Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, më 16 dhjetor e shpallën fajtor Mustafën për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet burgim për krime lufte, është vendim “indinjues”. Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, më 16 dhjetor e shpallën fajtor Mustafën për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se ka “mijëra vrasës nga Serbia” që nuk janë dënuar e as gjykuar për “mizoritë që i kanë bërë në Ballkan”. Sipas tij, vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë.
“E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet”, shkroi Kurti.
Kryeministri i Kosovës tha se shpreson që institucionet e pavarura të drejtësisë “do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit”.
“Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal”, shtoi Kurti.
Ndryshe, dënimi ndaj Salih Mustafës ishte i pari vendim i shqiptuar për akuzat për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi e senatorit zviceran, Dick Marty. Më 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për formimin e kësaj gjykate.
Marrë nga REL
Policia ANGLI- Viktimat e një vrasjeje të trefishtë të dyshuar në Northamptonshire besohet të jenë 35-vjeçarja An...
Emigrantet FRANCË- Emigrantët në Francën veriore nuk janë të penguar të kalojnë Kanalin Anglez, pavarësisht tr...
Policia KOSOVË- Policia e Kosovës ka mohuar se një ish-pjesëtar serb i këtij institucioni është arrestuar në M...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësi...
Millo Gjuanoviç MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuanoviç, ka nënshkruar ndryshimet në Ligjin për president, q...
Bruksel BRUKSEL- Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm dhe një paketë ...
KFOR KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhu...
Koreja e Jugut KOREJA E JUGUT- Rreth 158 persona mbetën të vrarë më 29 tetor për festën e Halloween-itnë lagjen Itaewon ...
BRUKSEL- Zbulimet nga mediat ndërkombëtare për KatarGate dhe për skandalin e ngjashëm me Marokun me përfshir...
Giorgi dhe Kaili ITALI- Detaje të reja janë publikuar rreth rrëfim-deklaratës së Francesco Giorgit, partnerit të&nb...