LIVE UPDATES
Bota

LISTA- Rusët që vdiqën pasi kundërshtuan dhe kritikuan Putin

Së paku tre të tjerë ishin burra nga sfera të ndryshme të jetës që kishin një gjë të përbashkët: dyshimet për bombardimin e ndërtesave më 1999, që çuan në një luftë të re në Çeçeni dhe ndihmuan që Putini të bëhej i njohur, përpara se Boris Yeltsin të jepte dorëheqje dhe ta bënte atë president.

25 Gusht 2023, 08:10 Nga A.B
LISTA- Rusët që vdiqën pasi kundërshtuan dhe kritikuan Putin
Foto ilustruese

Njëra ishte gazetare e vendosur për të ekspozuar korrupsionin, keqpërdorimet dhe abuzimet - nga sallat e pushtetit në Moskë deri në fushat e vrasjeve në Çeçeni.

Tjetri ishte një politikan i zjarrtë, që udhëhoqi protesta paqësore kundër presidentit rus, Vladimir Putin, mashtrimeve zgjedhore dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Së paku tre të tjerë ishin burra nga sfera të ndryshme të jetës që kishin një gjë të përbashkët: dyshimet për bombardimin e ndërtesave më 1999, që çuan në një luftë të re në Çeçeni dhe ndihmuan që Putini të bëhej i njohur, përpara se Boris Yeltsin të jepte dorëheqje dhe ta bënte atë president.

Ata dallonin në shumë mënyra, por lista e rusëve me ndikim, që janë vrarë ose kanë vdekur në rrethana të errëta, pasi kanë kundërshtuar, kritikuar ose tejkaluar Putinin, Kremlinin ose shtetin, është e gjatë.

Dhe mund të bëhet më e gjatë.

Nëse konfirmohet vdekja e tij në një aksident ajror më 23 gusht, Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, do t’i shtohej listës.

Dikur aleat i Putinit, Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar në fund të qershorit, për të cilin tha se kishte në shënjestër udhëheqësit ushtarakë të Rusisë, por ai e turpëroi Putinin dhe ekspozoi kufijtë e kontrollit të tij, duke e bërë atë të duket i dobët.

Më poshtë mund të lexoni për disa nga njerëzit e shquar që pësuan vdekje të dhunshme ose të dyshimta prej se Putini - i cili ka qenë president ose kryeministër i Rusisë që nga gushti i vitit 1999 - mori pushtetin, 24 vjet më parë.

17 prill 2003: Sergei Yushenkov, një politikan veteran dhe udhëheqës i partisë Rusia Liberale, që ishte kundër Kremlinit, u qëllua para shtëpisë së tij në Moskë.

Yushenkov ishte në krye të përpjekjeve të ligjvënësve liberalë për të hetuar përfshirjen e mundshme të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në një seri bombash vdekjeprurëse në disa apartamente, në vitin 1999. Për këto shpërthime, që vranë rreth 300 njerëz, u fajësuan militantët çeçenë. Ato u shfrytëzuan nga Moska si pretekst për të nisur Luftën e Dytë Çeçene.

7 tetor 2006: Një nga gazetaret më të shquara të Rusisë dhe një kundërshtare e madhe e abuzimeve me të drejtat e njeriut në Çeçeni, Politkovskaya u qëllua për vdekje në banesën e saj.

Dy burra u dënuan me burgim të përjetshëm dhe tre të tjerë me burgime të gjata në vitin 2014 për përfshirjen e tyre, por të afërmit, kolegët dhe qeveritë perëndimore dyshojnë se autoritetet ruse nuk do t’i identifikojnë apo ndëshkojnë kurrë organizatorët e vrasjes së saj, sepse hetimet e plota do të çonin shumë afër Qeverisë së Putinit ose udhëheqjes së mbështetur nga Kremlini në Çeçeni.

​23 nëntor 2006: Ish-agjenti rus i sigurisë vdiq në Londër pasi u helmua me polonium radioaktiv-210. Litvinenko iku në Britani në vitin 2000, pasi akuzoi FSB-në për komplot për të vrarë oligarkun Boris Berezovsky. Ai, më vonë, shkroi një libër që fajësonte FSB-në për bombardimin e apartamenteve në vitin 1999.

Hetimet britanike zbuluan se Litvinenko kishte pirë çaj të mbushur me polonium, gjatë një takimi me rusët Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun, në një hotel në Londër, disa javë më parë. Moska refuzoi t’i ekstradojë dy burrat. Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara i futën ata në listën e zezë, në bazë të Aktit Magnitsky.

16 korrik 2009: Trupi i aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, me plagë plumbash në kokë dhe gjoks, u gjet në Ingusheti, disa orë pas rrëmbimit të saj pranë shtëpisë së saj në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.

Natalya Estemirova hetoi qindra abuzime të dyshuara të të drejtave të njeriut në Çeçeni, përfshirë rrëmbime dhe vrasje. Grupi për të cilin punonte, Memorial, tha se hetimet fillestare kanë treguar përfshirjen e mundshme të oficerëve vendas të zbatimit të ligjit.

Shefi i Memorialit, Oleg Orlov, u padit më vonë për shpifje, pasi akuzoi liderin çeçen të mbështetur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov, për orkestrimin e vrasjes së Estemirovës, por ai u lirua përfundimisht.

16 nëntor 2009: Informatori që kishte implikuar zyrtarë rusë në një mashtrim të dyshuar tatimor, në vlerë prej 230 milionë dollarësh, vdiq një vit pasi u burgos për akuza të ngjashme. Sergei Magnitsky vuante nga pankreatiti dhe atij nuk iu dha kujdes mjekësor në paraburgim - kushte që aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se ishin të barabarta me torturën. Sipas Këshillit të të Drejtave të Njeriut të vetë Kremlinit, ai u rrah keq përpara se të vdiste.

Në vitin 2012, Shtetet e Bashkuara miratuan Aktin Magnitsky, i cili ka në shënjestër rusët e implikuar në abuzime me të drejtat e njeriut. Në bazë të këtij akti, atyre u ndalohen vizat dhe u ngrihen asetet.

Në korrik të vitit 2013, një gjykatë ruse e shpalli Magnitskyn fajtor për evazion fiskal. Gjyqi pas vdekjes ishte i paprecedentë.

27 shkurt 2015: Ish-guvernatori dhe zëvendëskryeministri reformator rajonal, i cili ishte një yll në rritje politik në vitet 1990, por u bë një nga kundërshtarët më të zëshëm të Putinit, u qëllua për vdekje në një urë pranë Kremlinit, në moshën 55-vjeçare.

Një ligjvënës liberal në fillim të presidencës së Putinit, Nemtsov ndihmoi në udhëheqjen e protestave kundër zgjedhjeve parlamentare dhe kthimit të Putinit në presidencë në vitin 2012. Ai kundërshtoi fuqishëm agresionin rus kundër Ukrainës në vitin 2014, duke e cilësuar atë si “të neveritshëm”, “të paturpshëm” dhe “të dëmshëm për Rusinë”.

Në kohën e vrasjes së tij, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin punuar për një raport që detajonte provat e ndërhyrjes së Moskës në vendin fqinj./REL

putin lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë