Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.
KINË- Ministria e Mbrojtjes e Kinës u kërkoi më 25 gusht Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë “armatosjen” e Tajvanit, pasi Departamenti amerikan i Shtetit e miratoi një shitje potenciale prej 500 milionë dollarësh të sistemeve të gjurmimit të avionëve luftarakë F-16 dhe pajisjeve të tjera në Tajvan.
“Kina i kërkon palës amerikane ta përmbushë në mënyrë efektive angazhimin e saj për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit, ta ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit dhe ta ndalojë rritjen e lidhjeve ushtarake SHBA-Tajvan”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Zhang Xiaogang.
SHBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.
Në fund të korrikut, SHBA-ja e prezantoi pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina.
Kandidati kryesor për t'u bërë presidenti i ardhshëm i Tajvanit tha më 25 gusht se komuniteti ndërkombëtar e fajëson Kinën dhe jo Tajvanin për rritjen e tensioneve përgjatë ngushticës së Tajvanit.
“Komuniteti ndërkombëtar e kupton se tensionet e fundit nuk janë për shkak të presidentes Tsai ose për shkak të Tajvanit, por për shkak të Kinës”, tha në një konferencë shtypi nënpresidenti i Tajvanit, William Lai.
Lai është kandidati presidencial i Partisë Progresive Demokratike në pushtet për zgjedhjet e janarit dhe kryeson në sondazhe. Presidentja Tsai Ing-wen nuk mund të kandidojë sërish, pasi ka kryer dy mandate në detyrën e presidentes.
Kina, e cila e pretendon Tajvanin si territor të saj, ka një mospëlqim të veçantë ndaj Lait për komentet e tij të mëparshme se është “punëtor” për pavarësinë e Tajvanit, megjithëse ai ka thënë gjatë fushatës se do të ruante status quo-në dhe e ka përsëritur vazhdimisht se është i gatshëm të bisedojë me Pekinin.
Kina organizoi stërvitje ushtarake rreth Tajvanit më 19 gusht në përgjigje ndaj vizitave të shkurtra që Lai i bëri në SHBA këtë muaj, gjatë rrugës për dhe nga Paraguaji. Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë. Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë.
Marrë nga REL
Zhytja HOLANDË- Disa shqiptarë kanë rënë në prangat e poicisë holandeze, pasi janë përfshirë në...
Sudan SHBA- Zyrtari më i lartë humanitar brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martin Griffiths, shprehu shqet&eu...
Foto Ilustruese ITALI- Dy kushërira 13-vjeçare u përdhunuan nga një grup adoleshentësh në Parco Verde di Caivano, në p...
Familja RUSI- Kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin dyshohet se u vra të mërkurën në mbrëmje kur një av...
SARAJEVË- Amendamentet e Kodit Penal të Republikës Sërpska, të cilat kanë hyrë zyrtarisht në fuqi më 25 gusht n&e...
Ejup Maqedonci KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se zgjidhja për veriun e Kosovës, duhet të jetë politike. Maqedon...
Luigi Cacciapuoti ITALI- Bosi i Camorra, Luigi Cacciapuoti u arrestua në Giugliano në Campania, disa kilometra larg Napolit. 64-vje&cc...
Qytetaret GREQI- Policia greke ka kryer 79 arrestime për zjarrvëniet që kanë shkatërruar vendin. Ministri i Mbrojtjes Civile Vass...
lufta RUSI- Rusia tha se ka penguar një valë masive sulmesh me dronë në Krimenë e pushtuar dhe një sulm me raketa në Kal...
Mitrovica e Veriut KOSOVË- Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndër...