LIVE UPDATES
Bota

Vuçeviç: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në

Së fundi, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën. Vuçeviç tha se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por, ai theksoi që Serbia nuk do t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

1 Maj 2024, 14:29 Nga N.F
Vuçeviç: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë
Millosh Vuçeviç

SERBI- Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviç, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE). Por, ai shtoi se “fakti që procesi është i ngarkuar nga kriteret e reja politike nuk mund të injorohet”.

Së fundi, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën. Vuçeviç tha se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por, ai theksoi që Serbia nuk do t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviç.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t'i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai.

Në prezantimin e tij, Vuçeviç “theksoi posaçërisht” rëndësinë e partneritetit me Kinën, duke vlerësuar se marrëveshja tregtare do të hapë dyert e tregut kinez për biznesmenët.

“Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore të shumë njerëzve në Perëndim, për ne Kina përfaqëson një vend mik, një partner dhe një aleat të besueshëm në mbrojtjen e integritetit tonë territorial”, shtoi ai.

Ai tha se qëndrimi i Serbisë ndaj Kinës nuk do të ndryshojë dhe shtoi se mezi pret vizitën e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili do ta vizitojë Serbinë më 7 dhe 8 maj. Vuçeviq gjithashtu tha se Serbia do të ndërtojë marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Aty ku ka mosmarrëveshje, si për Kosovën, ne do ta përsërisim qëndrimin tonë, do të punojmë që partnerët tanë amerikanë të na dëgjojnë dhe kuptojnë”, shtoi Vuçeviç.

Ai gjithashtu tha se Serbia do të bëjë gjithcka për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Këto deklarata, Vuçeviç i bëri gjatë prezantimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re. Zgjedhja e Qeverisë së Serbisë dhe betimi i Presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e cila po mbahet më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Qeveria e re do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol. Ish-kreu i shërbimit të inteligjencës Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – ndër të tjera për shkak të lidhjeve me Rusinë – është propozuar të rikthehet në kabinet si zëvendëskryeministër.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë po kthehet në Qeveri – Nenad Popoviç, si ministër pa portofol. Qeveria u formua katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat progresistët fituan mbi gjysmën e shumicës në asamblenë republikane. Afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re është 6 maji.

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, akuzuan koalicionin e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet për vjedhje zgjedhore. Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, provinciale dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi janë vënë në dukje nga misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur parregullsi më të rënda zgjedhore. Në shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon nga autoritetet në Serbi të lehtësojnë një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara, me referencë të veçantë për zgjedhjet për Asamblenë e Qytetit të Beogradit.

Marrë nga REL

millosh vuçeviç serbia kina shba

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!