LIVE UPDATES
Bota

Kurti për 'El Pais': Mungesa e marrëveshjes me Serbinë e bën Rusinë të përpiqet të zgjasë luftën në Ballkan

Në një intervistë për spanjollen 'El Pais', Kurti i pyetur se si erdhi deri te tensionet e fundit në veri të Kosovës, tha se gjithçka nisi kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, refuzoi propozimin franko-gjerman për normalizim të raporteve me Kosovën.

12 Janar 2023, 17:54 Nga I.A
Kurti për 'El Pais': Mungesa e marrëveshjes me Serbinë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar nga Brukseli që të inkurajojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që Rusia të mos e shfrytëzojë tensionin dhe të tentojë të zgjerojë luftën nga Ukraina në Ballkan. Në një intervistë për spanjollen 'El Pais', Kurti i pyetur se si erdhi deri te tensionet e fundit në veri të Kosovës, tha se gjithçka nisi kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, refuzoi propozimin franko-gjerman për normalizim të raporteve me Kosovën.

“Sepse ata në njërën anë kanë një qasje brutalisht oportuniste ndaj luftës në Ukrainë. Ata marrin gazin më të lirë nga Rusia derisa presin rezultatet e luftës. Në anën tjetër, ata po presin të shohin nëse do të ketë ndryshim të Administratës në SHBA, në zgjedhjet e vitit 2024. Këto dy elemente janë shumë të rëndësishme për të kuptuar pse Serbia nuk është e interesuar për të arritur marrëveshje dhe për normalizim të raporteve”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, incidentin e fundit në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë, Lista Serbe po tenton ta politizojë dhe të manipulojë me këtë rast.

“E dënova ashpër sulmin menjëherë dhe qartë. Është shumë mirë që personi tani është në duart e drejtësisë. Disa politikanë nga Lista Serbe po tentojnë të politizojnë incidentin dhe ta kthejnë atë në çështje për Beogradin që të fitojë më shumë pushtet. Është manipulim i rastit”, tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, veçanërisht për policët. Ai tha se shteti në veri po punon, por shtoi se nuk mund tu kërkojë kthimin në punë policëve që hoqën dorë nga uniformat dhe distinktivët e tyre. Megjithatë, kreu i qeverisë tha se në konkursin publik, të hapur para pak kohe, nuk do të përjashtohet askush që të aplikojë.

“Nuk përjashtohen ata që janë larguar, kush të dojë mund të aplikojë. Nuk kam për qëllim t’i zëvendësoj serbët me shqiptarë dhe dua që serbët të përfaqësohen. I kam ftuar të gjithë serbët që i plotësojë kriteret [e përzgjedhjes] që të aplikojnë në konkurse; veçanërisht ata që nuk kanë pasur rast në të kaluarën, sepse Lista Serbe shpesh ka bërë kontingjente punësimi nga anëtarësia në parti”, deklaroi ai.

I pyetur se sa është i gatshëm të lëshojë pe për marrëveshjen me Serbinë, Kurti tha se marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Mendoj se na duhet një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Sepse mungesa e marrëveshjes rrit tensionet. Dhe e bën Rusinë të tentojë ta përhapë luftën e Ukrainës në zona tjera. Mendoj se do të ishte shumë me rëndësi për BE-në që të arrihej marrëveshja. Lufta në Ukrainë është e para në Evropë në një shekull e gjysmë ku nuk është përfshirë Ballkani. Prandaj, të vazhdojmë. Por nuk është lehtë. Sepse sjellja e Beogradit lëviz si një dëshirë në makinën e kohës. Ndonjëherë dëshiron të kthehet para vitit 1999. Por, koha nuk kthehet mbrapsht”, tha Kurti.

Po ashtu Kurti thotë se lufta në Ukrainë natyrisht se ka pasur ndikim dhe në Kosovë.

Ka pasur ndikim sepse Serbia është rreshtuar me Rusinë dhe e ka formalizuar këtë me një marrëveshje në shtator. Lufta ndez elementët më ekstremë. Serbët dhe pro-rusët nisën të bëjnë grafitë pro-Putinit. Por edhe në Kosovë, si reagim, disa nisën të mendojnë se Serbia nuk mund të bëhet shtet evropian. Njerëzit nisën të mendojnë se luftërat nuk ishin vetëm gjëra të së kaluarës, por edhe për të ardhmen. Pas vitit 1999, gjenerata ime besonte se fëmijët tanë më nuk do të kenë nevojë të shkojnë në luftë. Sepse çdo gjeneratë në Ballkan ka vuajtur së paku një luftë. Më nuk jemi të sigurte dhe kjo shkakton nervozë”, tha ai.

Kurti foli edhe për vizitat që ia ka bërë veriut të Kosovës, duke thënë se ka qenë atje disa herë si opozitar, por edhe 2 herë tjera si kryeministër. Për 130 mijë serbët e Kosovës, kryeministri tha se shumica janë të integruar në sistem dhe e njohin qeverinë e Kosovës. Por shtoi se nga këta serbë, në veri jeton një e treta e tyre.

“Dhe brenda kësaj një të trete është një pakicë ekstreme. Natyrisht se do të marrë shumë kohë dhe përpjekje. Por mendoj se integrimi është i mundur”, tha ai.

Duke u ndalur te mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Kurti tha se pret që presidenti Pedro Sanchez do ta ndryshojë qëndrimin e tij, teksa ka sqaruar se rasti i Kosovës me Katalonjën nuk janë të njëjta.

“Në ish-Jugosllavi, Kosova ishte pjesa më e varfër dhe më e shfrytëzuar. Derisa Katalonja dhe Vendi Bask janë më të pasurat në Spanjë. NE deshëm të ishim sikurse pjesa tjetër e vendit, por ata na shkelën. E jona ishte çështje koloniale, sikurse Algjeria me Francën”, theksoi Kurti.

Tutje, ai tha se Madridi dhe Barcelona s’kanë asnjë çështje të cilën s’mund ta zgjidhin me dialog, për dallim nga problemi i Kosovës me Serbinë.

“Në Spanjë, e cila është vend demokratik, nuk mendoj se ka diçka që Madridi dhe Barcelona s’mund ta zgjidhin përmes dialogut. Problemi që ne e kemi me Serbinë është se ai vend është autokrat. Ka një parti, një lider, një kishë. Dhe me raport të ngushtë me Rusinë. Nëse Madridi ishte sjellë si Beogradi, do të rreshtohesha me Katalonjën”, tha Kurti.

albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen