LIVE UPDATES
Bota

Mes tensioneve, parlamenti i Gjeorgjisë rinis debatin për “agjentët e huaj”

Deputetët planifikohej të rifillonin diskutimin e projektligjit gjatë një sesioni të 1 majit dhe pritej të votonin në leximin e dytë të tij.

1 Maj 2024, 09:59 Nga M.B
Mes tensioneve, parlamenti i Gjeorgjisë rinis debatin për
Një grua duke qëndruar përpara policisë, gjatë një proteste kundër të ashtuquajturit "ligj rus" pranë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, Gjeorgji, më 1 maj 2024.

GJEORGJIA- Parlamenti i Gjeorgjisë mbeti në gjendje gatishmërie të sigurisë pas përleshjeve gjatë orëve të hershme të 1 majit midis policisë dhe protestuesve që kundërshtojnë projektligjin për agjentët e huaj. Ky projektligj konsiderohet nga shumë si pasqyrim i një ligji të përdorur nga qeveria ruse për të mbytur disidencën në atë vend. Deputetët planifikohej të rifillonin diskutimin e projektligjit gjatë një sesioni të 1 majit dhe pritej të votonin në leximin e dytë të tij. Në orët e vona të 30 prillit, forcat gjeorgjiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë mijëra protestues.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha më 1 maj se 63 persona u arrestuan dhe gjashtë policë u plagosën. Nuk dihet se sa protestues janë lënduar. Ligjvënësit Aleko Elisashvili dhe Levan Khabeishvili u plagosën gjatë përleshjeve, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Aleksandre Darakhvelidze. Khabeishvili, kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare (UNM), u dërgua në spital dhe fotografitë tregojnë se ai kishte mavijosje dhe prerje në kokë dhe në bust. UNM-ja tha se ai ishte "rrëmbyer" nga policia dhe pretendoi se ai "po ndihmonte një qytetar të plagosur" kur u ndalua.

Një gazetar i shërbimit gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë raportoi dy incidente në të cilat një individ i maskuar goditi me grushte në fytyrë protestuesit. Kjo ishte protesta më e fundit e një serie protestash masive gjatë dy javëve të fundit kundër legjislacionit të paraqitur nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane. Kritikët e quajnë projektligjin “ligji rus” dhe presidentja Salome Zurabishvili, që është distancuar nga politikat e partisë në pushtet, ka premtuar se do të përdorë veton e saj ndaj këtij projektligji nëse ai miratohet zyrtarisht në një lexim të tretë, siç pritet.

Megjithatë, qeveria ka votat për ta anashkaluar një veto dhe ka thënë se do ta bëjë këtë. Ligjvënësit përfunduan seancën më 30 prill pa votim. Levan Ioseliani, avokati i popullit i Gjeorgjisë, tha se kishte raportime për përdorim të tepërt të forcës nga oficerët e zbatimit të ligjit që qarkullonin në rrjete sociale dhe u bëri thirrje protestuesve “të mos shkojnë përtej tubimit paqësor”.

Ioseliani paralajmëroi se përdorimi i çdo lloj force apo mjeti special nga oficerët e zbatimit të ligjit “duhet të plotësojë testin e rreptë të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit”. Nuk lejohet përdorimi i sprejit të piperit drejt fytyrës, tha ai, duke shtuar se përdorimi i ndonjë mjeti të veçantë duhet të paraprihet me një paralajmërim. Më 30 prill, kolektivi ndërkombëtar i hakerëve Anonymous shprehu mbështetje për protestuesit dhe paralajmëroi policinë gjeorgjiane se “sulmimi i protestuesve do të rezultojë në lëshimin e informacionit për të gjithë zyrtarët tuaj të qeverisë”. Në një postim në X, që më parë njihej si Twitter, grupi kërcënoi se do të hakonte dhe lëshonte bazat e të dhënave dhe e-mail, duke thënë “ky është paralajmërimi i parë dhe i vetëm”./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet