Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Spekulimet u shtuan pasi një grup prej 13 burrash pakistanezë dhe sirianë u akuzuan nga vendasit se u kapën në flagrancë duke u përpjekur ta ndiznin një zjarr jashtë qytetit Alexandroupoli, në rajonin Evros, në kufi me Turqinë.
GREQI- Pasi Greqia është goditur nga valë të shumta zjarresh këtë javë, pretendimet e pabaza se azilkërkuesit qëndrojnë prapa tyre nxitën urrejtjen kundër emigrantëve në internet. Spekulimet u shtuan pasi një grup prej 13 burrash pakistanezë dhe sirianë u akuzuan nga vendasit se u kapën në flagrancë duke u përpjekur ta ndiznin një zjarr jashtë qytetit Alexandroupoli, në rajonin Evros, në kufi me Turqinë.
Njëri nga vendasit e publikoi më 22 gusht një video të drejtpërdrejtë në Facebook, ku shiheshin emigrantë të grumbulluar në një rimorkio, teksa vendasi mburrej se i kishte kapur personat që po përpiqeshin të “na digjnin”.
“Mos u tregoni... digjni”, komentoi një përdorues tjetër në transmetimin e drejtpërdrejtë.
Burri që e bëri videon u arrestua së bashku me dy bashkëpunëtorë të dyshuar, ndërsa autoritetet këmbëngulën se sjelljet e tilla nga qytetarët nuk do të tolerohen.
Tre të arrestuarit janë akuzuar për nxitje të dhunës raciste. Emigrantët u akuzuan për hyrje të paligjshme dhe tentativë për zjarrvënie. Por, një burim qeveritar i tha të përditshmes Kathimerini se provat kundër tyre lënë të kuptohet se ata po ndiznin një zjarr kampingu.
Aktivistë të të drejtave të njeriut i kanë kritikuar edhe disa mediume për dezinformim. Një portal lajmesh në Evros raportoi më 22 gusht se 20 emigrantë ishin arrestuar jashtë Aleksandoupolit pasi shkëmbyen të shtëna me armë zjarri me policinë. Autoritetet më vonë e mohuan këtë raportim.
Në mënyrë të ngjashme, stacioni televiziv kombëtar Open më 23 gusht lëshoi një korrigjim pasi raportoi gabimisht se dy emigrantë ishin kapur duke ndezur një zjarr në rajonin e Rodopit.
Greqia veriore është përfshirë nga një zjarr i madh që fillimisht shpërtheu më 19 gusht. Zjarret kanë djegur mbi 60.000 hektarë në Greqinë veriore dhe 5.000 hektarë të tjerë në perëndim të Athinës, sipas vlerësimeve nga observatori kombëtar i zjarreve në pyje që operohet nga Universiteti Aristotele në Selanik.
Zonat më të rrezikuara janë vetëm pak kilometra nga kufiri turk. Ekipet e shpëtimit zbuluan 18 trupa të djegur më 22 gusht, që besohet të jenë emigrantë, në një zonë rurale pranë pyllit Dadia në rajonin verior të Evros në kufi me Turqinë, një rrugë e zakonshme për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Në vitin 2020, dhjetëra mijëra emigrantë u përpoqën të depërtojnë këtë zonë të largët verilindore, duke u përplasur për ditë me radhë me forcat greke të sigurisë.
Pas shpërthimit të zjarreve të para në afërsi të Aleksandoupolit, foto dhe video janë postuar në rrjete sociale që pretendojnë se tregojnë zjarrvënie të qëllimshme nga emigrantët që kalojnë kufirin me Turqinë. Ndjenjat anti-migrante janë të forta në zonat kufitare greke, ku vendasit akuzojnë azilkërkuesit për vjedhje dhe thonë se vozitja e pakujdesshme nga kontrabandistët përbën një rrezik serioz trafiku.
Marrë nga REL
Milorad Dodik dhe Aleksander Vucic LESKOVC - Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka udhëtuar për në Leskovc ku së bashku ...
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg SHBA- Elon Musk ka kritikuar publikisht Mark Zuckerberg dhe Facebook, duke i akuzuar ata duke manipuluar publikun në mba...
Foto Ilustruese SERBI- Një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i tyre i mitur janë ndaluar në Serbi mbrëmjen e...
António Guterres Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS&n...
Foto ilustruese Njëra ishte gazetare e vendosur për të ekspozuar korrupsionin, keqpërdorimet dhe abuzimet - nga sallat e pushtetit n&eu...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka gjetur kohë që në një deklaratë për shtyp n...
Donald Trump SHBA-Donald Trump u dorëzua mbrëmë tek autoritetet e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpje...
Claude Picasso Ka ndërruar jetë Claude Picasso, djali i piktorit spanjoll, Pablo Picasso. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i...
sanduiç Subway i është shitur firmës private të kapitalit Roark Capital, duke i dhënë fund një kërkimi ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka treguar kohën e arrestimit në platformën e mediave sociale Truth Social teksa pë...