6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Anëtarët e njësive të reja të specializuara në Greqi përfshijnë ekspertë të pylltarisë dhe zjarrfikës me aftësi të ndryshme, që po zhvillojnë trajnime me homologët e tyre në Francë, Spanjë dhe SHBA.
GREQIA- Këtë vit, Greqia po e dyfishon numrin e zjarrfikësve në njësitë e specializuara, duke e rritur atë në 1.300, si dhe po miraton përdorimin e taktikave të SHBA-së në luftimin e zjarreve masive. Anëtarët e njësive të reja të specializuara në Greqi përfshijnë ekspertë të pylltarisë dhe zjarrfikës me aftësi të ndryshme, që po zhvillojnë trajnime me homologët e tyre në Francë, Spanjë dhe SHBA. Sezoni i zjarreve në Greqi fillon zyrtarisht më 1 maj, por dhjetëra zjarre tashmë janë shuar gjatë muajve të fundit pasi temperaturat filluan të arrijnë deri në 30 gradë Celsius në fund të marsit, dukshëm më të larta sesa në të njëjtën periudhe të viteve të kaluara.
E financuar kryesisht nga Bashkimi Evropian, Greqia ka nisur një program 2.1 miliardë eurosh për të përmirësuar kapacitetin e saj të reagimit ndaj katastrofave, duke porositur avionë të rinj që hedhin ujë, dronë, kamionë, objekte trajnimi dhe një rrjet sensorësh të drejtuar nga inteligjenca artificiale që zbulojnë shenjat e hershme të tymit dhe përmbytjeve. Por, pajisjet e reja nuk do të fillojnë të vijnë deri në vitin 2025.
Ndërkohë, autoritetet greke po dyfishojnë numrin e trajnimeve për metodat e reja të shuarjes së zjarreve, në prag të atij që pritet të jetë një tjetër sezon i vështirë këtë vit. Zjarret dogjën rreth 1.750 kilometra katrorë vitin e kaluar, përfshirë një zjarr masiv në Greqinë veriore që ishte zjarri më i keq i regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian. Për shkak të terrenit gjeogragik, Greqia përballet vit pas viti me probleme në mbrojtjen e vendbanimeve të shumta urbane në zonat e pyllëzuara në rrezik zjarri.
E, me kalimin e viteve, edhe temperaturat janë rritur. Dimri i kaluar ishte më i ngrohti që nga fillimi i regjistrimeve moderne në vitin 1960, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, i cili analizoi të dhënat satelitore të Bashkimit Evropian. Gjashtë dimrat më të ngrohtë të regjistruar në Greqi kanë ndodhur në dekadën e fundit. Të dhënat e reja zbulojnë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, pasi që temperaturat e saj rriten afërsisht për dyfishin e mesatares globale./ REL
Benjamin Netanyahu HAGË- Sipas raporteve të mediave izraelite, qeveria në Tel Aviv po shikon me ankth drejt Hagës, ku ndodhet Gjyk...
Antony Blinken LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë më 1 maj, gjatë vizitës ...
Foto ilustruese KOSOVA- Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin...
Jorn Rohde KOSOVË- Gjermania do ta mbështesë Kosovën me 90 milionë euro për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milion&...
Një grua duke qëndruar përpara policisë, gjatë një proteste kundër të ashtuquajturit "ligj rus" pranë ndërte...
Foto nga protesta pro-palestineze e 30 prillit në Universitetin e Kolumbisë në SHBA. SHBA- Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra prote...
Flamuj BRUKSEL- “Big Bang”, Ribashkimi i madh europian u realizua më 1 maj 2004 me raundin e madh të zgjerimit lindor. Por tani me pr...
Foto nga vendi i ngjarjes KINA- Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në provincën Guangdong, në Kinë, nga sh...
Harta KROACIA- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 ë në Kroaci përgjat...
Foto ilustruese SHBA- Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezi...