12 Korrik 2024, 15:46
Nga N.F
Foto ilustruese
FINLANDË- Parlamenti i Finlandës e ka kaluar një ligj të premten, i cili u jep pushtet rojeve kufitare t’i kthejnë mbrapsht emigrantët e vendeve të treta në kufirin e saj me Rusinë. Finlanda e ka akuzuar Rusinë se po i armatos emigrantët duke i nxitur shumë prej tyre nga vende si, Siria dhe Somalia, ta kalojnë kufirin. Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat.
Helsinki beson se Moska po e bën një gjë të tillë si shenjë hakmarrjeje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, e cila e mbështet Ukrainën kundër pushtimit rus. Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit, Petteri Orpo, tha se projektligji ishte vendimtar për ta parandaluar mbërritjen e emigrantëve në të ardhmen, pavarësisht se ai është në kundërshtim me përkushtimet ndërkombëtare të Finlandës për të drejtat e njeriut.
“Ky është mesazh i fuqishëm për Rusinë, mesazh i fuqishëm për aleatët tanë, se Finlanda kujdeset për sigurinë e vet, se ne kujdesemi për sigurinë e kufirit të BE-së”, tha Orpo në një konferencë pas votimit.
Asnjë azilkërkues nuk ka mbërritur në Finlanda prej marsit. Finlanda i mbylli kufijtë tokësorë me Rusinë në fund të vitit të kaluar. Veprimi i Finlandës është i ngjashëm me hapat që në vitet e fundit i kanë ndërmarrë vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë dhe Lituaninë, për ta bërë më të vështirë për emigrantët ta kalojnë kufirin nga Rusia apo nga aleatja e saj, Bjellorusia./ REL
finlanda rusia emigrante
Bota
12 Korrik 2024, 15:33
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Katër migrantë kanë humbur jetën pasi gomonia e tyre u përmbyt gjatë një përpjekjeje ...
Bota
12 Korrik 2024, 15:33
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA ka zbuluar se ri-infeksionet janë po aq seri...
Bota
12 Korrik 2024, 15:28
r.ll
pamje nga incidenti
MILANO- Pasagjerët në një fluturim Latam me destinacion Sao Paulo të Brazilit dhe që niseshin nga Milano p&eu...
Bota
12 Korrik 2024, 15:20
N.F
Testi për marrjen e nënshtetësinë gjermane
GJERMANI- Gjermania është vend emigracioni. Siç njoftoi Zyra Federale e Sta...
Bota
12 Korrik 2024, 15:10
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një punëtor ndërtimi 55-vjeçar në Prishtinë ka frikë të vazhdueshme për sigurin...
Bota
12 Korrik 2024, 15:05
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- I shtyrë disa herë, regjistrimi i popullsisë në Kosovë u realizua përfundimisht rreth dy muaj m&...
Bota
12 Korrik 2024, 15:05
r.ll
samiti i nato
SHBA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mirëpriti marrëveshjen e re për përkrahjen afatgjate të Ukra...
Bota
12 Korrik 2024, 14:30
M.B
Foto ilustruese
MALI I ZI- Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në nj&eu...
Bota
12 Korrik 2024, 13:55
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Platforma X e miliarderit, Elon Musk, po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara dhe po shkel rregullat e pë...
Bota
12 Korrik 2024, 13:38
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Sulmet izraelite kanë vrarë edhe 32 persona në Rripin e Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë në...