LIVE UPDATES
Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejne sulme ajrore me raketa dhe dronë

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se mbrojtja e saj ajrore neutralizoi 42 dronë, nëntë prej të cilëve dyshohet se u rrëzuan ndërsa 33 të tjerët u “ndalën me mjete elektronike dhe u rrëzuan pa e arritur cakun e tyre”.

25 Gusht 2023, 09:28 Nga I.A
Rusia dhe Ukraina shkëmbejne sulme ajrore me raketa dhe dronë
lufta

RUSI- Rusia tha se ka penguar një valë masive sulmesh me dronë në Krimenë e pushtuar dhe një sulm me raketa në Kaluga më 25 gusht, kur ushtria e Ukrainës raportoi sulme vdekjeprurëse ajrore dhe dronë në rajonet e saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se mbrojtja e saj ajrore neutralizoi 42 dronë, nëntë prej të cilëve dyshohet se u rrëzuan ndërsa 33 të tjerët u “ndalën me mjete elektronike dhe u rrëzuan pa e arritur cakun e tyre”.

Më herët, kreu i rajonit të Sevastopolit në Krime, i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha se disa dronë ishin shkatërruar mbi det pranë Kepit Khersones të Krimesë.

Kanali Baza në platformën Telegram raportoi se një raketë u rrëzua pranë aeroportit ushtarak Shaikovka në rajonin Kaluga, rreth 300 kilometra në jugperëndim të Moskës.

Dy aeroportet kryesore të Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, ndërprenë përkohësisht funksionimin, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, ndërsa nuk është raportuar për viktima apo dëme.

Moska dhe rrethina e saj janë shënjestruar shpesh nga sulmet me dronë gjatë javëve të fundit. Ndërkohë, Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore dhe raketore në Ukrainë gjatë natës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në orët e hershme të mëngjesit të 25 gushtit, duke shtuar se kishte viktima në mesin e civilëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, armiku ka lëshuar shtatë raketa dhe 47 sulme ajrore...në pozicionet e trupave tona dhe në zonat e banuara”, thuhet në raportin e përditshëm të ushtrisë.

“Për fat të keq, ka të vdekur dhe të plagosur mes popullatës civile”, thuhet tutje në këtë raport.

Ushtria nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me caqet e sulmeve ruse apo viktimat, duke thënë se informacionet e tjera janë “aktualisht duke u qartësuar”.

Por, mbrojtja ajrore e Ukrainës raportoi veçmas se kishte rrëzuar katër raketa lundrimi ruse mbi rajonin e Odesës, të cilat tha se ishin lëshuar nga Deti Azov.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë pretendimet e dy palëve në mënyrë të pavarur. Por, ato vijnë vetëm një ditë pasi Ukraina festoi Ditën e Pavarësisë, kur shtatë persona mbetën të lënduar në orët e para të 24 gushtit pas një sulmi me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër.

Mbrëmjen e 24 gushtit, Shtetet e Bashkuara bënw të ditur se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicion të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.

Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Edhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata. Ky vendim i SHBA-së erdhi pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë. Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës.

MArrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj