LIVE UPDATES
Bota

Cooper: Urgjencë e shtuar për intensifikimin e stërvitjes së forcave ukrainase

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura Cooper i tha Zërit të Amerikës se tani "është një situatë krejtësisht e ndryshme" përsa i përket aftësive të forcave ukrainase krahasuar me vitin 2014, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, kur Shtetet e Bashkuara filluan të stërvisnin trupat ukrainase.

16 Dhjetor 2022, 22:22 Nga I.A
Cooper: Urgjencë e shtuar për intensifikimin e stërvitjes së
Laura Cooper

SHBA- Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës të enjten se është bërë më urgjente stërvitja më e avancuar e forcave ukrainase, pasi Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e trupave ukrainase që stërviten nga ushtria amerikane. Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura Cooper i tha Zërit të Amerikës se tani "është një situatë krejtësisht e ndryshme" përsa i përket aftësive të forcave ukrainase krahasuar me vitin 2014, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, kur Shtetet e Bashkuara filluan të stërvisnin trupat ukrainase.

Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder, u tha gazetarëve të enjten se duke filluar nga janari, Shtetet e Bashkuara do të rrisin në nivel batalioni stërvitjen mujore të trupave ukrainase në Gjermani, duke përfshirë edhe stërvitjet "taktike të avancuara të fushëbetejës" me municion real.

“Dimri do të jetë një kohë shumë dinamike. Disa njerëz mendojnë për dimrin si një kohë për t’u rikuperuar dhe përgatitur fizikisht, por ne nuk shohim asnjë shenjë se ukrainasit do të ndalen dhe sigurisht që presim që edhe rusët të bëjnë përpjekje për të zgjeruar terroritorin e kontrolluar", tha zonja Cooper, në një intervistë eksluzive për Zërin e Amerikës.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës miliarda dollarë mbështetje ushtarake, përfshirë armë të mbrojtjes ajrore dhe artileri të rëndë.

Zyrtarja e Pentagonit nuk pranoi ta konfirmonte raportimin e Zërit të Amerikës, të bazuar në komentet e zyrtarëve amerikanë që këtë javë folën në kushte anonimiteti, se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” në Ukrainë për të ndihmuar në asgjësimin e raketave ruse.

“Por unë mund të pohoj se mbrojtja ajrore është përparësia jonë kryesore dhe ne po shqyrtojmë një numër mënyrash për të mbështetur Ukrainën me pajisje që i plotësojnë nevojat e saj të mbrojtjes ajrore. Sistemi i raketave tokë-ajër, “NASAMS” ishte pjesë e kësaj përpjekjeje”, tha ajo, duke shtuar se ndihma amerikane ka evoluar për të përmbushur nevojat e reja të fushëbetejës.

Zonja Cooper konfirmoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i kishin dërguar Ukrainës pjesë nga një sistem S-300 për të ruajtur aftësitë e tyre të mbrojtjes ajrore përpara se ta furnizonin ushtrinë ukrainase me sistemin e raketave “NASAMS”.

“Në pranverë, ne u dërguam ukrainasve pjesë rezervë për të mirëmbajtur sistemet e tyre S-300 në funksion. Por sistemi i raketave tokë-ajër “NASAM” është një aftësi vërtet e sofistikuar perëndimore që ukrainasit kanë qenë në gjendje ta përdorin menjëherë në mënyrë jashtëzakonisht efektive kundër kërcënimeve nga raketat ruse dhe dronët", tha ajo.

Shtetet e Bashkuara ndihmuan në përpjekjet për të bindur Sllovakinë që t'ia jepte forcave ukrainase sistemin e saj raketor S-300 në këmbim të furnizimit me sistemin më të sofistikuar amerikan të raketave, “Patriot”.

Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po planifikojnë t'i ofrojnë Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, si sistemin e raketave taktike me vetëdrejtim “ATACMS”. Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë sistemet e raketave “GMLRS”, që kanë një rreze veprimit prej 90 kilometrash. Sistemi raketor “ATACMS” ka një rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash.

“Në këtë pikë, ne e shohim sistemin (raketor) “GMLRS” si shumë efektiv në arritjen e shumicës së objektivave që Ukraina ka nevojë t’i godasë. Kështu që, në këtë pikë, ne do të ofrojmë sistemin raketor ‘GMLRS’”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Në lidhje me taktikat ruse në Ukrainë, zonja Cooper tha se Moska në thelb po përdorë të gjitha mjetet dhe metodat e saj "pavarësisht numrit të madh të viktimave me të cilat po përballen".

Marrë nga VOA

laura cooper lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj