LIVE UPDATES
Bota

CNN: Rusët planifikuan të vrisnin kreun e Rheinmetall, Armin Papperger

Një raport i rrjetit televiziv amerikan CNN për planifikimin e një atentati ndaj shefit të kompanisë së madhe gjermane të metaleve Rheinmetall, Armin Paperger, i planifikuar nga Rusia, ka shkaktuar shqetësime të mëdha në opinionin gjerman dhe tek politikanët e këtushëm.

12 Korrik 2024, 17:18 Nga N.F
CNN: Rusët planifikuan të vrisnin kreun e Rheinmetall, Armin Papperger
Armin Papperger

SHBA- Politikanët gjermanë reaguan me tmerr ndaj raportit të CNN për planet ruse të vrasin shefin e Rheinmetall, Papperger. Cila është e vërteta?  Një raport i rrjetit televiziv amerikan CNN për planifikimin e një atentati ndaj shefit të kompanisë së madhe gjermane të metaleve Rheinmetall, Armin Paperger, i planifikuar nga Rusia, ka shkaktuar shqetësime të mëdha në opinionin gjerman dhe tek politikanët e këtushëm.

"Kjo tregon edhe një herë se Rusia po sjell luftën dhe terrorin e saj në Evropë," tha kryetari i Komitetit të Mbrojtjes Markus Faber (FDP) për gazetën Bild. "Regjimi i Putinit tani po kërkon edhe jetën e qytetarëve gjermanë", tha ai.

Kryetari i Komisionit gjerman të Punëve të Jashtme, Michael Roth (SPD) i tha një tabloidi gjerman se udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin po bën "jo vetëm një luftë shkatërrimi kundër Ukrainës, por edhe kundër mbështetësve të Ukrainës dhe kundër vlerave tona". Eksperti i mbrojtjes i Unionit kristiandemokrat (CDU) Serap Güler pohon: "Për mendimin tim, reagimi ynë ndaj kësaj mund të jetë vetëm rritja e mbështetjes për Ukrainën."

Pjesë e një serie sulmesh në të gjithë Evropën?

CNN raportoi se shërbimet sekrete të SHBA-së i kanë zbuluar planet e qeverisë ruse për të vrarë Papperger në fillim të këtij viti (2024). Me këto plane ajo e ka njoftuar palën gjermane, ndërsa Papperger është vënë nën mbrojtje.

CNN citoi pesë zyrtarë nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore të njohur me situatën. Një zyrtar i qeverisë gjermane i konfirmoi këtij televizioni amerikan se Berlini kishte marrë paralajmërimet e duhura nga SHBA.

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" po ashtu ka konfirmuar këto të dhëna. Duke iu referuar burimeve të saj, gazeta pohon se informacioni është i saktë. Sipas raportit, plani i zbuluar ishte pjesë e një serie të planifikuar vrasjesh të drejtuesve të kompanive që merren me prodhimin e armëve në të gjithë Evropën. Sulmet ishin planifikuar në veçanti ndaj drejtuesve të kompanive, armët e të cilave përdoren për të mbështetur luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë.

Kërkohet përgjigje e fuqishme

Të dhënat për këto plane i ka publikuar edhe gazeta Spiegel. Ndërsa ekologjistët gjermanë bëjnë thirrje për një përgjigje vendimtare. Konstantin von Notz, eksperti i sigurisë i të Gjelbërve, thotë se reagimet e Gjermanisë ndaj ngjarjeve të ngjashme "në të kaluarën ishin shpesh shumë hezituese dhe të ngadalshme": "Duhet të kuptojmë se këto nuk janë më incidente të izoluara, por synojnë kërcënime dhe sulme serioze nga shtete të ndryshme autoritare ndaj demokracisë dhe shtetit tonë të së drejtës”, tha ai për grupin mediatik Funke. Ndërsa vetë koncerni Rheinmetall nuk i ka komentuar ende këto të dhëna./ DW

papperger rusia vrasje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj