Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së angazhohet fort për një reformë të forumeve ndërkombëtare, si p.sh. të Këshillit të Sigurimit. Sipas Antonio Guterres strukturat globale pasqyrojnë botën e së djeshmes.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg është shprehur për një reformë të institucioneve multilaterale. Strukturat globale në fuqi në pjesën më të madhe janë krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, tha Guterres duke iu referuar forumeve të tilla si Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Shumë vende afrikane asokohe sundoheshin prej fuqive koloniale. Që institucionet multilaterale të mbeten universale, ato duhet të reformohen. Gjithnjë e më shumë shtete duan të bashkohen me grupin BRICS. "Ne jemi duke lëvizur drejt një bote multipolare dhe kjo është një gjë pozitive", tha Guterres pak pasi u deklarua që grupi i vendeve më të rëndësishme në ekspansion BRICS do të pranojë në radhët e veta nga 1 janari 2024 edhe gjashtë vende të tjera anëtare: Arabinë Saudite, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinën, Egjiptin dhe Etiopinë.
Sipas ministritt ë Jashtëm të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, së fundi më shumë se 40 shtete kanë shprehur interes për antarësimin në BRICS. Kjo aleancë e konsideron veten si një kundërpeshë ndaj kombeve të industrializuara perëndimore dhe ndër të tjera synon që të pakësojë dominancën e dollarit në sistemin global të financave.
António Guterres: Vendeve afrikane u duhet të paguajnë shumë për kreditë
Një rikonceptim i arkitekturës globale të financave aktualisht e vjetëruar dhe jofunksionale është e domosdoshme, tërhoqi vëmendjen Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. "Kjo kërkon guxim për kompromise, që vendet afrikane mesatarisht paguajnë katër herë më shumë për kreditë se sa SHBA dhe tetë herë më shumë se vendet e pasura europiane", tha Guterres dhe bëri thirrje për zhvillimin e një mekanizmi efikas për shlyerjen e borxheve.
Guterres kërkoi gjithashtu respektimin pakufizim të Kartës së OKB-së, të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Rusia kundër Gjermanisë dhe Japonisë në Këshillin e Sigurimit
Sa i përket Këshillit të Sigurimit të OKB-së shumë shtete prej dekadash kërkojnë një reformim, sepse Këshilli i Sigurimit ende vazhdon të përfaqësojë strukturën e fuqive fituese të vitit 1945.
Gjermania prej vitesh bën pjesë në grupin e ashtuquajtur G4 me Japoninë, Brazilin dhe Indinë, që kërkojnë bashkarisht të drejtën e anëtarësisë së përhershme në këtë forum të OKB-së. Deri tani këto vende qendrojnë me rotacion çdo dy vjet si anëtar të Këshillit të Sigurimit duke mos qenë anëtar të përhershëm me të drejtë vetoje.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov nuk është i bindur për një anëtarësi të përhershme të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov është shprehur skeptik lidhur me antarësimin e përhershëm të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit. Të dy këto vende, nuk kanë çfarë të kontribuojnë asgjë të re si anëtar të përhershëm në diskutimet e forumit më të lartë të OKB-së, tha Lavrov në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg.
Rusia bashkë me SHBA, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe janë pesë vendet me anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe mund të ushtrojnë të drejtën e vetos në këtë forum. Përmes këtij sistemi deri tani janë bllokuar të gjitha reformat e kësaj strukture.
/DW
Foto ilustruese Njëra ishte gazetare e vendosur për të ekspozuar korrupsionin, keqpërdorimet dhe abuzimet - nga sallat e pushtetit n&eu...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka gjetur kohë që në një deklaratë për shtyp n...
Donald Trump SHBA-Donald Trump u dorëzua mbrëmë tek autoritetet e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpje...
Claude Picasso Ka ndërruar jetë Claude Picasso, djali i piktorit spanjoll, Pablo Picasso. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i...
sanduiç Subway i është shitur firmës private të kapitalit Roark Capital, duke i dhënë fund një kërkimi ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka treguar kohën e arrestimit në platformën e mediave sociale Truth Social teksa pë...
foto ilustruese Pasagjerëve që fluturojnë me Korean Air në javët në vijim, mund t'iu kërkohet të ndë...
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten Alil Demirin, i cili kërkohej me fletarrestim ndërkomb&eum...
pamje nga vendngjarja SHBA- Burimet e inteligjencës amerikane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se, bazuar në in...
Ibrahim Karahan TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku pas një debati për prishjen e pazarit me një...