LIVE UPDATES
Bota

Reagimet në RMV për darkën e Ramës, Pendarovski: Iku koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve

VMRO DPMNE-ja ka reaguar edhe për debatin në këtë takim për ndryshimin e kushtetutës maqedonase, si kusht që del nga marrëveshja me Sofjen për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

12 Janar 2023, 20:05 Nga I.A
Reagimet në RMV për darkën e Ramës, Pendarovski: Iku koha
Stevo Pendarovski

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka quajtur të “panevojshme” dhe të “vjetërsuara” reagimet lidhur me takimin në Tiranë të kryeministrit Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë takim, në të cilin sipas pjesmarrëvesve është diskutuar kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me përshpejtimin e integrimit evropian të të dyja vendeve, ka pasur reagime të shumta në Shkup, në veçanti nga opozita maqedonase, e cila e ftesën e kryeministrit shqiptar e ka vleresësuar si “përpjekje për shpëtimin e qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski”, por edhe si të “dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”.

VMRO DPMNE-ja ka reaguar edhe për debatin në këtë takim për ndryshimin e kushtetutës maqedonase, si kusht që del nga marrëveshja me Sofjen për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

Por, presidenti Pendarovski në një prononcim për mediat ka thënë se “ka ikur koha kur proceset politike, ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t'i shikojmë si kërcënim për sigurinë tonë.

“Dekada më parë, Republika e atëhershme Socialiste e Shqipërisë ishte një kërcënim sigurie për ne. Ka kohë që ka kaluar koha kur proceset politike apo ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t'i shohim si një kërcënim sigurie për ne. Të mos harrojmë, Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat me BE-në bashkë me ne. Shqipëria është miku ynë dhe nuk kam fare dyshim për ndonjë qëllim të fshehtë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Unë e di shumë mirë, po ashtu edhe ju. Nuk mendoj se aty po krijohet ndonjë skenar antimaqedonas”, ka deklaruar Pendarovski.

Lidhur me komentet se liderët shqiptarë janë thirrur në Tiranë për t'u marrë vesh për ndryshimet kushtetuese, Pendarovski tha se për këtë çështje nuk ka pasur nevojë të shkojnë në takim, pasi siç tha ai, të gjithë liderë politikë që kanë qenë në Tiranë edhe më parë kanë thënë se do të mbështesnin ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si kusht i domosdoshëm për të mos u përsëritur vetoja bullgare ndaj procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Takimi që liderët e partive nga blloku shqiptar e patën me kryeministrin e Shqipërisë është vlerësuar pozitivisht nga kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili të mërkurën tha se “çdo takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama është i mirëseardhur” sepse sipas kryeministrit Kovaçevski , “Edi Rama është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe një euroatlantist i dëshmuar”.

Takimi i zhvilluar të martën në Tiranë u iniciua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku morën pjesë liderët e të gjitha partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, përveç kreut të lëvizjes Besa, Bilal Kasami, i cili edhe pse i ftuar, refuzoi të merrte pjesë me arsyetimin se nuk dëshironte të ulej në një tavolinë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kasami takimin e kishte vlerësuar si “përpjekje për shpëtimin e Ahmetit pas përçarjeve në partinë e tij”.

Por, pas takimit, liderët e partive të shqiptare vlerësuan se takimi ishte relaksues dhe në “frymë vëllazërore” dhe se në fokus ishte e ardhmja e përbashkët evropiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrë nga REL

stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj