një avantazh shumë më i vogël se epërsia prej 24% me të cilin Biden fitoi votën e të rinjve katër vjet më parë.

Marrë nga VOA

shba zgjedhje presidenciale trump biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj