Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në marshin e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), pjesëmarrësit u nisën drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë me pankarta të shumta.
KOSOVA- Punëtorë e aktivistë e kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Prishtinë me kërkesa për përmirësim të kushteve të punës. Në marshin e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), pjesëmarrësit u nisën drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë me pankarta të shumta.
“Duam dialog për realizimin e kërkesave tona”, “Kërkojmë të ngrihet vlera e koeficientit” e “Qeveri, realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale” ishin disa nga mesazhet të shfaqura nëpër pankarta.
Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro. Vitin e kaluar, vlera e koeficientit ishte 105 euro, por aktivistë të shumtë kanë kërkuar që kjo vlerë të rritet më shumë për shkak të rritjes së çmimeve. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe nisja e luftës në Ukrainë, çmimet e shumë artikujve dhe shërbimeve janë rritur dukshëm. Punëtorët në Kosovë kanë pagë mesatare prej 520 eurosh dhe minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.
Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh në Kosovë, me rreth 300 mijë të punësuar. Paga mesatare në këtë sektor, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2022 ka qenë 473 euro. Ky sektor vazhdimisht ka pasur kritika për trajtim joadekuat të punëtorëve, madje në kundërshtim me Ligjin e punës.
Që nga viti i kaluar, ky sektor është duke u ballafaquar me mungesë të punëtorëve, disa janë në kërkim të kushteve më të favorshme dhe po lëvizin nga një kompani në tjetrën brenda Kosovës, ndërsa disa po kërkojnë punë në vende të BE-së. Sipas ASK-së, papunësia në vend sillet në më pak se 12 për qind. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e cila shënohet më 1 maj, shfrytëzohet në shumë vende si një ditë për të kërkuar të drejtat e punëtorëve, për të transmetuar ankesat e përgjithshme ekonomike ose kërkesat politike./ REL
Kate dhe William BRITANI E MADHE- Princi William dha deklarata të reja për gazetarët menjëherë pasi vizitoi qendrën e pa...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 1 maj se nuk ishte i lumtur me reagimin e Depa...
Një zjarr masiv në pyjet pranë fshatit Sykorrahi, në rajonin Evros në Greqi, 23 gusht 2023. GREQIA- Këtë vit, Greqia po ...
Benjamin Netanyahu HAGË- Sipas raporteve të mediave izraelite, qeveria në Tel Aviv po shikon me ankth drejt Hagës, ku ndodhet Gjyk...
Antony Blinken LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë më 1 maj, gjatë vizitës ...
Foto ilustruese KOSOVA- Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin...
Jorn Rohde KOSOVË- Gjermania do ta mbështesë Kosovën me 90 milionë euro për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milion&...
Një grua duke qëndruar përpara policisë, gjatë një proteste kundër të ashtuquajturit "ligj rus" pranë ndërte...
Foto nga protesta pro-palestineze e 30 prillit në Universitetin e Kolumbisë në SHBA. SHBA- Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra prote...
Flamuj BRUKSEL- “Big Bang”, Ribashkimi i madh europian u realizua më 1 maj 2004 me raundin e madh të zgjerimit lindor. Por tani me pr...