Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo kërkoi nga deputetët e LDK-së që të mos akuzojnë Qeverinë Kurti, pasi siç tha ajo Isa Mustafa në kohën e qeverisjes së tij kishte kërkuar nga kryeprokuror i shtetit që të mos merret me politikanët.
KOSOVË- Një debat i ashpër u zhvillua sot në Kuvend të Kosovës mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës. Gjatë seancës ministrja tha se Kosovës i duhet një kryeprokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë.
“Mos i dërgoni akuza qeverisë për kërcënime të prokurorëve, ndikim në prokurori. Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet qeveria Kurti. Neve na duhet një kryeprokuror i guximshëm që nuk e ka bishtin e zënë me derë, që nuk i shërben individëve, që nuk i shërben grupeve të interesit. I shërben ligjit, mandatit të tij dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mandati i kryeprokurorit të shtetit është shtatë vite, janë shumë. Nuk mundemi dhe shtatë vite të tjera ta çojmë me një kryeprokuror që s’ka integritet moral, profesional pra që është i paaftë, dhe që nuk njihet për asnjë lëndë të mirë që e ka adresuar përpara”, ka thënë Haxhiu.
Ajo kërkoi nga deputetët e LDK-së që të mos akuzojnë Qeverinë Kurti, pasi siç tha ajo Isa Mustafa në kohën e qeverisjes së tij kishte kërkuar nga kryeprokuror i shtetit që të mos merret me politikanët.
“Mustafa pati thënë për media kohë më parë se prokuroria duhet të qëndroj larg politikës, e çfarë i patët ju thënë ju prokurorisë në atë kohë? Ju i patët thënë se ‘pavarësisht se çfarë bëjmë ne politikanët…,’ju e dini shumë mirë bre, e dini shumë mirë që politikanët në Kosovë janë bërë milionerë, pasuri që s’mund ta justifikojmë veç duke qenë ministër, ose deputet, ose në një pozicion tjetër të lartë, ose kryeministër, ose president’…Mustafa i pati thënë ‘qëndro larg politikanëve’, d.m.th mos u merr me politikanët edhe kur ata merren me veprime kriminale. Prandaj, unë mendoj që populli juve nuk ju beson hiç e hiç, po ju si besoni as vetes në deklarime që ju i thoni sot, por edhe herëve të tjera. Qeveria Kurti e ka një gjë të qartë, që kurrë si ju s’ka mu bo. D.m.th e kemi një gjë të qartë, se nëse bëhemi e dinë çka të gjen kur zhytesh në krim e korrupsion…”, tha ajo.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, i cili tha se kryeprokurori duhet që të zgjidhet kundër vullnetit të të gjithëve.
“Meqë thatë se me rregullore me i thanë dikujt gënjeshtar ose gënjeshtër nuk qenka gjuhë parlamentare unë po i them 500 herë gënjeshtare..Ideja kryesore është që kryeprokurori duhet të zgjidhet gjithmonë kundër vullnetit të kryeministrit, kundër vullnetit të kryetarit të parlamentit, kundër vullnetit të politikanëve, të jetë njeri profesional dhe kur të shkon në zyrë të kryeministrit dhe kryeparlamentarit, e kësaj ministre që lidhje s’ka me drejtësi, fatkeqësisht, sa herë që ata vlerësojnë që ka abuzime…si këta kryeprokuror i duhen Kosovës”, tha Selmanaj.
Yoon Suk Yeol dhe Joe Biden SHBA- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardh&eum...
Tik Tok BRITANI- Qeveria britanike ka ndaluar përdorimin e rrjetit social TikTok nga ministrat dhe nëpunësit civilë. Sh...
Haki Abazi KOSOVË- Deputeti Haki Abazi sërish është ankuar se nuk po i lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës. N&eu...
Misioni ushtarak BOSNJË-HERCEGOVINË- Misioni ushtarak i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë tha se nuk ka parë asnjë ...
Foto ilustruese RUSI- Rusia ka dëbuar 10 diplomatë norvegjezë në kundërpërgjigje të Norvegjisë e cila më...
Alexei Navalny RUSI- Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është i burgosur, thotë se kundër tij ka nisur një hetim i...
Xi Jinping dhe Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefoni...
Foto Ilustruese KOSOVË- Gjasat që Kosova dhe Serbia të pajtohen për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serb...
Deputetet KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati pozitë-opozitë lidhur me gjendjen në KEK dhe arr...
Bill Gates SHBA- Themeluesi i Microsoft, Bill Gates gjatë një koference njoftoi se inteligjenca artificiale do të jetë e barabart&...