LIVE UPDATES
Bota

Debati mbi kufizimin e teknologjisë në shkollat fillore: Shkrimi në kompjuter dëmton rëndësinë e shkrimit me dorë

Me fillimin e vitit të ri shkollor në mbarë botën, për një shkollë suedeze në qendër të Stokholmit kjo nënkupton shumë orë shkrimi me dorë dhe orë të qeta leximi, diçka e pazakontë për Suedinë.

12 Shtator 2023, 18:51 Nga I.A
Debati mbi kufizimin e teknologjisë në shkollat fillore: Shkrimi
Foto Ilustruese

SUEDI- Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike nëpër klasa, pasi mësuesit druhen se këto pajisje po dëmtojnë aftësitë e nxënësve për të shkruar dhe lexuar. Megjithëse Suedia ka një shkallë më të lartë suksesi në arsim në krahasim me fqinjët e saj evropianë, statistikat e qeverisë sugjerojnë një rënie të lehtë.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në mbarë botën, për një shkollë suedeze në qendër të Stokholmit kjo nënkupton shumë orë shkrimi me dorë dhe orë të qeta leximi, diçka e pazakontë për Suedinë.

Në vitin 2017 Suedia miratoi një strategji për përdorimin e kompjuterave dhe tabletëve nëpër klasa, madje edhe nëpër kopështe. Nëntë vjeçari Henrik Trolle Adams në klasën e tretë të shkollës Djurgardsskolan beson në rëndësinë e shkrimit me dorë.

“Shkrimi në kompjuter dëmton aftësinë për të shkruar mirë me dorë”.

Edhe shoqja e tij e klasës Liveon Palmer preferon që të shkruaj në letër.

“Më pëlqen të shkruaj më shumë në fletore, sepse thjesht ndihem më mirë”.

Suedia ka një buxhet të caktuar për integrimin e teknologjisë nëpër klasa. Nxënësit e klasës së tretë kanë qasje tek tabletët që monitorohen me kujdes.

“Tabletët i përdorim në orën e matematikës, por jo për të shkruar. Mendoj se nxënësit nën moshën 10 vjeçare nuk duhet t’i përdorin tabletët për të shkruar. Nxënësit kanë nevojë për kohën e duhur që ta mësojnë dhe përmirësojnë shkrimin e dorës. Bukurshkrimi duhet të praktikohet shpesh. Lidhja e trurit me dorën ndihmon në zhvillimin e shkrimit me dorë, madje përmirëson edhe leximin”, thotë mësuesja e klasës së tretë Catarina Branelius.

Gjatë një konference shtypi në mars, ministrja suedeze për shkollat, Lotta Edholm, shprehu shqetësimin për një rënie në aftësitë e leximit dhe të të kuptuarit tek nxënësit suedez.

Megjithëse arsimi në Suedi është mbi mesataren evropiane, studimi ndërkombëtar PIRLS theksoi një rënie midis viteve 2016 dhe 2021. Sipas ministres Edholm, ndërkohë që faktorë të tjerë si pandemia mund ta shpjegojnë këtë fenomen, rol luajnë edhe kompjuterat.

Si kundërpërgjigje, qeveria suedeze njoftoi një investim prej 60 milionë eurosh për blerje librash këtë vit. Gjatë dy viteve të ardhshme do të shpenzohen 80 milionë euro për këtë qëllim.

Neil Selwyn, profesor në Fakultetin e Arsimit në Universitetin Monash, i cili ka zhvilluar hulumtime 25 vitet e fundit lidhur me integrimin e teknologjisë dixhitale në shkolla, thotë vendimi është thjesht politik.

“Është një lëvizje simbolike në emër të politikanëve dhe një shans që qeveria të tregojë se po bën diçka ndryshe nga paraardhësit. Ka shumë gjëra në lidhje me shkollat që qeveritë nuk mund t'i ndryshojnë ose nuk mund t'i prekin, kështu që futja e teknologjisë në shkolla është një lëvizje politike dhe po ashtu, heqja është një veprim politik”, thotë ai.

Megjithatë, përdorimi i teknologjisë në klasa po vihet në pikëpyetje gjithnjë e më shumë në mbarë botën. Në një raport të botuar këtë verë, UNESCO paralajmëron kundër përdorimit të gjerë të teknologjisë në arsim.

Drejtoresha e shkollës “Djurgardsskolan” Caroline Köling, thotë se është e papranueshme që të bëhen eksperimente me fëmijët dhe të zëvendësohen tërësisht metodat tradicionale me teknologjinë e re.

“Nuk duhen bërë eksperimente, shkolla nuk duhet të eksperimentojë me fëmijët. Është e shkruar qartë, kështu që ne mund të bëjmë disa gjëra, por nuk mund t'i heqim gjërat që e dimë se funksionojnë për të bërë diçka që nuk e dimë se cili do të jetë rezultati”.

Drejtoresha Köling dhe stafi i saj mësimdhënës kanë hartuar një program shkollor që i jep përparësi jo vetëm arsimit, por gjithashtu u ofron nxënësve përvoja unike që mund të mos i hasin lehtësisht në shtëpi. Shkolla nuk i lejon nxënësit që të përdorin teknologjinë pas mësimit, ndërsa presin prindërit që t’i marrin ata.

Marrë nga VOA

suedi liveon palmer henrik trolle adams

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj