1 Maj 2024, 10:29
Nga M.B
Antony Blinken
LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë më 1 maj, gjatë vizitës së tij në Izrael, dhe i tha presidentit të vendit se “ka ardhur koha” për një marrëveshje armëpushimi në luftën në Gazë. Kjo është vizita e shtatë e Blinkenit që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në tetor. Ai po përpiqet të arrijë një marrëveshje armëpushimi, që do të lironte pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit në këmbim të ndalimit të luftimeve. Të burgosurit palestinezë gjithashtu pritet të lirohen si pjesë e marrëveshjes. Blinken ka fajësuar Hamasin për çdo vonesë në arritjen e një marrëveshjeje.
“Ne jemi të vendosur të arrijmë një armëpushim që sjell pengjet në shtëpi dhe ta arrijmë atë tani, dhe arsyeja e vetme që kjo nuk do të arrihej është për shkak të Hamasit”, tha ai.
Blinken vizitoi udhëheqësit kryesorë rajonalë në Arabinë Saudite dhe Jordani përpara se të mbërrinte në Izrael. Ai u takua me presidentin izraelit, Isaac Herzog, dhe do të takohej më vonë me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ai do të takohet edhe me familjet e pengjeve si dhe do të vizitojë një port izraelit ku po lekohet hyrja e ndihmave humanitare që dërgohet në Gazë. Marrëveshja në zhvillim mes Izraelit dhe Hamasit duket se po avancon, raporton agjencia e lajmeve AP, por një pikë kyçe ku ajo po ngec mbetet dyshimi nëse lufta do të përfundojë si pjesë e marrëveshjes – kërkesë që Hamasi e ka përsëritur e që Izraeli e refuzon.
Të martën, Blinken tha se Izraeli planifikon të hapë një vendkalim të madh të ndihmave humanitare në Gazën veriore. Lufta Izrael-Hamas ka rrafshuar pjesë të mëdha të veriut të Gazës dhe uria është e pashmangshme për qindra mijëra civilë që mbeten atje. Gati shtatë muaj të bombardimeve izraelite dhe ofensivave tokësore në Gazë kanë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, dhe kanë shkaktuar një katastrofë humanitare.
Lufta Izrael-Hamas u nxit nga sulmi i paprecedentë i 7 tetorit në jug të Izraelit, ku militantët vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 pengje. Izraeli thotë se militantët ende mbajnë rreth 100 pengje dhe eshtrat e më shumë se 30 të tjerëve./ REL
antony blinken
Bota
1 Maj 2024, 10:20
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin...
Bota
1 Maj 2024, 10:14
I.A
Jorn Rohde
KOSOVË- Gjermania do ta mbështesë Kosovën me 90 milionë euro për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milion&...
Bota
1 Maj 2024, 09:59
M.B
Një grua duke qëndruar përpara policisë, gjatë një proteste kundër të ashtuquajturit "ligj rus" pranë ndërte...
Bota
1 Maj 2024, 09:37
M.B
Foto nga protesta pro-palestineze e 30 prillit në Universitetin e Kolumbisë në SHBA.
SHBA- Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra prote...
Bota
1 Maj 2024, 09:00
M.B
Flamuj
BRUKSEL- “Big Bang”, Ribashkimi i madh europian u realizua më 1 maj 2004 me raundin e madh të zgjerimit lindor. Por tani me pr...
Bota
1 Maj 2024, 08:50
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KINA- Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në provincën Guangdong, në Kinë, nga sh...
Bota
1 Maj 2024, 08:09
M.B
Harta
KROACIA- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 ë në Kroaci përgjat...
Bota
1 Maj 2024, 08:00
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezi...
Bota
1 Maj 2024, 07:48
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Çmimet e naftës ranë me 1% të martën, duke zgjeruar humbjet nga e hëna, si pasojë e rritjes s&eu...
Bota
1 Maj 2024, 07:32
M.B
Donald Trump
SHBA- Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon...