LIVE UPDATES
Bota

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ). Dy grupimet politike që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidatët e tyre, Fronti Evropian me Bujar Osmanin (13,37%) dhe koalicioni VLEN me Arben Taravarin (9,20%), i fituan rreth 210.000 vota së bashku. Mbi 830.000 qytetarëve maqedonas votuan në zgjedhjet e së mërkurës.

26 Prill 2024, 12:58 Nga N.F
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo vjen si pasojë e dëshpërimit të tyre me partitë politike dhe ikjes së të rinjve nga vendi, sipas njohësit të çështjeve politike, Xhelal Nezirit.

Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ). Dy grupimet politike që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidatët e tyre, Fronti Evropian me Bujar Osmanin (13,37%) dhe koalicioni VLEN me Arben Taravarin (9,20%), i fituan rreth 210.000 vota së bashku. Mbi 830.000 qytetarëve maqedonas votuan në zgjedhjet e së mërkurës.

Asnjëri prej kandidatëve shqiptarë nuk ia doli të kalojë në rundin e dytë, pasi Kandidatja opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, fituan më shumë vota. Dalja e ulët në votime, sipas njohësve të çështjeve politike, ka të bëjë me dëshpërimin e elektoratit shqiptar me partitë politike, për shkak të mungesës së ofertave reale për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Preokupim kryesor për të rinjtë, por edhe shtresat e tjera, janë papunësia, ulja e standardit jetësor, prania e madhe e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe rënia e madhe e besimit në sundimin e ligjit.

Dalja e ulët ka qenë evidente edhe në ciklet e kaluara zgjedhore dhe, sipas dhënave të KSHZ-së, në dhjetë vjetët e fundit numri i elektoratit shqiptar është tkurrur për mbi 50.000 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2014 kishin hedhur votën 250 mijë shqiptarë, por krahasuar me zgjedhjet e mëhershme, ulja është edhe më e madhe.

Xhelal Neziri, njohësi i çështjeve politike, tha për Radion Evropa e Lirë se mungesa e ofertave të sinqerta politike dhe largimi i të rinjve jashtë vendit, janë dy faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit të votuesve në zgjedhje.

“Edhe koalicioni VLEN, por edhe koalicioni i Frontit Evropian, mbase janë koalicione të reja, por janë të përbërë nga elementë të vjetër. Problemi qëndron te mungesa e një formule për t’i motivuar ata votues që janë apolitikë, që nuk votojnë asnjëherë. Pastaj te qasja politikbërjes nga ana e partive politike, apo mungesa e një opsioni që do të ishte atraktiv, sidomos për gjeneratat e reja”, tha Neziri.

Sipas tij, është shqetësues edhe fakti se, në katër vjetët e fundit, mbi 35 mijë të rinj shqiptarë kanë arritur moshën për të votuar, por nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Koalicioni VLEN, i cili përbehet nga katër parti shqiptare, shihej si një alternativë për shqiptarët, dhe në zgjedhje arriti t’i fitojë rreth 83 mijë vota.

Ky koalicion kishte mbështetjen edhe të partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, dhe nga partitë opozitare shihej si një nxitje për pjesëmarrje më të lartë në zgjedhjet e 24 prillit.

Por, analisti Neziri theksoi se partitë opozitare nuk kanë arritur të kuptojnë se “shqiptarët nuk kanë kërkuar që Albin Kurti të vijë këtu dhe të lobojë, por ata kanë kërkuar një model të politikanit të Kurtit” në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk besoj se dikush nga jashtë, qoftë Albin Kurti, Edi Rama apo ndonjë politikanë tjetër që është i popullarizuar ndër shqiptarët, do të mund të ketë fuqi bindëse për t’i detyruar, apo motivuar votuesit që ta përkrahin një opsion vetëm me deklarata, ose me mbështetje më të theksuar logjistike dhe mediatike”, shtoi ai.

Numri i votuesve shqiptarë që kanë dalë në zgjedhjet e këtij muaji mund të jetë edhe më i ulët sesa shifrat zyrtare, pasi pjesë e koalicionit të Frontit Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja, ishin edhe katër parti të komuniteteve, turq, rom dhe boshnjak.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë pjesë e qeverive të Maqedonisë së Veriut prej vitit 2002, me një ndërprerje të shkurtër në periudhën 2006-2008.

Neziri nënvizoi se me figurat që tani janë pjesë e politikës në Maqedoninë e Veriut “vështirë se do të mund të ketë ndonjë ndryshim”, duke paralajmëruar se numri i votuesve shqiptarë “do të vazhdojë të shënojë ulje” në ciklet e ardhshme zgjedhore.

Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sipas tij, u mungon një lëvizje e mirëfilltë me fytyra të reja politike të cilat kanë “vizion dhe guxim” t’i trajtojnë problemet me të cilat ballafaqohet qytetari shqiptar.

Marrë nga REL

maqedonia e veriut zgjedhjet presidenciale ne france

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj