LIVE UPDATES
Bota

1 Maji/ REL: Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit në Kosovë, sigurimi shëndetësor në sirtar

I shtrirë prej ditësh në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 52-vjeçari ka këmbën e thyer dhe disa rruaza të shtyllës kurrizore të krisura.

1 Maj 2024, 10:20 Nga M.B
1 Maji/ REL: Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit
Foto ilustruese

KOSOVA- Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 52-vjeçari ka këmbën e thyer dhe disa rruaza të shtyllës kurrizore të krisura. Ai u rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi.

“Nuk e di se çfarë më ka ndodhur në atë moment. Isha shumë i lodhur. Mendoj se për shkak të lodhjes, edhe jam rrëzuar”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Shërbimet që mund t’ia ofrojë QKUK-ja i merr falas, ndërsa të tjerat duhet t’i mbulojë vetë. Kështu, ai pagoi një jelek për boshtin kurrizor, të cilin ia rekomanduan mjekët.

“Gjithçka është bërë e shtrenjtë... do të ishte mirë po të kishim sigurim shëndetësor nga shteti”, flet shkurt Rexhepi, pa dashur të japë më shumë detaje rreth pagesës që ka bërë.

Sikurse ai, pa sigurim shëndetësor, janë të gjithë qytetarët e Kosovës, përveç atyre që janë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë sigurime të tilla. Ka 17 vjet që është miratuar një ligj për sigurime shëndetësore, por çështja është zvarritur vazhdimisht. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se një projektligj i ri tani “i ka kaluar fazat e konsultimeve publike” dhe se “grupi punues është në proces të inkorporimit të komenteve”.

Se kur do të mund të përfitojnë qytetarët prej tij, nuk është ende e qartë. Në fillim të kësaj jave, kur REL-i ishte në QKUK, takoi edhe Hajriz Jonuzin, i lënduar po ashtu në vend të punës. Ai po e merrte veten pas një operacioni të gjatë që kishte pasur, për shkak të disa thyerjeve në trup.

“E kam lidhur materialin në vinç dhe kur ai ka nisur të shkojë lart - unë nuk e kam shikuar më - është këputur dhe më ka rënë sipër”, tregon Hajrizi momentin kur është lënduar.

Pa sigurim shëndetësor është edhe ai dhe thotë se ka shumë nevojë për të. Sipas Inspektoratit të Punës në Kosovë, deri më tash këtë vit, në vende të punës janë lënduar 98 persona. Vitin e kaluar, ky numër ishte 345 - prej tyre, 11 përfunduan me fatalitet. Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i aksidenteve dhe vdekjeve në vendet e punës, regjistrohet në sektorin e ndërtimtarisë. Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, thotë se shifrat e të lënduarve në punë janë, në fakt, më të larta se ato zyrtare. Sipas tij, ka punonjës që heshtin, sepse punëdhënësit i joshin me kompensime financiare apo ngritje në pozitë.

Ai thotë se Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë - në bazë të të cilit punëdhënësi është i detyruar që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e të punësuarit që ka pasur lëndim në punë apo sëmundje profesionale - kryesisht nuk zbatohet. Dy punëtorët e lënduar, me të cilët bisedoi REL-i, konfirmuan se, deri më tash, nuk kanë marrë ndonjë kompensim nga punëdhënësi. Azemi shpreh shqetësimin se jo të gjithë të lënduarit në punë mund të marrin mjekimin e duhur, për shkak të, siç thotë, pamundësisë për t’i paguar vetë të gjitha shërbimet që u nevojiten.

“Në mungesë të Ligjit për sigurime shëndetësore, punëtoret nuk e ndjejnë veten të sigurt. Kjo është një arsye shtesë përse punëtorët po i braktisin vendet e tyre të punës, por edhe Kosovën. Në shtetet tjera po gjejnë siguri më të madhe, edhe në aspektin shëndetësor, edhe në atë financiar”, thotë Azemi për Radion Evropa e Lirë.

Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 u miratua ligji për këtë çështje, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin vetë qeveritë e Kosovës ato që e tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore. Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua.

Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017. Atëkohë, Qeveria e Kosovës ndau 17 milionë euro, por, më pas, këto mjete u tërhoqën për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës. Në fund të muajit të kaluar, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, tha se projektligji i ri ka përfunduar fazën e konsultimeve publike dhe se gjatë majit pritet të procedohet për miratim në Qeverinë e Kosovës. Vonesat e viteve të fundit rreth këtij projektligji, ai i arsyetoi me, siç tha, angazhimet për parandalimin dhe eliminimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

“Po, ka pasur vonesa, sepse kemi dashur të shkojmë me hapa të sigurt, që kur të bëhet ligji, të mos përfundojë prapë në sirtarë, pa u zbatuar fare”, tha Vitia në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Në Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës - përgjegjës për procedimin e çështjeve që lidhen me shëndetësinë - ndajnë mendime të ndryshme sa u përket afateve në lidhje me këtë projektligj. Kryetarja Fatmire Kollçaku, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, shfaq besimin se projektligji do të arrijë për miratim në Kuvend gjatë muajit qershor.

“Por, ajo që duhet thënë është se ligji, kur të kalojë në Kuvend, nuk do të jetë menjëherë i zbatueshëm, sepse duhet të krijohet fondi. Megjithatë, qytetarët do të përfitojnë shumë nga sigurimi shëndetësor... Pritjet janë të mëdha, por do të shkohet hapë pas hapi”, thotë Kollçaku për Radion Evropa e Lirë.

Deputeti Shemsedin Dreshaj, anëtar i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e opozitës, përkatësisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është i bindur se nuk ka vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Sipas tij, as qeveritë e kaluara, as e tanishmja nuk e kanë marrë seriozisht çështjen.

“Ne jemi shteti i vetëm në rajon që nuk kemi sigurime të mirëfillta shëndetësore... Nuk ka gjë më të shtrenjtë se shëndeti, andaj nuk mund të arsyetohet mungesa e Ligjit për sigurime shëndetësore duke thënë se ka kosto të lartë”, thotë Dreshaj.

Mungesa e sigurimit shëndetësor nuk është e vetmja sfidë që mundon punonjësit në Kosovë. Sipas Inspektoratit të Punës, shumë prej tyre - sidomos në sektorin privat - ankohen edhe për orare të stërzgjatura të punës, paga të ulëta, mungesë kontratash, punë në fundjavë etj. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve që shënohet çdo 1 maj, punëtorët në Kosovë i gjen me pagë mesatare prej 520 eurosh dhe me minimalen që sillet nga 130 deri në 170 euro./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj