All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit

Ai tha se legjislacioni synonte veçanërisht djegiet dhe përdhosjet në hapësira publike.

25 Gusht 2023, 13:04 Nga I.A
Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit
Kuran
All - Paragraf - 1

DANIMARKË- Qeveria e Danimarkës bëri të ditur më 25 gusht se planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit pasi një varg incidentesh të djegies të librit të shenjtë të mysalimanve shkaktuan zemërim në mesin e vendeve myslimane.

Danimarka do ta miratojë një projektligj që do ta “ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar”, u tha gazetarëve ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard.

Ai tha se legjislacioni synonte veçanërisht djegiet dhe përdhosjet në hapësira publike.

Hummelgaard tha se djegia e Kuranit është një “akt thellësisht përçmues dhe jodashamirës” që “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.

Legjislacioni i ri do të përfshihet në kapitullin e 12-të të Kodit Penal të Danimarkës, që përfshin edhe sigurinë kombëtare.

Hummelgaard tha se siguria kombëtare ishte “motivimi” kryesor që shtyu qeverinë daneze drejt përgatitjes së këtij projektligji.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë me krahë të kryqëzuar ndërkohë që disa individë bëjnë gjithçka që munden për të provokuar reagime të dhunshme”, tha ai.

Legjislacioni do të zbatohet edhe për përdhosjet e Biblës, Torës ose, për shembull, kryqit. Ata që shkelin ligjin rrezikojnë të dënohet me gjobë dhe deri në dy vjet burgim.

Aktivistët kundër islamit kanë djegur apo përdhosur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike – Danimarkës dhe Suedisë – për t’i ndaluar veprimet e tilla. Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë i kanë dënuar djegiet e Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t'i ndalonin këto akte. Mirëpo, kritikët e brendshëm kanë thënë se liria e shprehjes është e mbrojtur me kushtetutë dhe se çfarëdo vendimi për ndryshim mund ta rrezikojë këtë të drejtë.

Të paktën tri herë gjatë muajit të kaluar, djegia e Kuranit është kryer nga Salwan Momika, refugjat irakian në Suedi, i cili ka thënë se dëshiron të protestojë kundër gjithë islamit dhe librit të shenjtë. Teksa ai ka qenë duke protestuar, një grup aktivistësh të së djathtës ekstreme, i quajtur “Patriotët Danezë”, ka organizuar protesta kundër islamit në Danimarkën fqinje, duke thënë se dëshiron të dalë kundër atij që e konsideron “islamizim” të shoqërive nordike.

Marrë nga REL

kuran danimarke

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj